Jump to content

Ermal Dredha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ermal Dredha
Lindi15 Tetor 1977
KombësiaShqiptar
ArsimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniDiplomat, Politikan
Vite aktiviteti1999 – vijon
Njohur përKandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë në Zgjedhjet Lokale 2023 për qytetin e Vlorës; Ambasador i Republikës së ShqipërisëEmiratet e Bashkuara Arabe[1]
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë

Ermal Dredha është një diplomat dhe politikan shqiptar me përvojë. Ai ka mbajtur pozita të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka përvojë të gjërë në marrëdhëniet ndërkombëtare, protokollin shtetëror si dhe në menaxhim. I zotë në disa gjuhë, Dredha ka ndërtuar një karrierë të shquar në përfaqësimin e interesave të Shqipërisë dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në prill të vitit 2023, ai u emërua si kandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë. për Zgjedhjet Lokale të vitit 2023 për Bashkinë e Vlorës.[2] Ermali vjen nga një familje intelektualësh, ku babai i tij, Neki Dredha ka qënë një figurë e shquar e qytetit të Vlorës.

Jeta dhe arsimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ermal Dredha lindi më 15 tetor 1977 në Shqipëri. Ai ndoqi arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, ku u diplomua në studimet Bachelor për Gjuhën Italiane/Anglisht nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ndërmjet viteve 1996 dhe 2000. Në vitin 2000, ai gjithashtu mori një certifikatë nga Instituti i Teknologjisë së Informacionit në Tiranë, Shqipëri. Dredha vazhdoi të zhvillonte aftësitë e tij gjuhësore dhe ekspertizën profesionale përmes një kursi profesional për gjuhën angleze në Toronto, Kanada në vitin 2003, si dhe një diplomë nga Ministria e Jashtme Japoneze në Osaka, Japoni, me fokus në gjuhën, historinë dhe kulturën japoneze në vitet 2004-2005. Ai gjithashtu ndoqi një kurs të veçantë për Menaxhimin e Ngjarjeve të Mëdha nga Shkolla Europiane e Ekonomisë në Londër, Mbretëria e Bashkuar, në vitet 2006-2007.

Ermal Dredha filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1999 si përkthyes për gazetarët italianë në Tiranë, Shqipëri gjatë krizës së Kosovës. Në vitin 2000, ai mori rolin e asistentit dhe menaxherit të përgjithshëm të arkivit kompjuterik në Bashkëpunimin Italian në Tiranë, ku ishte përgjegjës për zbatimit e projekteve të infrastrukturës së furnizimit me ujë në Shqipëri.

Dredha u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë në vitin 2002, duke shërbyer si asistent personal i Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme deri në vitin 2003.

Më pas, ai u bë drejtues i sektorit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit, MPJ në vitin 2004, dhe më vonë në Departamentin e Protokollit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) nga shtatori 2004.

Në dhjetor 2010, ai u emërua si Drejtues i Seksionit Ceremonial (Protokoll Shtetëror) në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dredha vazhdoi të përparonte në karrierën e tij diplomatike, duke u bërë Drejtor i Protokollit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga shkurti 2011 deri në nëntor 2013. Në Nëntor 2013 deri në Nëntor 2016 ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Ambasadës së Shqipërisë në Bari, Itali.[3]

Prej majit 2016[4] deri në mars 2023[5], ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së ShqipërisëAbu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

prill të vitit 2023, Ermal Dredha u emërua si kandidat për Zgjedhjet Lokale të vitit 2023 për Bashkinë e Vlorës, përfaqësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.[6][7]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Lista_e_ambasadorëve_të_Shqipërisë_në_Emiratet_e_Bashkuara_Arabe
  2. ^ https://euronews.al/emri-zgjidhet-kandidati-i-partise-socialiste-per-bashkine-e-vlores/
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 prill 2023. Marrë më 12 prill 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ https://telegraf.al/politike/nishani-dekreton-4-ambasadore-ja-levizjet-ne-diplomaci/
  5. ^ https://president.al/presidenti-begaj-dekreton-lirimin-nga-detyra-te-ambasadorit-te-jashtezakonshem-dhe-fuqiplote-te-republikes-se-shqiperise-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe
  6. ^ https://kqz.gov.al/2023/04/05/zgjedhjet-vendore-2023-rregjistrohen-28-kandidate-per-kryetar-bashkie/
  7. ^ https://top-channel.tv/2023/03/28/kandidati-socialist-per-vloren-ermal-dredha-prezantohet-para-strukturave-te-ps/