Euridika I e Maqedonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Filipeoni në Olimp, në Greqi, ku një herë dhe një kohë ishin vendosur statujat e Euridikës I dhe familjes së saj.

Euridika I e Maqedonisë (Greqisht: Εὐρυδίκη – nga ευρύς eurys, "e gjerë" dhe δίκη dike, "ligji; drejtësia", fjalë për fjalë "drejtësi e gjërë") ishte një mbretëreshë maqedonase, gruaja e mbretit Amyntas III i Maqedonisë.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo ishte vajza e Sirras, Mbret i Lynkestëve, në Maqedoninë e Sipërme. Ndërsa dukshëm që nëpërmjet nënës së saj, Irras, ishte pasardhëse nga një degë e fisit grek Bacchiadae, me origjinë nga Korinthi,[1][2][3][4] ka mundësi të ketë edhe prejardhje ilire.[5][6][7][8] Euridika kishte katër fëmijë: Aleksandri II, Perdika III, Filipi II, e ku të gjithë prej tyre do të kurorëzohen mbretër, një vajzë me emrin Eurona, dhe përmes birit të saj Filipit, ishte edhe gjyshja e Lekës së Madh, nga babai.[8][9] Të dhënat letrare, përshkruese dhe arkeologjike tregojnë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën publike maqedonase dhe se ka vepruar në mënyrë agresive në arenën politike.

Aktiviteti politik i Euridikës shënon një pikë kthese në historinë e Maqedonisë antike. Ajo është mbretëresha e parë e cila u morr me aktivitete politike duke ushtruar me sukses ndikimin e saj politik.[10]

Euridika ishte gjithashtu shumë aktive në ushtrimin e aktiviteteve të kultit. Ajo mund të ketë financuar ndërtimin e tempullit të kultit të Eucleas në Vergina. Ajo kishte bërë një dedikim polietisi (πολιετισι) për gratë, dhe ndoshta për Muzat, në shenjë të mirënjohjes për arsimimin që ajo kishte fituar.[10]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Plant, Ian Michael (2004). Women Writers of Ancient Greece and Rome: An Anthology (në anglisht). University of Oklahoma Press. fq. 43. ISBN 978-0806136219.
  2. ^ Strabo, Στράβων. Geographica  (në greqisht). Vëll. 7 – nëpërmjet Wikisource. οἱ δὲ Λυγκῆσται ὑπ᾽ Ἀρραβαίωι ἐγένοντο, τοῦ Βακχιαδῶν γένους ὄντι· τούτου δ᾽ ἦν θυγατριδῆ ἡ Φιλίππου μήτηρ τοῦ Ἀμύντου Εὐρυδίκη, Ἴρρα δὲ θυγάτηρ
  3. ^ Lightman, Marjorie; Lightman, Benjamin (2007). A to Z of Ancient Greek and Roman Women. Facts on File. fq. 126. ISBN 978-0816067107. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Kapetanopoulos, Elias (1994). "Sirras" (PDF). The Ancient World (në anglisht). Ares Publishers. XXV (1, Alexander the Great, VIII): 9–14. ISSN 0160-9645. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2020. Marrë më 24 dhjetor 2023.
  5. ^ Sarah B. Pomeroy; Stanley M. Burstein; Walter Donlan; Jennifer Tolbert Roberts (2007). ANCIENT GREECE: A Political, Social, and Cultural History (në anglisht). Oxford University Press, USA. fq. 410. Marrë më 19 janar 2011.
  6. ^ "Suda On Line: Byzantine Lexicography – "Karanos"". www.stoa.org. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 2011-01-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Smith, William. "A Dictionary of Greek and Roman biography and mythology. By various writers. Ed. by William Smith. Illustrated by numerous engravings on wood". Digital Collections. Marrë më 2011-01-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b "Alexander the Great". encyclopedia.com. 2004. Marrë më 13 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Epitome of the Philippic History of Pompeius Trogus - Book 7, Chapter IV: Family of Amyntas". www.forumromanum.org. 2004. Marrë më 17 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Carney, Elizabeth Donnelly (2000). Women and Monarchy in Macedonia. University of Oklahoma Press. ISBN 0-8061-3212-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]