Edmond Azemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Edmond Azemi
Ditëlindja: 10 shtator 1980
Vendlindja: Doboji, Bosnja dhe Hercegovina
Kombësia: Shqiptarë
Gjatësia: 2.01 m
Pesha: 98 kg
Pozita: Shooting guard / Small Forward
Numri: 4
Ekipi: Sigal Prishtina

Edmond Azemi (lindi më 10 shtator 1980) është basketbollistë kosovarë i cili luan për Sigal PrishtinaSuperligën e Kosovës në Basketboll dhe në Ligën Ndërkombëtare të Basketbollit në Ballkan. Edmondi është një prej basketbollistëve më të suksesshëm në historinë e Kosovës. Gjatë karrierës së tij, ai më së shumti ka luajtur në Sigal Prishtina ku fitoi 10 herë Superligën e Kosovës të Basketbollit, 9 herë Kupën e Kosovës, 3 herë Superkupën e Kosovë D dhe 1 herë Ligën e Ballkanit.

Edmondi luan në kombëtaren kosovare të basketbollit prej vitit 2011. Ai ishte pjesë i Federatës Shqiptare të Basketbollit nga viti 2004 deri më 2010. Azemi ka pasaportën kroate.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edmondi lindi në Dobojë, Bosnja dhe Hercegovina. Babai i tij është kosovarë dhe nëna e tij është kroate.[1] Ai kaloi jetën në Prishtinë dhe filloi karrierën e tij në Sigal Prishtina. Tani ai jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.[2][3]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2005-2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin 2005-2006, Edmond Azemi luajti në KB Valbona Tropojë në Ligën e Basketbollit të Shqipërisë dhe poashtu në Eurokupë ku ai ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij. Gjithashtu në sezonin 2005-2006, ai luajti në Sigal Prishtina ku mesatarisht shënoi 10,3 pikë dhe 2,6 asistime.[4] Në sezonin 2006-2007 shkoi për të luajtur për Körfuknattleiksdeild KR. Pastaj prej Islandës u kthye në Kosovë në Sigal Prishtina për të luajtur vetëm 2 sezone dhe shkoi në Maqedoni për luajtur për KK Lirija ku luajti 13 ndeshje.

Sezonet 2010-2015[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej KK Lirija, Azemi u kthye përsëri në Sigal Prishtina. Në sezonin 2013-2014, Azemi bashkë me skuadrën e tij luajtë për herë të parë në Ligën Ndërkombëtare të Basketbollit në Ballkan. Në sezonin e parë të ligës, Sigal Prishtina shkoi në finalen e katërt të ligës. Në sezonin 2014-2015, ishte ndër sezonet më të mira në histori, jo vetëm për Azemi por edhe për Sigal Prishtinën sepse gjatë kësaj sezoni fituan Ligën e Ballkanit për herë të parë dhe trofeun e Superligës së Kosovës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Edmond Azemi - Basketball - Scoresway - Results, fixtures, tables and statistics". Scoresway.com. Marrë më 2016-01-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Martohet basketbollisti Edmond Azemi - Portali Telegrafi » Portali Telegrafi". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2016. Marrë më 2016-01-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Edmond Azemi bëhet baba, ja foto e parë me beben (Foto)". GazetaBlic.com. 2015-11-16. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2016. Marrë më 2016-01-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Edmond Azemi - Spielerprofil". FuPa.net. 1996-07-18. Marrë më 2016-01-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)