Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare (International Mother Language Day) është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.
Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
21 shkurti edhe zyrtarisht është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë. Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar ditën e protestave të studentëve të Univesitetit Dhaka me origjine nga Bengali, të cilët qenë konfrontuar me policët pakistanez derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze që të pranohet si gjuhë zyrtare.[1] [2][3]
Që nga viti 1999 kur UNESCO kishte shpallur 21 shkurtin ditë ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.
Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtareve të atij populli, asaj shoqërie.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Arsimi
- UNESCO
- Gjuha amtare
- Arsimi kombëtar
- Të drejtat gjuhësore
- Dita Evropiane e Gjuhëve
- Dita Ndërkombëtare e Arsimit
- Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit
- Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Links to documents". Un.org (në anglisht). 2002-09-09. Marrë më 2016-07-02.
- ^ Ingles. Cuerpo de Maestros. Temario Para la Preparacion de Oposiciones .e-book, (në spanjisht). MAD-Eduforma. fq. 97–. ISBN 978-84-665-6253-9.
- ^ Rahim, Abdur (19 shtator 2014). Canadian Immigration and South Asian Immigrants (në anglisht). Xlibris Corporation. fq. 102–. ISBN 978-1-4990-5874-1.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- UNESCO homepage for International Mother Language Day
- UNESCO Education (includes links to information on past IMLD observances)
- The Makers of History: International Mother Language Day Arkivuar 15 tetor 2016 tek Wayback Machine
- Worldwide event calendar on Mother Language Day celebrations
- Information about International Mother Language Day Arkivuar 2 maj 2015 tek Wayback Machine
- The Birth, Death and Re-birth of Language [International Mother Language Day] Arkivuar 22 shkurt 2019 tek Wayback Machine