Dardan Berisha
| Informacionet | |
| Emri dhe Mbiemri: Dardan Berisha | |
| Ditëlindja: 15 nëntor 1988 | |
| Vendlindja: Pejë, Kosovë | |
| Kombësia: Kosovarë, Polakë | |
| Gjatësia: 191 cm | |
| Pesha: 90 kg | |
| Pozita: Shooting guard | |
| Numri:11 | |
| Ekipi:ČEZ Nymburk | |
Dardan Berisha (lindi më 15 nëntor 1988) është basketbollist profesionist Kosovarë gjithashtu me nënshtesi Polake i cili luan për KB Peja. Ai u bë shtetas i Polonisë dhe prej, ka përfaqësuar kombëtaren Polake të basketbollit derisa,shtetit të Kosovës i’u dha e drejta për të zhvilluar ndeshje me ekipin kombëtarë në FIBA-së.[1][2]
Dardani konsiderohet si një prej basketbollistëve më të suksesshëm në historinë e Republikës së Kosovës. Ai fitoi 4 herë Superligën e Kosovës me KB Peja dhe 2 herë me Sigal Prishtina. Ai poashtu ka fituar Ligën e Ballkanit për herë të parë me ekipin kosovarë. Në qershor 2015, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me ekipin kroatë KK Cibona.[3] Në tetor 2015, ai u largua nga KK Cibona dhe u kthye tek Sigal Prishtina.[4]
Dardani ka luajtur në EuroBasket 2011 me kombëtaren polake ku ishte një nga lojtarët më të mirë të Polonisë në EuroBasket. Në EuroBasket 2011, ai mesatarisht shënoi 13.2 pikë dhe 2.8 asistime.
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai filloi karrierën e tij më 2001 me KB Peja. Ai ka luajtur jashtë në liga shumë të njohura në Spanjë, Poloni,Kroaci,Çeki dhe Itali. Më 2007-2010, ai ishte lojtarë I
Polonia Warszawa e cila u promovua dhe më pas u largua nga Premier League Polake. Më 18 maj 2010, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me Anwil Włocławek. Në vitin 2012, ai u kthye në Kosovë dhe nënshkroi kontratë me KB Peja. Në këtë vit Dardani fitoi Superligën e Kosovës në Basketboll. Nga 2013 deri më 2015, ai luajti në Kosovë me Sigal Prishtina. Në vitin 2015, Dardani fitoi Superligën e Kosovës në Basketball dhe Ligën Ndërkombëtare të Basketbollit në Ballkan. Më 18 shkurt 2017, Dardani nënshkroi kontratë me ekipin italian Juvecaserta Basket.[5]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 gusht 2010, ai luajti për herë të parë për kombëtaren polake në ndeshjen kundër Gjeorgjisë. Kur FIBA e njohi Kosovën më 2015, Dardani vendosi të luaj për Kombëtaren kosovare të basketbollit. Në vitin 2016, ai do të luaj në EuroBasket 2017.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "EuroBasket 2011 profile". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 17 korrik 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Real GM profile
- ↑ "Cibona signed a 3-year deal with Berisha". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 17 korrik 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Dardan Berisha leaves Cibona Zagreb to return to Sigal Prishtina
- ↑ "Juvecaserta lands Dardan Berisha" (në anglisht). 18 shkurt 2017. Marrë më 18 shkurt 2017.
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1988
- Basketbollistë kosovarë
- Basketbollistë polakë
- Basketbollistë nga Peja
- Basketbollistë në KB Peja
- Basketbollistë në Anwilu Włocławek
- Basketbollistë në KB Prishtina
- Basketbollistë në KK Cibona
- Basketbollistë në Polfarmexu Kutno
- Basketbollistë në Juvecaserta Basket
- Mërgimtarë kosovarë në Poloni
- Basketbollistë në Liga Unike