Endri Shabani
Endrit Shabani | |
---|---|
Kryetar i Nismës Thurje | |
Titullar | |
Në detyrë 2020 | |
Zëvendës | Pano Soko[1] |
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës | |
Titullar | |
Në detyrë 20 qershor 2023 | |
Shumica | 6,993 (2.39%)[2] |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Endrit Skënder Shabani[3] 8 shkurt 1985 Tiranë |
Partia politike | Nisma Thurje |
Arsimimi |
|
Faqja në rrjet | endrit |
Endrit 'Endri' Shabani (lindur më 8 shkurt 1985) është akademik dhe politikan shqiptar i cili shërben si drejtues i Nismës Thurje prej vitit 2020. Ai është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës që nga viti 2023. [4] [5]
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shabani ndoqi studimet e mesme në Institutin Harry Fultz dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin Luarasi në Tiranë. Më pas, në vitin 2013, ka vazhduar masterin në drejtësi në Universitetin e Oksfordit (Pembroke College) në Mbretërinë e Bashkuar të cilin e përfundoi me notën maksimale.[6]
Në vitin 2014 Shabani fitoi bursën prestigjoze Clarendon për studime doktorale në departamentin për politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Oksford të cilat i përfundoi në vitin 2020.
Shabani ka një doktoraturë në shkenca politike nga Universiteti i Oksfordit (St Antony's College).
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 2007-2011 Shabani ka punuar si menaxher projekti për Transparency International Albania. Më pas ka qenë për rreth një vit konsulent për Këshillin e Evropës në një projekt anti-korrupsioni në Shqipëri.
Nga 2011-2013 ka punuar si pedagog në Universitetin Luarasi.
Në vitin 2015 ka punuar për disa muaj si menaxher programi për Fondacionin Shoqëria e Hapur Shqipëri. Më 2017 ka qenë konsulent i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UN Women) për Shqipërinë.
Nga 2018-2019 ka punuar si studiues dhe shkurtimisht si pedagog në Universitetin Sciences Po në Paris.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shabani ka filluar aktivizmin politik në vitin 2012 gjatë protestave kundër Ligjit për Importin e Plehrave. Më vonë i bashkohet Nismës Thurje dhe zgjidhet kryetari i saj.
Në zgjedhjet e vitit 2021 Shabani mori 1017 vota.[7]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Nisma Thurje website". nisma.al.
- ^ "2023 local election results". kqz.gov.al.
- ^ "Selfdeclaration form for the 2023 local elections" (PDF). kqz.gov.al.
- ^ "Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, zgjidhet kryetarja e tij". A2 CNN News.
- ^ "Tirana Municipal Council members". tirana.al.
- ^ "Favorizime me Fondin e Ekselencës, përfitues, fëmijë politikanësh e biznesmenësh, ekselentët mbeten pa punë".
- ^ "Zgjedhjet për Kuvend 25 prill 2021 - Rezultatet".