Demir Reshiti
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Demir Reshiti | |
Emri | Demir |
Mbiemri | Reshiti |
Lindur më | 24 qershor 1963 |
Lindur në | Bresanë, Sharr |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | kosovare |
Profesioni | gazetar, shkrimtar, publicist, ekonomist |
Demir Reshiti lindi më 24 qershor 1963 në Bresanë të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skënderaj, ndërsa fakultetin ekonomik, fakultetin e gazetarisë dhe studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin e Prishtinës Prishtinë. Shkruan kryesisht poezi, prozë dhe publicistikë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Laureat i çmimeve të para për poezi për fëmijë në “Takimet e Gjeçovit” dhe në manifestimin tradicional “Ora e Tahir Deskut”. Veprat:Trung i ndarë, 1992; Ofshamë,1995; Abetaka, 1995; Reshje nën Pikëllimë, koautor, 1996; Ngutëm ta kapërcej kohën, 2000; Libri i Mrekullive, 2001; Libri i Gjeneratës, monografi, 2009; Mik me Diellin, 2012; Luleborë Sharri, monografi - koautor, 2016; Libri i Mrekullive, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 2017; Endje, kritikë letrare, 2019. Ka punuar si kryeredaktor, redaktor dhe gazetar në disa mediume ("Rilindja", "Radio Kukësi", "Kosovapress", "Radio Sharri", "Zëri i Kosovës", "Epoka e Re", revista "Sharri", revista "Paqja", gazeta "Tribuna shqiptare", gazeta "Lajm"...). Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si autor dhe prezantues i emisionit "Më Afër" që iu kushtohet bashkatdhetarëve në mërgatë.