Shko te përmbajtja

Erion Veliaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Erion Veliaj
Kryetari i 42-të i Tiranës
Titullar
Në detyrë
21 korrik 2015
Paraprirë ngaLulzim Basha
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale
Në detyrë
15 shtator 2013  30 prill 2015[1]
Paraprirë ngaSpiro Ksera
Pasuar ngaBlendi Klosi
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më17 dhjetor 1979
Tiranë, Shqipëri
Partia politikeG99 (2008–2010)[2]
Partia Socialiste (2010–present)
VendbanimiTirana
ShkollimiGrand Valley State University,[3] Universiteti i Suseksit
Nënshkrimi

Erion Veliaj (lindur më 17 dhjetor 1979) është një politikan shqiptar dhe kryetari i tanishëm i Bashkisë së Tiranës.[4] Pas një hetimi disamujor nga SPAK, ai u arrestua më datë 10 shkurt 2025 dhe iu caktua masa e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.[5][6][7]

Veliaj është nga një familje myslimane e cila së pari la Islamin dhe më vonë u bë ateist. Duke u lidhur me misionarët nga Shtetet e Bashkuara, Erion Veliaj u kthye në Evangjelikalizëm.[8] Organizata e tij MJAFT! tregoi në faqet e saj karikaturat e diskutueshme të profetit Muhamed.[9]

Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

Veliaj flet gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh gjuhën gjermane dhe atë frënge.[10]

Erion Veliaj në Wikipedia Weekend Tirana 2015

Debati publik rreth artikullit në Huffington Post

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në artikullin e botuar në gazetën e majtë amerikane Huffington Post më 26 qershor 2007 Erion veliaj shkruante:

Në kohën kur popullariteti i Presidentit amerikan është në pikën më të ulët në SHBA dhe kur vizitat e tij përballen me protesta, fshatarët tanë shumica myslimanë, zbritën në rrugë me flamuj amerikanë, dhe u rreshtuan për ta mbushur atë me lëvdata.[11]
Huffington Post, 26 qershor 2007.

Ky karakterizim i shqiptarëve ngjalli reagime të shumta në mediat shqiptare, veçanërisht në rrjetet sociale ku me tone të ashpra kritikohej paraqitja e shqiptarëve si fshatarë myslimanë duke e quajtur ate një fyerje, dhe kritikohej gjithashtu qendrimi kritik i Veliajt ndaj pritjes qe i bënë shqiptarët Presidentit amerikan George W. Bush.

Debati publik rreth martesës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpenzimet e martesës së Veliajt me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, janë deklaruar dhe faturuar si një aktivitet kulturor me shpenzime shtetërore/publike, çka sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.[12]

Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.[13]

Në datën 16 shtator 2014, Veliaj deklaron që shpenzimet e dasmës i kanë paguar prindërit e tij.[14]

Përgënjeshtrimi i çmimit të OKB

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e OKB-së “Bridge for Cities 4.0” të mbajtur në Vienë në shtator 2019, kryebashkiaku Veliaj shpërndau lajmin në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale se Tirana është vlerësuar nga ky institucion si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare"- është shprehur kryetari Veliaj në postimin e tij.[15]

Lajmi i dhënies së këtij çmimi është verifikuar nga portali Faktoje.al, të cilët nxorrën në pah se asnjë çmim nuk iu dorëzua kryebashkiakut të Tiranës gjatë konferencës.[16]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "SOT DORËHIQET VELIAJ, TAKON STAFIN E MINISTRISË TEK MUZEU KOMBËTAR". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 27 maj 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Veliaj dorëhiqet nga G99, bashkohet me PS-në". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 17 janar 2017.
  3. "Veliaj merr titullin "Honoris Causa" në Universitetin "Grand Valley" në SHBA". top-channel.tv. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  4. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2016. Marrë më 28 dhjetor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. "VIDEO/ Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj". BalkanWeb. 10 shkurt 2025.
  6. "Video/ Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH". Top Channel. 10 shkurt 2025.
  7. "NJOFTIM PËR SHTYP Datë 10.02.2025". SPAK. 10 shkurt 2025.
  8. Ernst, Andreas (2017-07-12). "Ein Segen für Albanien". Neue Zürcher Zeitung (në gjermanisht). Marrë më 2017-08-13.
  9. Jazexhi, Olsi (dhjetor 2007). "The Political Exploitation of Islamophobia in post–communist Albania". Olsi Jazexhi (në anglisht). Marrë më 2016-11-07.
  10. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2015. Marrë më 11 janar 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. "Uashingtoni nuk duhet të gënjehet nga mikpritja euforike që Shqipëria i bëri Presidentit Bush" Huffington Post 26 qershor 2007
  12. Thellohet skandali Veliaj, dasma faturohet si aktivitet kulturor, Agjencia e Lajmeve Sot, 12 shtator 2014
  13. Veliaj kërcënon Agon Channel: Do ju bëj armike me qeverinë pa shkak, po shkatërroni dasmën time Arkivuar 7 maj 2015 tek Wayback Machine, Gazeta 55, 17 shtator 2014
  14. Veliaj: Dasma me shpenzime modeste i paguan prindërit
  15. "Tirana përzgjidhet nga OKB si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare". Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2019. Marrë më 23 tetor 2019.
  16. Bllofi i mediave të Veliajt/ Prova se nuk ka marrë asnjë çmim në Vjenë