Selena Gomez
Selena Gomez | |
---|---|
![]() | |
U lind | 22 korrik 1992 |
Kombësia | Amerikane |
Gjatësia | 1.65 m (5 ft 5 in)etra |
Titulli | Selena Gomez në American Music Awards më 2019 |
Faqja në rrjet | https://www.selenagomez.com/ |
Selena Marie Gomez (lindi më 22 korrik 1992) është një këngëtare, aktore, producente dhe filantropiste amerikane. Selena së pari filloi karrierën në serialin Magjistarët e sheshit Uejverli gjithashtu edhe në shumë filma tjerë.
Para se të bëjë debutimin në Walt Disney Selena kishte rol në Barni dhe shokët (2002-2004), një serial amerikan për fëmijë. Ajo mori njohje më të gjerë për portretizimin e saj të Alex Russo në serialin televiziv Wizards of Waverly Place, i cili u transmetua nga viti 2007 deri më 2012.
Ajo ka një ndjekje të madhe në rrjete sociale, dhe ishte një herë personi më i ndjekur në Instagram, përpara se të kapërcehej nga atleti Cristiano Ronaldo. Sipërmarrjet e tjera të Gomez përfshijnë veshjet, çanta, parfume dhe një kompani prodhuese të quajtur July Moonhead Productions. Ajo ka punuar me organizata të ndryshme bamirësie dhe u bë një ambasadore e UNICEF në moshën 17 vjeç.
Shëndeti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gomez u diagnostikua me Lupus diku midis vitit 2012 dhe fillimit të vitit 2014. Më 14 shtator 2017 ajo njoftoi nëpërmjet Instagram se ajo ishte tërhequr nga ngjarjet publike gjatë disa muajve të mëparshëm, sepse ajo kishte marrë një transplantim të veshkave nga aktorja dhe mikesha Francia Raisa.[1][2][3] Gjatë transplantimit, Gomez thyen një arterie. Një operacion emergjent u zhvillua për të ndërtuar një arterie të re duke përdorur një venë nga këmbët e saj.[4][5][6]Gomez gjithashtu ka qenë gjithmonë e hapur për problemet e saj mentale që përfshijnë depresionin, ankthin si dhe bipolar disorder.
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selena Gomez u lind nga Ricardo Joel Gomez dhe ish aktorja Amanda Dawn "Mandy" Cornett.[7][8][9] Babai i saj është me prejardhje meksikane ndërsa e ëma për shkak birësimit ka prejardhje italiane.[10][11][12] Prindërit e Gomez u divorcuan kur ajo ishte pesë vjeç, dhe ajo mbeti me nënën e saj.[7][13] Selena ka dy gjysmë-motra më të reja: Gracie Elliot Teefey, përmes Amandës dhe burrit të saj të dytë Brian Teefey,[14][15] dhe Victoria "Tori" Gomez, përmes Ricardo dhe gruas së tij Sara.[16] Ajo morri diplomën e shkollës së mesme përmes shkollimit në shtëpi në maj 2010.[17]Gomez ka pohuar se ka pasur një jetë mjaft të vështirë pasi e ëma e lindi vetëm kur ajo ishte 16 vjece.
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në sezonin e 7-të të Barnit Selena u bë si rol kryesorë. Si aktore Selena filloi që nga viti 2002. Ndërsa si këngëtare filloi kur bëri debutimin në Disney në serialin Wizard of Waverly Place. Në vitin 2006 u shfaq si mysafire ne Hannah Montana.
Muzika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
I formuar në vitin 2009, Selena Gomez & the Scene ishte një grup pop i cili u përbë nga Selena Gomez në vokal, Ethan Roberts në kitarë, Clement Joey në bas, Greg Garman në bateri dhe Dane Forrest në tastierë. "Kiss & Tell" është albumi debutues dhe u lëshua më 29 shtator, 2009 nga Hollywood Records. Më 5 mars, 2010, albumi ishte certifikuar Gold nga RIAA. [2] Kenga "Naturally", ishte certifikuar Platinum nga RIAA më 15 korrik, 2010. Albumi i dyte grupit "A Day Wthout Rain" u leshua më 17 shtator, 2010.Rekord i debutimit në Billboard 200 në numrin 4, shitur 66.000 kopje. Më 19 janar, 2011, albumi ishte certifikuar Gold nga RIAA.Albumi i tretë i grupit "When the Sun goes Down" (Otherside i titulluar më parë), lëshuar më 28 qershor, 2011. Albumi debutoi në numrin 4 në Billboard 200, duke shitur 78.000 kopje javën e saj të parë, Kenga "Who Says" ishte certifikuar Platinum nga RIAA më 23 qershor. Ajo konsiderohet si nje nga femrat me te bukura ne bote. Gomez u largua nga grupi që të fokusohet më shumë në karrierën e aktrimit.
Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Film | |||
---|---|---|---|
Viti | Filmi | Roli | Shrkime |
2003 | Spy Kids 3-D: Game Over | Vajza Waterpark | Rol Kryesor |
2005 | Walker, Texas Ranger: Trial by Fire | Julie | |
2006 | Brain Zapped | Emily Grace Garcia | |
2008 | Horton Hears a Who! | Mayor's Daughter | si Këngëtare |
Another Cinderella Story | Mary Santiago | ||
2009 | Princess Protection Program | Carter Mason | Disney Channel Original Movie |
Wizards of Waverly Place: The Movie | Alex Russo | ||
Arthur and the Vengeance of Maltazard | Princess Selenia | Zëvëndësueja e Madonnës | |
2010[18] | Ramona and Beezus | Beatrice "Beezus" Quimby | Rol Kryesorë |
2011 | What Boys Want | ||
2012 | Worthy Descendant | Ariel Wallton | Rol kryesor |
Televizion | |||
Viti | name | Roli | Shkrime |
2002-2004 | Barney & Friends | Gianna | Rol Kryesorë |
2007-2012 | Wizards of Waverly Place | Alex Russo | Rol Kryesorë |
2008 | Disney Channel Games | Vetvetja | Pjesmarrëse |
Mysafire | |||
Viti | name | Roli | Shkrime |
2006 | The Suite Life of Zack & Cody | Gwen | "A Midsummer's Nightmare" (Sezoni 2, Episodi 22) |
2007 | Hannah Montana | Mikayla | "I Want You to Want Me... to Go to Florida" (Sezoni 2, Episodi 13) |
2009 | Sonny With a Chance | Vetvetja | "Battle of the Networks' Stars" (Sezoni 1, Episodi 13) |
The Suite Life on Deck | Alex Russo | "Double-Crossed" (Sezoni 1, Episodi 21) | |
Extreme Makeover Home Edition | Vetvetja | Mysafire |
Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Albume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- me Selena Gomez & the Scene
- Kiss & Tell (2009)
- A Year Without Rain (2010)
- When the Sun Goes Down (2011)
- Solo
- Stars Dance (2013)
- Revival (2015)
- Rare (2020)
Këngët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
si Artiste kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titulli | Viti | Albumi |
---|---|---|
Tell Me Something I Don't Know | 2008 | Another Cinderella Story |
Magic | 2009 | Wizards of Waverly Place |
Send It On | Non Album Single | |
Come & Get It | 2013 | Stars Dance |
Slow Down | ||
The Heart Wants What It Wants | 2014 | For You |
Good For You | 2015 | Revival |
Same Old Love | ||
Hands To Myself | 2016 | |
Kill Em With Kindness | ||
It Ain't Me ( with KYGO ) | 2017 | Stargazing dhe Rare |
Bad Liar | Rare | |
Fetish ( featuring Gucci Mane) | ||
Wolves ( with Marshmello ) | ||
Back To You | 2018 | 13 Reasons Why dhe Rare |
I Can't Get Enough ( with Benny Blanco
Tainy and J Balvin) |
2019 | TBA |
Lose You To Love Me | Rare | |
Look At Her Now | ||
Rare | 2020 | |
Boyfriend |
si Artiste e dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titulli | Viti | Albumi |
---|---|---|
I Want You To Know
Zedd featuring Selena Gomez |
2015 | True Colors |
We Don't Talk Anymore
Charlie Puth featuring Selena Gomez |
2016 | Nine Track Mind |
Hands | Non album Single | |
Trust Nobody
Cashmere Cat featuring Selena Gomez and Tory Lanez |
9 | |
Taki Taki
Dj Snake featuring Selena Gomez, Ozuna and Cardi B |
2018 | Carte Blanche |
Anxiety
Julia Michaels featuring Selena Gomez |
2019 | Inner Monologue Part 1 |
Këngët promocionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titulli | Viti | Albumi |
---|---|---|
Shake It Up | 2010 | Shake It Up:Break It Down |
Me & The Rhythm | 2015 | Revival |
Feel Me | 2020 | Rare |
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Respers France, Lisa (September 15, 2017). "Selena Gomez's best friend gave her a kidney this summer". CNN.
- ^ Petti, Stephanie (14 shtator 2017). "Selena Gomez Reveals She Is Recovering from a Kidney Transplant – and Her Best Friend Was the Donor!" People.
- ^ McRady, Rachel. "Selena Gomez Shocking Kidney Transplant". MSN. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2017. Marrë më 14 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Katie Scott (9 mars 2018). "Selena Gomez's kidney transplant almost killed her, says donor friend". Global News.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Katie O’Malley (9 mars 2018). "Selena Gomez 'Could Have Died' Following Kidney Transplant, Says BFF Francia Raisa". Elle.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karen Mizoguchi (14 mars 2018). "Selena Gomez's BFF Francia Raisa Says They 'Went Through a Depression' After Kidney Transplant". People.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Barney, Chuck (7 shkurt 2008). "Selena Gomez could be next Disney 'it' girl". Oakland Tribune. Marrë më 14 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lauren Waterman (2009-05).Selena Gomez: spell bound Teen Vogue. Marrur më 11 maj 2009.
- ^ Ancestry.com. Texas Birth Index, 1903–1997 [database on-line]. Provo, UT, USA: Ancestry.com Operations Inc, 2005. Original data: Texas Birth Index, 1903–1997. Texas: Texas Department of State Health Services. Microfiche.
- ^ "Selena Gomez and Jake T. Austin on being latin". Showbizcafe.com. Marrë më 4 korrik 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Curiel, Kamren (14 qershor 2012). "Selena Gomez Charity Events: Alliance for Childrens Rights". Latina. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2020. Marrë më 2 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TV: Life is magical for 'Wizards' star". The Fresno Bee. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2008. Marrë më 8 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Olly Richards (14 korrik 2013). "The wonderful world of Selena Gomez". The Guardian. London. Marrë më 23 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natalie Finn (13 qershor 2013). "Selena Gomez Has a Baby Sister! Demi Lovato Congratulates Singer and Mom Mandy on New Arrival". E! News. Marrë më 14 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gomez, Selena (14 qershor 2013). "Momma, Brian, and me are all so grateful for all your well wishes. My lil sissy Gracie Elliot Teefey was born on June 12th. Luv you all XO". Twitter.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Selena Gomez Has Another Baby Sister". Disneydreaming.com. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 18 tetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Selena Gomez Graduates High School – On Screen & Off | Access Hollywood – Celebrity News, Photos & Videos.
- ^ "Selena Gomez, Joey King Are Beezus and Ramona". Artistdirect.com. Marrë më 2009-08-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)