Shko te përmbajtja

Enver Idrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Enver Idrizi

Enver Idrizi (lindur më 4 gusht 1966) është një ish -karateist kroat me prejardhje shqiptare dhe ish-kampion i botës. [1]

Enver Idrizi është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, [2] i lindur në Shkup . [1] Ai ishte kampion i Jugosllavisë në karate në moshën 16 vjeçare. Dita kur fitoi medaljen e tij të parë për Kroacinë ishte dita kur Kroacia u njoh zyrtarisht si një vend i pavarur. Për shkak të tij, karateja është bërë një sport popullor në Kroaci pasi që nga pavarësia e Kroacisë ka sjellë shumë trofe. Ai performoi edhe në kick-box. Enveri fitoi disa medalje për ekipin kroat të karatesë.

Ai ndër të tjera ishte kampion i Botës dhe i Europës në kategorinë absolute. Në Kupën e Botës 1995, për shkak të një incidenti të shkaktuar nga Enver Idrizi dhe tifozët e tij, Shoqata Kroate e Karatesë u pezullua për dy vjet. Pas vitit 2000 ishte akuzuar se ka marrë pjesë në trajnimin e pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë, për këtë arsye ka refuzuar të performojë në Serbi.

Është fakt që ai është përballur dhe madje e ka mundur Chuck Norrisin madje dy herë.[3] Enveri luajti një rol në filmin e vitit 1996 Mos më harro, me regji të Jakov Sedlar.

Idrizi është marrës i Urdhrit të Danica Hrvatska me fytyrën e Franjo Buçarit . [4]

Ai gjithashtu njihet edhe për influencën e tij në sferen e politikës. Enver Idrizi ëshë parë shumë herë në prezencë të Presidentëve të shteteve të ndryshme (Kroacisë,Kosovës,Shqipërisë,Malit të Zi, Maqedonisë, etj. Madje është dekoruar si Qytetar nderi dhe krenari e kombit nga shumica e tyre (https://telegrafi.com/enver-idrizi-dekorohet-titullin-mjeshter-madh-fotovideo/) (https://www.botasot.info/lajme/1092008/kampioni-boteror-enver-idrizi-perkujton-presidentin-historik-rugova-ky-burre-i-madh-ismajl-qemajli-i-kosoves/), të njëjtit kan shprehur se kanë mardhënie vllazërore me të. Ai gjithashtu është parë me Numrin një te (CIA) John Ratcliffe. (https://www.botasot.info/diaspora/1297764/kampioni-boteror-i-karatese-enver-idrizi-nuk-e-fsheh-gezimin-per-emerimin-e-mikut-te-shqiptareve-ne-krye-te-cia-s/). Ai gjithashtu është shpallur qytetar nderi në pothuajse të gjitha Qytetet Shqiptare në mbarë botën.Enver Idrizi është pritur edhe në vizit zyrtare nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku është nderuar me Mirënjohje per angazhimin e tij në sport dhe inovacionet që ai i ofroi sportit të cilin e dominoi.Ai aktualisht jeton ne Dusseldorf të Gjermanisë por shumicën e kohës ende e kalon në angazhim për kauzat kombëtare dhe gjithmonë prezent në kohrat më të vështira kur atdheu ka nevojë. Ai është propozuar disa herë nga disa qeveri të ndryshme për titullin e Ministrit të Sportit, porpozim të cilin duket se ai e ka refuzuar duke mos dashur te pozicionohet asnjëherë politikisht.Në Maqedonin e Veriut dy salla sportive mbajnë emrin e tij dhe rruga në Saraj të Shkupit ku ai u lind. 

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 "Idrizi, Enver". Croatian Encyclopedia (në kroatisht). Marrë më 19 mars 2020.
  2. "The Mayor of the Municipality of Cair Mr.Ganiu welcomed the world champion of Karate, Enver Idrizi". cair.gov.mk. Čair Municipality. 12 shtator 2018. Marrë më 19 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Osvojio prvu hrvatsku medalju i dvaput pobijedio Chucka Norrisa!
  4. "Odluka kojom se odlikuju Redom Danice hrvatske s likom Franje Bučara". Narodne novine (në kroatisht). 1995 (46). 7 korrik 1995. Marrë më 19 mars 2020.