Engjëll Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ëngjëll Hoxha
U lind në12 gusht 1994
KombësiaShqiptar
ShkollimiAkademia e Arteve
ProfesioniAktor, humorist
Vite aktiviteti2015-sot

Engjëll Hoxha (lindur më 12 gusht 1994 në Peshkopi) është aktor dhe humorist shqiptar. Ai është i diplomuar në Akademinë e Arteve, Tiranë dega aktrim dhe aktualisht ushtron profesionin e tij artistik si aktor dhe humorist.[1]

Jeta dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollimin e mesëm e ka kryer në Peshkopi në shkollën "Seid Najdeni" dhe më pas, në vitin 2016 ai u diplomua në degën Aktrim në Akademinë e Arteve, Tiranë. Në vitin 2018 përfundoi studimet Master në degën Aktrim në Akademinë e Arteve.

Pas përfundimit të studimeve, ai arriti të ishte pjesë e aktorëve të humorit në emisionin ‘Portokalli’ në Top Channel. Aftësitë e tij e bëjnë të dallojë dhe ai mori pjesë në një sërë filmash si ‘I Love Tropoja’ dhe ‘Seriali HOT’.[2] Në rubrikën ‘Puppets’ të emisionit ‘E Diell’ në Top Channel u dallua për aftësitë e tij.

Në vitin 2021 u nominua për çmimet Kult në 5 shfaqje.[3]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Roli Shënime
2015 Portokalli Diku, Ujku Cerrikut, Zogu i Tiranes Emision (Top Channel)
2019-20 Puppets Lali&Luli Emision (Top Channel)
2020 I Love Tropoja Kameramani Film
2021 Seriali HOT Zyrtari Film

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Teatri dhe televizioni, Ëngjëll Hoxha, aktori që paralajmëron diçka të madhe, ja surprizat e emisionit". Gazeta Shqiptare. 1 tetor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Ermal Mamaqi zbulon emrat e njohur që do të jenë pjesë e serialit H.O.T". Class Lifestyle. 17 maj 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Engjëll Hoxha: "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane", një komedi që u flet shqiptarëve..." Sot. 15 shkurt 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]