Ergi Dini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ergi Dini
U lind në15 tetor 1994
Shkodër, Shqipëri
Vdiq21 nëntor 2016 (22 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
Shkaku i vdekjesAksident rrugor
KombësiaShqiptar
ProfesioniKëngëtar
Vite aktiviteti2013-2016

Ergi Dini (15 tetor 1994 – 21 nëntor 2016) ishte një këngëtar i njohur dhe fitues i sezonit të tretë të X Factor Albania.[1] Dini ka lindur në Shkodër, Shqipëri më 15 tetor 1994 dhe filloi të këndonte si solist në festivalet e fëmijëve. Ai ishte vëllai i këngëtares së njohur Barbana Dini. Ergi Dini ndoqi Liceun Artistik "Jordan Misja"Tiranë.

Viti 2013 shënoi një kthesë në karrierën e Dinit. Ai vendosi të paraqitet në audicionet e X Factor Albania ku u dallua për timbrin e zërit, potencën vokale dhe interpretimin e këngëve. Puna e tij u vlerësua shumë nga juria e X Factor dhe u konsiderua gjithmonë si fituesi më i mundshëm i këtij konkursi.

Më 23 shkurt 2014, Ergi Dini u shpall fitues i sezonit të tretë të X Factor. Sara, konkurrentja e 3-të nga Italia, u rendit e 3-ta ndër më të mirat, për të mbetur në garën e fortë mes dy djemve si Ergi Dini dhe Senad Rrahmani. Me shumicën e votave të publikut, Dini arriti të dalë fitues, duke e bërë kështu fituese për herë të dytë mentoren e tij Tunën.

Më datën 9 prill 2015, Ergi Dini publikon videoklipin "Morfinë". Kjo ishte kënga dhe videoklipi i parë i artistit shkodran. Kënga është kënduar në gegërisht dhe është kuruar me shumë kujdes.

Në shtator 2015, Ergi Dini merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Pa Frymë", me muzikë dhe tekst të vetë Dinit dhe orkestruar nga Darko Dimitrov.

Më datën 15 prill 2016, Ergi Dini publikon videoklipin "Asnji Gram". Muzika dhe teksti janë shkruar nga vetë Dini, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Alandy. Videoklipi është realizuar nga Max Production.

Ergi Dini vdiq më 21 nëntor 2016 në një aksident me motor në Tiranë.[2]

Më datën 15 tetor 2019, një videoklip pas vdekjes "Ku Je?" u publikua në bashkëpunim me Barbana Dinin. Muzika e këngës u punua nga Ergi Dini, teksti u shkrua nga Ergi Dini & Pandi Laço, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi është realizuar nga MAX Production. Pas 3 vitesh, Barbara Dini ka përmbushur amanetin e vëllait të saj, duke bërë të mundur që ajo të prezantojë këngën në bashkëpunim me vëllain e saj të ndjerë në ditën e ditëlindjes së tij të njëzetepestë. Kënga u promovua në studion e emisionit “Rudina”, ku Barbara shoqërohej nga heroi i saj, siç e konsideron të atin, zotin Dashamir Dinin.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngë teke[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ain't no sunshine (feat. Tuna)
  • Angie
  • Asnji gram
  • Can't take my eyes off you
  • Dimni
  • Funikuli Funikula
  • Granada
  • I got the dream
  • Ku je (feat. Barbana Dini)
  • Man's world
  • Morphine
  • Pa fryme
  • Refuzoj
  • Show must go on
  • Sweet dreams
  • Unchain my heart

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ergi Dini :: Biografia".
  2. ^ "The winner of X-Factor Albania dies in a tragic accident | Independent Balkan News Agency" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-12-12.