Endri Xhafo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Endri Xhafo
Endri Xhafo
U lind në12 maj 1979
KombësiaShqiptar
Profesionigazetar

Endri Xhafo (lindur më 12 maj 1976Tiranë, Shqipëri) është një gazetar shqiptar.

Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është diplomuar për gazetari në korrik të vitit 1998 pranë Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-FilologjisëUniversitetit të Tiranës. Është gjithashtu titullar i një Masteri për "Politika kombëtare dhe politika europiane të shteteve të Bashkimit europian" pranë Universitetit Paris 3 Sorbonne Nouvelle (Francë). Flet shqip, frëngjisht, italisht e anglisht.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej nëntorit 2020 Endri Xhafo është autor/drejtues (producer/presenter) i programit të aktualitetit LOG. në televizionin ABC, Tiranë, Shqipëri. Programi transmetohet live çdo të hënë, të martë e të enjte në orën 21.00.[1] Më herët ka qenë autor/drejtues i programit "I ftuari" në A2 CNN,[2] producent ekzekutiv dhe më pas drejtor i informacionit në Top Channel,[3] drejtues i programit "Studio ABC" në ABC News,[4] dhe në sezonin televiziv 2012-2013 autor/drejtues i emisionit të mëngjesit "Mëngjes me Endrin" në Albanian Screen TV.[5] Në periudhën 2006-2012 punoi si reporter pranë Departamentit të Informacionit të Top Channel. Ka botuar rregullisht opinione në të përditshmen "Shqip", revistën "Java", etj. Po ashtu ka qenë pedagog i jashtëm i lëndës "Eurogazetari" pranë Albanian University. Eksperiencat e para profesionale i ka filluar në vitet '90 në shtypin e shkruar, në gazeta dhe revista si "Zëri i Rinisë", "Tribuna", "RD", "Albania", "Koha Jonë", "Blic" apo televizioni "Klan"; në radiot "Tirana", "Radio Ime" dhe "Kontakt".

Eshtë autor i disa telereportazheve dhe dokumentarëve, ndër të cilët dokumentari "Endrra e bukur e Invës" (nëntor 2009) mbi sopranon Inva Mula, me fotografi të Erjon Muharremit, i projektuar premierë në "Imperial Cinemas-Sheraton Tirana" në prani të vetë sopranos, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesve të trupit diplomatik, artistëve dhe figurave të shquara të ekranit dhe i transmetuar nga Top Channel dhe paketa DigitAlb, si pjesë e fondit të dokumentarëve artistikë të kësaj kompanie.[6]

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Endri Xhafo është vlerësuar në vitin 2010 me çmimin "Reporteri i Vitit" nga Akademia e Vlerësimit Vjetor të Produktit Kombëtar Radio-Televiziv. Kurse në mars të vitit 2012 Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e shpalli "Personalitet i Vitit i Frankofonisë".[7] Në periudhën 2019-2021 ka qenë anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, si përfaqësues i shoqërisë civile emëruar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.[8]

  1. ^ "Log". Abc News. Marrë më 2021-10-22.
  2. ^ "I FTUARI | VIDEO". a2news.com. Marrë më 2021-10-22.
  3. ^ "Sokol Balla, jo më drejtor Informacioni; vazhdon drejtimin e Top Story". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-10-22.
  4. ^ "endri xhafo studio abc - Kërko në Google". www.google.com. Marrë më 2021-10-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "'Misteret' e sezonit të ri televiziv | ResPublica". www.respublica.al (në anglisht). Marrë më 2021-10-22.
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2013. Marrë më 27 nëntor 2014. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ http://www.keminet.net/~minfagov/index.php?option=com_content&view=article&id=8027%3Azhvillohet-ne-mpj-pritja-e-pervitshme-me-rastin-e-dites-nderkombetare-te-frankofonise&catid=112%3Alajme&lang=sq[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Universiteti i Mjekësisë - Bordi i Administrimit". Ministria e Arsimit dhe Sportit. Marrë më 2021-10-22.