Jump to content

Diskutim:Mbretëresha e Dëborës II

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Mbretëresha e Dëborës II. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Titulli i Artikullit

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Sk3rd11, @Doardear,
Titujt duhet te jene ne gjuhen origjinale:
Frozen II — Leutrim.P (diskutimet) 21 gusht 2023 17:44 (CEST)[përgjigjuni]

@Klein Muçi, ndihme ne zhvendosje, te "Frozen II"? — Leutrim.P (diskutimet) 5 shtator 2023 21:59 (CEST)[përgjigjuni]
Leutrim.P, kjo është diçka disi në territor gri. Në EnWiki përdoret "emri më i njohur për veprën", çfarëdolloj gjuhe qoftë ai. Në shqip ne e kemi ndjekur më së shumti (zakonisht është gjuha angleze) ama rregullat e drejtshkrimit tonë kërkojnë përkthimin e çdo lloj titulli në shqip ose të paktën shkrimin e tij me shkronja shqipe sipas shqiptimit tonë. Gjithashtu s'është e prerë me thikë. Shiko si janë shkruar titujt e serisë së filmave të Harri Poterit. Harry Potter dhe Guri Filozofal (filmi) sa për shembull. Apo Aventurat e Tom Sojerit. Mendimi im personal është që duhet të ndiqen emrat shqip pra, të përkthyer por gjiithsesi mbetet për diskutim. Gjithashtu, si do të veprohej nëse gjuha origjinale do të ishte një gjuhë përgjithësisht e panjohur për shqipfolësit, për shembull, kinezisht? Duke pasur parasysh këto, s'dua thjesht të veproj në mënyrë arbitrare si administrator e të imponoj një pikëpamje të caktuar. — Klein Muçi (diskutimet) 7 shtator 2023 12:33 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi, pergjigje e arsyeshme. Une poashtu i emroj ne te njejten menyre, mendova ta diskutoj, shkaku i origjinalitetit, se jane perzier titujt shum, gjysma gjysma haha. Shembull une emerova Operacioni Storm. Flm. — Leutrim.P (diskutimet) 7 shtator 2023 13:10 (CEST)[përgjigjuni]
Leutrim.P, eh, pikërisht. Unë jam për shqiptim dhe transliterim të plotë kur është e mundur. Por kjo do të tërhiqte vëmendjen goxha te emrat e biografive që gjithashtu do të ndryshoheshin.
Mendo Cristiano Ronaldo → Kristiano Ronaldo; Michael Jackson → Majkëll Xhekson.
Në një farë mënyre varet sa të janë mësuar sytë. Majkëll Xhekson dhe Albert Ajnshtajn duken disi në rregull por Kristiano Ronaldo stonon pak, edhe pse ndryshon vetëm 1 shkronjë. Unë them që çdo gjë duhet të jetë në shqip kur është e mundur (fjalë si "iPhone" mbase nuk përfshihen këtu) dhe jam përpjekur të hap disa diskutime për këtë në Kuvend por kanë dështuar për mungesë pjesëmarrjeje. Zakonisht janë vetëm 2-3 veta në total ku secili mbron një këndvështrim të caktuar pa pasur një shumicë të konsiderueshme dhe kështu mbetet pezull. Janë bërë disa vite tashmë në këtë gjendje. — Klein Muçi (diskutimet) 7 shtator 2023 13:32 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi, pajtohem me ty, skemi q'te bejme, i leme keshtu per momentin me pas nese vjen ndonje mundesi i ndryshojme. Me rendesi ta rregullojme strukturen, dhe ta pasurojme wikisq, besoj se edhe me shume njerez do na bashkohen kur te kemi nje wiki me te kompletuar, kjo do hapte rruge per zgjidhjen e problemeve me te medha, puna e mbare, flm. — Leutrim.P (diskutimet) 7 shtator 2023 21:55 (CEST)[përgjigjuni]