Jump to content

Diskutim:Grekët e sotëm/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Grekët e sotëm/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


@Resnjari, të lutem, ndiq standardizimet në emërtimin e artikujve. Të gjithë artikujt në lidhje me popujt emërtohen vetëm me emrin e popullit dhe me specifikimet anash në kllapa, nëse ka nevojë për specifikime të tilla. Ky standard ruhet botërisht në komunitetin Wiki e te ne. Nëse do të shkruash një artikull të veçuar në lidhje me temën në fjalë, je i lirë ta bësh këtë gjë por mos e lidh në Wikidata me artikujt që flet për popullsinë pasi bllokon mundësinë për të shkruar artikullin e mirëfilltë për atë gjë.

Nuk po e ndryshoj sërish titullin derisa ta shohësh e të diskutojmë në lidhje me komentin e mësipërm. Nëse këmbëngul për ndryshimin, kjo do të përbënte një rast të veçantë, pasi devijon nga standardi dhe për diçka të tillë duhet votuar paraprakisht. Në atë rast, të ftoj të hapim një diskutim në Kuvend për të kërkuar konsensusin e komunitetit, kohë gjatë së cilës të shkëputen lidhjet në Wikidata e në SqWiki me artikujt që flasin për popullsinë. - Klein Muçi (diskutimet) 29 maj 2019 19:25 (CEST)

@Klein Muçi, nuk kemi standardizimet e njejte per gjith kombet ose edhe ne projektet wikipedian. Por te kishim ashtu nje standard, shqiptaret ortodoske ne Greqi nuk do ti themi ketu ne Wikipedia shqip si "ortodokset shqipfoles" ose ne Wikipedia anglisht "orthodox Albanian speakers" ose dhe Musliman shqiptaret si "Turko-Alvanoi" ose "Turko-Albanians". Duhet ta kuptosh se kjo respekt nuk ka ne wikipedia greke, jo nga wikipediane grek, jo nga shumica e grekeve si "komb" ose edhe nga geveria greke qe nuk kane mendim per wikidata etj. Ne wikipedia greke, ato edhe i quajne Maqedonaset si "Sllavo-Maqedonas" dhe ni e kane ne tru per wikidata. Une smund ta kuptoj se per greket duhet te kete nje standard kur per te gjith tjera njeres ka tjeter qe vjen prej ideologjia dhe goja e tyre. E di, per shume vite ne kete projekt, nje racizm egzistonte per Maqedonasve kur shume redaktoret i quajnin "sllavo-Maqedonas" dhe gjith ashtu dhe disa adminstratoret. Asnje adminstrator ne wiki shqip nuk bente hic per kete gje kur disa redaktoret Maqedonas luteshin per kete ceshtje. Une isha qe e hoqja gjith ate kur une bera lutje dhe shume redaktime. Tani kjo ne te mbehet keshtu ketu. Nuk ka halle. Tjeter, ka artikuj per komuniteteve greqishtfoles mysliman, ato ne burimet etj nuk quhen "Greket myslimane" por "greqishtfoles mysliman" ne disa gjuhet edhe greqishtjen (edhe ne wikipedia shqip). Ne te jete e njejta standard dhe per ortodokset greqishtfoles.Resnjari (diskutimet) 29 maj 2019 20:10 (CEST)
@Resnjari, @Klein Muçi, emri duhet të jetë i paanshëm dhe i përshtatshëm me përmbajtjen e artikullit. Çfarë bëjnë anëtarët e Wikipedia-ve të tjera nuk duhet të na interesoj, ne kemi enciklopedinë tonë që duhet ndërtuar sa më e saktë dhe serioze që të jetë e mundur. Bëra ndryshimet e duhura, punë të mbarë. — Βατο (diskutimet) 30 maj 2019 10:25 (CEST)
@Βατο, unë e ndryshova njëherë por meqë Resnjari këmbënguli, nuk e preka më dhe hapa diskutimin në fjalë. Po e vazhdonim bisedën në mesazhe elektronike, ku ndër të tjera Resnjari më shprehu dhe ankesat e tij ndaj disa artikujve të tjerë, që me sa shoh nga ndryshimet më të fundit, i paske prekur gjithashtu. Besoj se ramë dakord për emërtimin në fund. Do të sugjeroja vetëm diçka. Në këtë pikë siç jemi, është vërtetë i nevojshëm specifikimi në kllapa? Ç'mund të jenë tjetër grekët përveçse komb? Resnjari sugjeroi "komb modern", për ta dalluar nga "kombi i lashtë" por unë thashë që dhe ajo është disi e panevojshme sepse specifikimi mund të bëhet që te baza e titullit, pra: Grekët dhe Grekët e Lashtë. Deri në këtë pikë kishim arritur me bashkëbisedimin në mesazhe. Po të shikosh artikujt e tjerë për kombet në projekt, asnjë nuk e ka specifikimin në kllapa anash. Kam kontrolluar për shumë kombe dje gjatë bisedës me të. Të njëjtën logjikë do të sugjeroja për maqedonasit. Pa e zgjatur shumë këtë të fundit këtu se është disi jashtë temës. - Klein Muçi (diskutimet) 30 maj 2019 12:18 (CEST)
@Klein Muçi, jam dakord. Para se të vazhdojmë presim përgjigjen nga @Resnjari,. — Βατο (diskutimet) 30 maj 2019 13:33 (CEST)
@Βατο, @Klein Muçi, më pëlqen që ne të kemi komb modern në kllapa. Kjo është për disa arsye. Kam udhëtuar vitin e kaluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore. Atje gjeta pak biblioteka dhe librari në gjuhën shqipe. Shqiptarët kanë qasje të kufizuar në informacion dhe informacioni që ofrohet shpesh nuk është nga burime të besueshme. Shumica të shqiptarët nuk janë në gjendje të dinë se grekët e lashtë janë një grup i ndryshëm popullsie dhe po ashtu se grekët modernë janë një grup i veçantë i popullsisë. Dituria perëndimore që është e besueshme nuk trajton të dyja grupet si një dhe ndonjëherë ofrojnë fjalë si të lashta ose moderne në varësi të grupit për t'i dalluar ato. Pa pasur një kualifikim, lexuesit mund të supozojnë se kombi mund të nënkuptojë diçka që është e lashtë dhe moderne, e një lidhje të pandërprerë e cila nuk është kështu. Grekët modernë janë bashkimi i popullit romioi (bizantine/rum) të përzier me shqiptarët ortodoksë që përdorin vetë emërimin shqiptar/arvanitas (arbëreshët), arumunët, maqedonaset/bullgarët dhe romët ortodoksë.Resnjari (diskutimet) 4 qershor 2019 13:14 (CEST)

@Resnjari, në këtë rast unë mendova se "komb" mjaftonte për dallimin, në qoftë se do ta riemërtosh artikullin "Grekët e sotëm" ose "Grekët modern" duke krijuar një faqe për kthjellimin e titullit "Grekët" në përgjithësi, unë pajtohem. @Klein Muçi, je dakord? — Βατο (diskutimet) 4 qershor 2019 23:28 (CEST)

@Βατο, të them të drejtën, mua s'më ngjit shumë si zgjidhje se idealja më duket "Grekët" dhe "Grekët e Lashtë". Argumenti se duhet theksuar që filli është i ndërprerë s'më duket shumë i fortë pasi ashtu na bie të ndjekim të njejtën logjikë me çdo komb. Për shembull, egjiptianët me egjiptianët e lashtë. Por nëse Resnjari këmbëngul për atë specifikim, dakord jam me çështjen e kthjellimit. Gjithsesi mendoj se në të ardhmen, nëse numri i artikujve për popujt shtohet, do të jetë mirë të ndjekim standardin "X dhe X e Lashtë". - Klein Muçi (diskutimet) 5 qershor 2019 06:05 (CEST)
@Βατο, @Resnjari, mund t'i japim një zgjidhje përfundimtare këtij diskutimi tashmë që t'i reflektojmë ndryshimet dhe te artikulli për maqedonasit? - Klein Muçi (diskutimet) 12 qershor 2019 03:15 (CEST)
@Βατο, @Klein Muçi,, më pëlqen të kemi fjalën modern(e) sepse ajo dallon antikën nga modernja dhe nuk lë asnjë dyshim se çfarë lexon një shikues. Unë nuk mendoj se do të ishte një dëmtim nëse aplikojmë të njëjtën arsye për disa artikuj të tjerë si maqedonasit për të sqaruar gjërat. Për egjiptianët, është mirë që ajo u përmend, sepse këtu ka nevojë edhe për qartësi. Jo vetëm që ka një popullsi të lashtë dhe moderne me të njëjtin emër në Afrikë, por në Ballkanin tonë, pas rënies së komunizmit, disa romë e kanë quajtur veten egjiptianë dhe disa qeveri të Ballkanit i kanë njohur ato si të tilla. Megjithatë, në akademinë ata njihen si të dallueshme nga egjiptianët në Afrikë. Duke pasur fjalët komb modern si një formulë për të dalluar artikujt, do funksionojë mirë në Wikipedia shqip dhe do shmangë konfuzionin dhe problemet në faqet e veçanta.Resnjari (diskutimet) 12 qershor 2019 19:36 (CEST)
@Klein Muçi, @Resnjari, atëhere marrëveshja është që të përdorim standardin Grekët (komb modern), Grekët (lashtësi), Maqedonët (komb modern), Maqedonët (lashtësi), Egjiptianët (komb modern), Egjiptianët (lashtësi), etj.? — Βατο (diskutimet) 13 qershor 2019 10:21 (CEST)
@Βατο, (kombi modern) dhe (kombi i lashtë) them unë. - Klein Muçi (diskutimet) 13 qershor 2019 13:24 (CEST)

@Klein Muçi, ashtu e mendova edhe unë, por në lashtësi fjala "komb" nuk përdorësh ashtu si e përdorim sot. — Βατο (diskutimet) 13 qershor 2019 14:10 (CEST)

@Βατο, pse nuk përdorej? Se s'po ma kap syri mirë çfarë do të thuash. - Klein Muçi (diskutimet) 13 qershor 2019 16:00 (CEST)
@Klein Muçi, te linku më sipër shkruhet se në kuptimin përafërsisht të sotëm fjala "komb" filloj me t'u përdor vetëm nga koha klasike në Greqi. — Βατο (diskutimet) 13 qershor 2019 17:52 (CEST)
@Βατο, të kuptoj por dhe nga semantike sikur s'shkon ai propozimi më sipër. :/ Duket si kalk i marrë nga një gjuhë e huaj. - Klein Muçi (diskutimet) 13 qershor 2019 18:08 (CEST)
@Klein Muçi, atëhere mund të përdorim: Grekët modernë, Grekët e lashtë; Maqedonët modernë, Maqedonët e lashtë, etj. Sipas Google, në shqip përdoret më shumë e sotëm sesa modernë. Ti çfarë propozon? — Βατο (diskutimet) 13 qershor 2019 18:24 (CEST)
@Βατο, kështu po duket në rregull. - Klein Muçi (diskutimet) 14 qershor 2019 03:25 (CEST)

Në qoftë se është dakord edhe @Resnjari, mund ta mbyllim këtu diskutimin. — Βατο (diskutimet) 14 qershor 2019 10:53 (CEST)

@Βατο, @Klein Muçi, ok, jam dakord. Mos harroni edhe për Egjiptianët të jetë kjo formulë.Resnjari (diskutimet) 14 qershor 2019 18:40 (CEST)
@Βατο, sikur thamë ta vinim "e sotëm"? Ishte më mirë ajo se "modernë". - Klein Muçi (diskutimet) 15 qershor 2019 16:32 (CEST)
@Klein Muçi, nuk e the në mënyrë të qartë, ngjante sikur u pajtove me të dy mënyrat. E zhvendosa dhe një herë, @Resnjari, e sotëm përdoret më shumë në gjuhën shqipe, gjithashtu modernë është fjalë latine me të njëjtin kuptim. — Βατο (diskutimet) 15 qershor 2019 16:51 (CEST)
@Βατο, @Klein Muçi, ok, ashtu ne të jetë.Resnjari (diskutimet) 16 qershor 2019 15:47 (CEST)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Grekët e sotëm. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 14 gusht 2021 18:15 (CEST)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Grekët e sotëm. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 22 tetor 2022 04:31 (CEST)

Internet Archive Bot

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 0 lidhje të jashtme te artikulli Grekët e sotëm. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 17 janar 2023 14:42 (CET)