Shko te përmbajtja

Donati i Zarës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Donatit në Zadar

Shën Donati (gjysma e dytë e shekullit VIII Zadar gjysma e parë e shekullit IX), i quajtur edhe Donati i Zarës, ishte një shenjtor dalmat që u bë peshkop dhe diplomat për qytetin-shtetin dalmat të Zarës (Zadar). Dita e festës së tij festohet më 25 shkurt.

Donati përmendet në analet franke që nga viti 805 si ambasador i qyteteve dalmate tek Karlit të Madh në Thionville. Donatit i takon merita e fillimit të ndërtimit ose zgjerimit të Kishës së Trinisë së Shenjtë. Kisha përfundoi në fillim të shekullit IX dhe në shekullin XV. Emri i saj u ndryshua më vonë nga Venedikasit në Kishën e Shën Donatit.[1]

Kisha është ndërtesa më e madhe para-romane në Kroaci, dhe është ndërtuar mbi rrënojat e forumit të vjetër romak,[2] një pjesë e themeleve të forumit mund të shihen edhe sot.

Sarkofagu i mermerit në katedrale ruan reliket e martires nga Sirmiumi Shën Anastasia me një mbishkrim që daton nga koha e Donatit. Sipas traditës, Shën Donati i solli reliket në Zarë nga Konstandinopoja, kur ishte atje me dukën venecian Beato . Ata ishin urdhëruar nga Karli i Madh për të negociuar kufirin midis Perandorisë Bizantine dhe territoreve kroate që ishin nën dominimin e Perandorisë Franke të Karlit të Madh.

Donati vdiq rreth vitit 811 dhe u varros në Kishën e tij të Trinisë së Shenjtë (sot Kisha e Shën Donatit). Pas vitit 1809, pas pushtimit francez të Zarës, eshtrat e tij u transferuan në Katedralen e Shën Anastasias, ku ndodhen deri më sot, dhe mesha nuk është kremtuar në kishë për rreth dy shekuj.

  1. "Zadar Attractions". New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2013. Marrë më 30 nëntor 2012.
  2. "St Donatus' Church" (në anglisht). izadar.info. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 30 nëntor 2012.