Jump to content

Daut Dauti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Daut Dauti

Dauti Dauti është lindur më 1960KokajGjilanit. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë kurse të mesmen, gjimnazin, në Gjilan. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet post diplomike i kreu në Thames Valley University të Londrës – në degën e Unionit Evropian.

Shkrimet e para i ka botuar në Bota e Re, pastaj ka vazhduar të shkruaj në revistën javore Zëri, për të cilën, nga viti 1994 e deri më 1999 ka qenë korrespondent nga Londra.

Gjatë vitit 1999-2001 ka punuar redaktor në IWPR (Institute for War and Peace Reporting) në Londër, dhe ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë. Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i SHGK (Shoqata e Gazetarëve të Kosovës), organizatës së parë të pavarur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe (2000 – 2002) ka qenë edhe anëtarë i pavarur në KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve). Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dayton, në Kettering Foundation, ku ka bërë hulumtime shkencor në lidhje me medien dhe demokracinë. Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor (International Fellow) i këtij instituti të rëndësishëm amerikan, ka hulumtuar dhe botuar një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike.

Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zëdhënës i kësaj qeverie.

Kohëve të fundit ka punuar në zyrën për informim të IOM (International Organisation for Migration) në Londër. Poashtu, gjatë këtyre viteve, në Londër ka vazhduar të paraqitet me shkrime dhe ka debatuar për çështjen e Kosovës në forume dhe media të ndryshme britanike dhe në media tjera botërore. Poashtu, është angazhuar edhe si këshilltar për informim dhe çështje të Ballkanit për organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, në medien e Kosovës, është paraqitur edhe si analist – kritik i procesit politik në Kosovë.

Daut Dauti është i angazhuar në programin e hulumtimeve në University of Leeds në Britani të Madhe. Në Shkollën e Historisë të këtij universiteti, mbrojti disertacionin PhD me temën: The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876 – 1914 (Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1876 – 1914).[1]

Daut Dauti është autor i këtyre librave:

  1. Reflektime Shqiptaro-Britanike;
  2. Lufta për Trepçën;[2]
  3. Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet;
  4. Building an Independent Media in Kosova - Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë
  5. Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini;
  6. “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880”. 2012, Shkup, shtëpia botuese Logos-A, [3]

Daut Dauti ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve dhe punimeve shkencore në gazeta dhe revista në vende të ndryshme.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2015. Marrë më 29 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2015. Marrë më 1 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 29 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]