EdX

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
edX
EdX.svg
Webfaqjawww.edx.org
KomercialPo
Tipi i faqesShkollim Virtual
RegjistrimE detyrueshme
Gjuha(t) e gjendshmear, ca, zh, en, fr, he, id, ko, pl, pt, ru, es, th, uk
përdoruesit~20 milion (Shtator 2019)
Content licenseCopyright of edX[1]
PronariedX Inc.
Krijuar ngaMassachusetts Institute of Technology and Harvard University
Lëshuar mëMay 2012
Alexa rankPositive decrease 983 (April 2018)[2]
Gjendja e tanishmeAktiv

edX është një ofrues kursesh masive në Internet (MOOC). Ai përmban kurse në Internet të nivelit universitar nga një gamë e gjerë disiplinash ofruar studentëve në të gjithë botën, duke përfshirë këtu dhe disa kurse falas. Ai gjithashtu kryen hulumtime në të mësuar bazuar në mënyrën se si njerëzit përdorin platformën e tij. Edx është një organizatë jofitimprurëse dhe vepron në platformën falas me burim të hapur Open edX. [3]

Instituti i Teknologjisë në Massachusetts dhe Universiteti i Harvardit krijuan edX në Maj të 2012-ës. Më shumë se 140 shkolla, organizata jofitimprurëse dhe korporata japin ose planifikojnë të japin kurse në faqen e internetit të edX. [4] Që nga 29 Dhjetori 2018, edX ka rreth 18 milion studentë që ndjekin më shumë se 2,200 kurse në internet. [5]

Funksionaliteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurset e edX përbëhen nga sekuencat mësimore javore. Çdo sekuencë mësimore përbëhet nga video të shkurtra të ndërthurura me ushtrime interaktive, ku studentët mund të praktikojnë menjëherë konceptet e marra nga videot. Kurset shpesh përfshijnë video mësimore që janë të ngjashme me grupet e vogla të diskutimit në kampus, një libër PDF, dhe një forum diskutimesh, ku studentët mund të postojnë dhe rishikojnë pyetjet dhe komentet e njëri-tjetrit si dhe asistent-pedagogve. Kur është e mundshme, laboratorë virtual janë përfshirë në kurs. Për shembull, në MOOC-un e parë të edX - një kurs për elektronik dhe qarqe - studentët ndërtuan qarqe virtuale në një laborator (virtual). [6]

EdX ofron certifikata në përfundimin e suksesshëm dhe disa kurseve ju njihen kreditet. Nëse një kolegj apo universitet ofron apo jo, kredite për një kurs në internet, varet vetëm nga shkolla. [7] EdX ofron një gamë të gjërë për ndjekjen e kurseve, duke përfshirë kurse të verifikueshme ku studentët kanë mundësinë të ndjekin kursin (falas) ose të punojnë për të marr një çertifikatë të verifikuar të edX (tarifat varjojnë sipas kursit). EdX gjithashtu ofron çertifikata XSeries pas përfundimit të një seri nga dy deri në shtatë kursesh të verifikueshme në një lëndë të vetme (kostoja varet nga kurset). [8] [9]

Hulumtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç ofertave mësimore, edX përdoret për hulumtime në mësimnxënie dhe edukim në distancë duke mbledhur klikimet e nxënësve dhe duke analizuar këto të dhëna, si dhe mbledhjen e demografisë nga secili regjistrues. [7] [10] [11] [12] Një ekip studiuesish në Harvard dhe MIT, të udhëhequr nga David Pritchard dhe Lori Breslow, publikuan gjetjet e tyre fillestare në 2013-ën. [13] Shkollat dhe organizatat anëtare të EdX gjithashtu kryejnë hulumtimin e tyre duke përdorur të dhënat e mbledhura nga kurset e tyre. [14] Studimi fokusohet në përmirësimin e mbajtjes, përfundimin e kursit dhe rezultatet e mësimnxënies në kurse tradicionale të kampusit dhe në internet. [15]

edX ka bashkëpunuar me një numër partneritetesh me institucione arsimore në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Mongoli, Japoni dhe më shumë për të përdorur kurset e edX në "klasa të përziera". [14] Në modelet e mësimit të përzier, klasat tradicionale përfshijnë një komponent interaktiv në internet. Universiteti Shtetëror i San Jose-s (SJSU) bashkëpunoj me edX për të ofruar 6.00xL Hyrje në Shkenca Kompjuterike dhe Programim, si një kurs i përzier në SJSU dhe lëshoi një raport paraprak për projektin në Shkurt 2013. Rezultatet paraprake treguan një ulje të nivelit të ngeljeve në klasë krahasuar me semestrat e mëparshëm. Përqindja e studentëve që ju kërkohej të rifillonin kursin, ra nga 41% nën formatin tradicional, në 9% për ata që merrnin kursin e përzier me edX. [16] Në Pranverë 2013, Bunker Hill Community College dhe Massachusetts Bay Community College filluan një SPOC, ose një kurs të vogël privat online. Kolegjet përfshinë një kurs programimi Python të zhvilluar nga MIT në edX në kurset e tyre të shtrira në kampus, dhe raportuan rezultate pozitive. [17] [18]

Open edX është softueri me burim të hapur të i krijuar nga EdX dhe që është vënë falas në dispozicion të institucioneve të tjera të mësimit të lartë që duan të japin shërbime të ngjashme. Më 1 Qershor 2013, edX e bëri me burim të hapur të gjithë platformën e tij . [19] Kodi i platformës mund të gjendet në GitHub . [20] [21]

Softueri i serverit Open edX është krijuar pothuajse tërësisht në " Python, me Django si web application framework ." [22]

  1. ^ "edX Terms of Service" (në anglisht).
  2. ^ "Edx.org Traffic, Demographics and Competitors - Alexa". www.alexa.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2018. Marrë më 2018-03-27.
  3. ^ "About Us". edX (në anglisht).
  4. ^ "Schools and Partners". edX (në anglisht).
  5. ^ "EdX's 2018: Year in Review". edX (në anglisht). 26 dhjetor 2018. Marrë më 29 tetor 2019.
  6. ^ Studying Learning in the Worldwide Classroom: Research Into edX's First MOOC, RPA Journal, June 14, 2013, By Lori Breslow, David E. Pritchard, Jennifer DeBoer, Glenda S. Stump, Andrew D. Ho, and Daniel T. Seaton.
  7. ^ a b "edX FAQs". edX. Marrë më 26 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Verified Certificate". edX (në anglisht).
  9. ^ "XSeries". edX (në anglisht).
  10. ^ Laura Pappano (Nov. 2, 2012), "The Year of the MOOC," The New York Times.
  11. ^ Nick DeSantis (2 maj 2012). "Harvard and MIT Put $60-Million Into New Platform for Free Online Courses". The Chronicle of Higher Education. Marrë më 3 maj 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Tamar Lewin (2 maj 2012). "Harvard and M.I.T. Team Up to Offer Free Online Courses". The New York Times (në anglisht). Marrë më 3 maj 2012.
  13. ^ Studying Learning in the Worldwide Classroom: Research Into edX's First MOOC, RPA Journal, June 14, 2013, By Lori Breslow, David E. Pritchard, Jennifer DeBoer, Glenda S. Stump, Andrew D. Ho, and Daniel T. Seaton.
  14. ^ a b "edX". edX. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Faculty of Arts and Sciences/Harvard College Fun (Sept/Oct 2013), "On the Leading Edge of Teaching."
  16. ^ Ellen Junn and Cathy Cheal of San Jose State University report on the universities' efforts to incorporate MIT's Electronics and Circuits course 6.002x Little Hoover Commission Public Hearing Testimony
  17. ^ "MOOCs in the Community College: Implications for Innovation in the Classroom - Online Learning Consortium, Inc". onlinelearningconsortium.org. Arkivuar nga origjinali më 2014-08-10. Marrë më 2014-07-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "SPOCs: Small private online classes may be better than MOOCs". Slate Magazine (në anglisht).
  19. ^ "Stanford to collaborate with edX to develop a free, open source online learning platform". Stanford University (në anglisht).
  20. ^ https://github.com/edx/
  21. ^ "EdX-platform". GitHub (në anglisht).
  22. ^ "Open edX Architecture" (në anglisht). edX Inc. Marrë më 30 prill 2017.