Jump to content

Dr. Gjilpëra

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Gjëlpëra është një vepër satirike e shkruar nga Faik Konica, botuar në një seri shkrimesh në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Sipas Robert Elsie kjo vepër e papërfunduar mund të konsiderohet roman, ndërsa sipas Kristaq Jorgos vepra mund të konsiderohet e ndërprerë por jo e papërfunduar.

Konica nisi të botojë këtë vepër në disa numra njëri pas tjetrit në gazetën "Dielli" të Bostonit më 1924 në formën e një proze të gjatë satirike të titulluar Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit: Përrallë. Prejardhjen Dr. Gjëlpëra mendohet se e ka nga një ngjarje historike: dy turistë amerikanë, Robert Lewis dhe George B. De Long, u vranë më 6 prill 1924 pranë Mamurrasit.[1] Botimi i këtyre copëzave proze nisi me datë 16 prill 1924, për të përfunduar më 1 nëntor të po atij viti.[2]

Dr. Gjëlpëra pasi u shkollua për mjekësi, me kulturë e shije të hollë në arte e letërsi dhe qytetar i botës, në shembullin e Sokratit dhe Gëtes u kthye ta njohë e ta ndihmojë vendin e vet. Me t'u kthyer portretizimi i mjedisit është përrallor, por në brendi i banuar nga njerëz shëndetligë të sunduar nga Kamorra me në krye ministrin Salemboza. Shtresat e tjera janë të dijshmit, doktorët e Tiranës, familjet e pasura e të paditura dhe më e gjera, shtresa e popullit.

Karakterizimi i veprës bëhet përmes emërvënies: Dr. Gjilpëra (shqip, zhbirues); Salemboza (salep & bozë, pije orientale); Abd-el-Katl (rob gjakpirës); Ibn-el-Kelb (biri i fundrrinës); dr. Protagoras Dhalla dhe dr. Emërllahu.[3]

  1. ^ Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  2. ^ Jorgo, Kristaq (12 gusht 2007). "Dr. Gjëlpëra - Romani i (pa)përfunduar i Konicës". shqiperia.com. Shqip. - Nr. 219. fq. 42–43. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hamiti, Sabri (2013). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: Uet press. fq. 73–75. ISBN 9789995639457. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)