Jump to content

Deklarata e Pavarësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Deklarata e Pavarësisë është dokument i shkruar në të cilin bëhet e ditur shpallja e pavarësisë politike të një vendi nga ana e përfaqësuesve të popullit. Në Deklaratë të Pavarësisë zakonisht jepen arsyet e shpalljes së njëanshme të mëvetësisë dhe synimet e shtetit të ri të pavarur.

Kosova ka dy deklarata të pavarësisë, atë të 2 korrikut 1990, që nuk u zbatua për shkak të okupimit serb, dhe atë të 17 shkurtit 2008.

Deklarata e Pavarësisë më në zë është ajo e Shteteve të Bashkuara, hartuar më 2 korrik dhe miratuar më 4 korrik 1776.

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi, është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, që u nënshkrua më 28 nëntor 1912 nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, i cili shpall Shqipërinë shtet të pavarur. Deklarata është shkruar në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën Osmane.



Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008