Demi Lovato

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Demetria Devonne "Demi" Lovato
U lind në20 gusht 1992
Dallas, Texas, SHBA
Kombësiameksikane, italiane e irlandeze
Gjatësia1.60
55 kg
TitulliDemi Lovato 2016
Faqja në rrjetwww.demilovato.com

Demetria Devonne "Demi" Lovato (20 gusht 1992) është aktore, këngëtare dhe tekstshkruese amerikane. Ajo njihet më së shumti për rolin e Mitchie Torres (Camp Rock), Sonny Monroe (Sonny with a Chance). Ajo albumin e parë debutues e nxorri më 23 shtator 2008 i titulluar "Don't Forget". Albumi zuri vendin e dytë në shitjet e 200 Billboard mbi 89.000 kopje në javën e parë. Lovato ka lëshuar albumin e saj të dytë, "Here we go Again", më 21 korrik 2009. Ky album zuri vendin e parë në Billboard 200 duke shitur mbi 108.000 kopje në javën e parë.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lovato u lind në Dallas, Texas nga Patrick Lovato dhe Dianna Bonheur Hart De La Garza. Ajo ka një motër më të madhe dhe një gjysmë motër Madison De La Garza. I ati i saj u transferua në New Mexico pas martesës me nënën e Demit, martesë kjo që përfundoi në 1994. Lovato ka shprehur edhe në një intervistë në vitin 2011 se ajo kishte pasur një "marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqim" që nga mosha 8 për shkak të dhunës psikologjike përjetuar si një fëmijë, dhe priste venat e saj për të përballuar emocionet e saj dhe vuante nga depresioni që nga mosha 11 vjec. Lovato njihet si një ndër zërat më të bukur në mbarë botën.

Fillimet e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lovato filloi karrierën e saj në moshën shtatë vjeçare në serinë e fëmijëve Barney & Friends si Angela, duke u paraqitur së bashku me ish-miken e saj të një kohe të gjatë Selena Gomez. Lovato mori rolin udhëheqës në Camp Rock, dhe një marrëveshje me Records Hollywood në fillim të 2008. Në Camp Rock ajo luajti rolin e Mitchie Torres, një katërmbëdhjetë vjeçare me shpresë për t'u bërë një këngëtare. Filmi u shfaq më 20 qershor, 2008 në Shtetet e Bashkuara në Disney Channel me 8.900.000 shikues. Në qershor 2009 Lovato luajti në Princess Protection Program si Princesha Rosalinda së bashku me Selena Gomez në Disney Channel. Lovato iu bashkua Diseny's Friends for Change një organizatë që promovon sjelljet e mira shoqërore dhe shfaqet në njoftimet e saj si shërbim publik për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen në Disney Channel. Demi Lovato, Selena Gomez, Miley Cyrus, dhe Jonas Brothers regjistruan "Send It On", këngë që shërbeu si melodi për organizimin në vitin 2009. Kënga ka debutuar në Billboard Hot 100 në # 20. Disney 's Friends for change i drejtuan të gjitha të ardhurave të saj nga "Send It On" për organizatat bamirëse e mjedisit të Fondit Konservimit në botë . Demi Lovato dhe Joe Jonas "Make a Wave" në 2010, kënga e dytë bamirëse që aktualisht shërben si melodi për Diseny's Friends for Change. Turneu ne Amerikën Jugore ishte turneu i saj i parë ndërkombëtar. Turneu filloi më 23 maj 2010, në Santiago, Kili dhe përfundoi më 28 maj, 2010 në Sao Paulo, Brazil. Ajo më vonë u bashkua me Jonas Brothers Live Concert në turne si një mysafire e veçantë. Lovato braktisi turneun më 30 tetor 2010, për të hyrë në një qendër rehabilitimi për të trajtuar çështjet fizike dhe emocionale si, depresioni dhe abuzimi me drogë (të cilin e pranoi ne vitin 2013). Albumi i tretë i Demi Lovato ishte "Unbroken" u lëshua më 20 shtator, 2011. Lovato filloi të punojë për albumin në korrik 2010, para marrjes së trajtimit. Ajo e përshkruante atë si më shumë Pop dhe R & B, zhanre të cilat nuk i kishte përdorur deri atëherë (meqë dy albumet e para ishin rock/pop) duke përmendur Keri Hilson dhe Rihanna, si frymëzimin. Kënga "Skyscraper", u shfaq më 12 korrik, 2011. Lovato shënoi debutimin e saj të parë top 10 në Billboard 100, si debutese "Skyscraper" në numrin 10. Lovato gjthashtu në vitin 2014 ka përfunduar turneun "Neon Lights Tour".

Pas përfundimit të turneut "Neon Lights Tour" Lovato në shtator të vitit 2014 filloi turneun e saj botëror në Amerikë dhe Europë "Demi World Tour". Ajo gjithashtu mori pjesë si mysafire speciale në turneun e Enrique Iglesias në vitin 2014. Lovato ka nënshkruar marrëveshje me Hollywood Records edhe për një album, albumin e saj të pestë i cili do të lëshohet në vitin 2015.

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi i parë i Demi Lovatos është Don't Forget që u realizua më 23 shtator, 2008. Albumi zuri vendin e dytë në Billboard 200 dhe në javën e parë shiti gjithsej 89.000 kopje. Dhjetë këngët e albumit ishin shkruar në bashkëpunim me Jonas Brothers. Nga ky album ajo nxori tre disqe një këngësh që ishin mjaft të sukseshëm "Don't Forget", "Get Back" dhe "La La Land". Albumi i saj i dytë është "Here We Go Again" që u realizua më 21 korrik, 2009 dhe u cilësua me stil të ngjashëm me stilin e Johm Mayer. Në javën e parë ajo shiti gjithsej 108.000 kopje. Pak para daljes së albumit ajo filloi turneun "Summer Tour 2009". Kënga kryesore e albumit, "Here We Go Again" u vendos në numrin 15 në Billboard Hot 100. Kënga e dytë dhe e fundit e albumit, "Remember December" nuk pati sukses të madh mirëpo zuri vendin 80 në UK Singles Chart. Në shtator të vitit 2011 doli albumi i saj i tretë "Unbroken". Ky album ishe i eksperimentuar me R&B dhe përmbante më pak pop rock dhe kishte kryesisht si frymëzim Rihannen, Keri Hilson. Ky album debutoi në vendin e 4 në Billboard 200. Kënga kryesore e albumit "Skyscraper" zuri vendin 10 në Billboard Hot 100 duke shitur rreth 176.000 kopje vetëm gjatë javës së parë të realizimit."Skyscraper" fitoi çmimin Videoklipi më i mirë me një mesazh në MTV Video Music Awards 2012. Kënga e dytë dhe e fundit "Give Your Heart a Break" zuri vendin e 16 në Billboard Hot 100. Në tetor 2014 shiti rreth 2.1 milionë kopje dixhitale. Albumi i katërt i këngëtares "D E M I" i dalë më 10 maj 2013 dhe u cilësua si pop album. Këngëtarja e cilësoi këtë album më personal. Albumi u debutua në vendin e tretë në Billboard 200. Kënga e parë i albumit "Heart Attack" zuri vendin 10 në Billboard Hot 100. Kënga e dytë "Made in the USA" zuri vendin 80 në Billboard Hot 100, kënga e tretë e albumit "Neon Lights" vendit e 36 dhe kënga e katërt "Really Don't Care" në bashkëpunim me Cher Lloyd vendin e 28 dhe në Billboard Hot 100.

Lovato ka inçizuar një version të kënges Let It Go nga filmi i animuar Frozen, produksion i Disney-it. Lovato është shprehur shumë e kenaqur me bashkëpunimin e saj me Disney-n pas shumë vitesh. Ky version zuri vendin e 38 ne Billboard Hot 100.

Lovato aktualisht po punon në albumin e peste te saj.

Jeta Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Demi Lovato shkroi këngën "For the love of a daughter" për babain e saj. Ajo ka pasur probleme me babain e saj. Lovato shkroi edhe shumë këngë të tjera duke thënë se "kjo është jeta ime, ajo që po shkruaj". Ajo ka pasur një lidhje me Wilmer Valderrama në vitin 2011. Lovato është katolike dhe lutet me bandën e saj para se të performojnë. Ajo kishte shoqëri me Selena Gomez. Më 12 mars, 2010 Lovato konfirmoi se isht në lidhje me Joe Jonas. Por më 24 mars 2010 Lovato përmes Twitter konfirmoi se ajo dhe Joe nuk ishin më bashkë. Në një intervistë Jonas tha se ai dhe Demi nuk e kishin të lehtë atë lidhje por ai tha gjithashtu se ende ishin miq. Në vitin 2010, Lovato për ditëlindjen e saj të 18 bleu një shtëpi në Los Angeles. Ajo gjithashtu kishte blerë një shtëpi në Toluca Lake. Ajo shtëpi kishte kushtuar 1.88 milion $ dhe e kishte blerë kur ishte vetëm 16 vjecare. Lovato në 2015 ka vendosur që të gjithë rëndësinë t'ia kushtojë trupit të saj pasi ajo ka kaluar buliminë dhe anoreksinë.

Në vitin 2010 Lovato u shkëput nga Disney për të hyrë në Rehabilitim për probleme fizike dhe emocionale. Ndërsa në vitin 2011 ajo u kthye në skenë dhe inçizoi shumë këngë të reja, ndër to ishin dhe hitet "Scyscraper" dhe "Give your Heart a break". Lovato ka një motër 30 vjeçe për të cilën se kishte ditur se ekzistonte. Ka edhe dy motra te tjera. Në vitin 2013 Demi Lovato ishte në marrëdhënie me Wilmer Valderramën qe nga 2010. Ata u ndanë në vitin 2012 por u bashkuan përsëri një vit me vonë. Ata u takuan per herë të parë në janar të vitit 2010 gjatë xhirimeve të "Voto Latino Presents:Be Counted Cencus".