Ezgi Eyüboğlu
Ezgi Eyüboğlu | |
|---|---|
| Lindi | Ezgi Eyüboğlu 15 qershor 1988 İstanbul, Turkey |
| Profesioni | Actress |
| Vitet aktive | 2010–present |
Ezgi Eyüboğlu (lindur më 15 qershor 1988) është një aktore turke.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eyüboğlu ka lindur më 15 qershor 1988 në Stamboll, Turqi si Ezgi Eyüboğlu. Babai i saj është një bankier, dhe nëna e saj është një mësuese kimie. Të afërmit e gjyshit të saj nga babai janë Bedri Rahmi Eyüboğlu dhe Sabahattin Eyüboğlu . Familja e saj nga nëna është emigrante shqiptare.[1][2] Pas përfundimit të diplomimit në Universitetin e Stambollit, Departamenti i Ekonomisë, ajo përfundoi masterin për aktrim të avancuar në Universitetin Bahçeşehir.[3][4]
Ajo filloi të aktrojë në vitin 2010, kur së pari luajti në disa reklama. Më pas në vitin 2011 mori një rol në serialin Kalbim Seni Seçti. Kështu ajo i ka hyrë tërësisht aktrimit.[3] Në vitin 2012, ajo u bë e njohur nga seriali historik i trillimeve Muhteşem Yüzyıl, duke luajtur rolin e Aybige Hatun, një princesh e Krimesë.[5][4][6] Njëkohësisht, ajo luajti rolin e Zeynep në serialin Sudan Bıkmış Balıklar. Në vitet 2013-2014 ka luajtur rolin e Cemre Arsoy në serialin İntikam. Në vitin 2014 ajo luajti në serialin Yasak dhe Ulan Istanbul.[3] Në vitin 2015, ajo portretizoi personazhin e Kumsal Güçlu në serialin Adı Mutuluk së bashku me kolegun e saj Kaan Yıldırım.[7][6] Në 2017-2018, ajo përshkroi personazhin e Melike (Ahsen) në serialin historik të trillimeve Payitaht: Abdülhamid.[5][3][4] Në vitin 2018, ajo portretizoi personazhin e Çilekut në filmin komedi Yol Arkadaşım 2.[8][6]
Më 14 maj 2016, Eyüboğlu u martua me Kaan Yıldırım në rezidencën Esma Sulltan që ndodhet në Ortaköy. Megjithatë, çifti u divorcua më 26 qershor 2019.[5][4]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Televizioni | ||
|---|---|---|
| viti | Titulli | Roli |
| 2011 | Kalbim Seni Seçti | Derin |
| 2012 | Muhteşem Yüzyıl | Aybige Hatun |
| 2012 | Sudan Bıkmış Balıklar | Zejnep |
| 2013–2014 | İntikam | Cemre Arsoy |
| 2014 | Yasak | Asude |
| 2014 | Ulan Stamboll | Ada Akça |
| 2015 | Adı Mutluluk | Kumsal Güçlü |
| 2017–2018 | Payitaht: Abdülhamid | Melike (Ahsen) |
| 2019 | Bir Aile Hikayesi | Nil |
| 2021–2022 | Teşkilat | Ceren (Ajşe) |
| Film | ||
| viti | Titulli | Roli |
| 2017 | Aşkın Gören Gözlere İhtiyacı Yok | Nihal |
| 2018 | Yol Arkadaşım 2 | Çilek |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ezgi Eyüboğlu tek IMDb
- Ezgi Eyüboğlu në Instagram
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ezgi Eyüboğlu ile Oyunculuk ve Bakım Üzerine!". 22 gusht 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Ezgi Eyüboğlu: Hayatı Iskalamayı Sevmiyorum".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 "Ezgi Eyüboğlu kimdir? Ezgi Eyüboğlu kaç yaşında?". Sözcü. 28 qershor 2020. Marrë më 9 korrik 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 "Ezgi Eyüboğlu kimdir?". Sabah. Marrë më 9 korrik 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 "Ezgi Eyüboğlu kimdir, nereli ve kaç yaşında?". Haberturk. 27 qershor 2019. Marrë më 9 korrik 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 "Ezgi Eyüboğlu kimdir, kaç yaşında ve nereli? İşte Ezgi Eyüboğlu'nun oynadığı Diziler". Hürriyet. 17 shkurt 2020. Marrë më 25 nëntor 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Ezgi Eyüboğlu Kimdir?". superhaber. 7 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2020. Marrë më 9 korrik 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Yol Arkadaşım 2 oyuncuları kimdir ve nerede çekildi? Yol Arkadaşım 2 Oyuncu Kadrosu ve Konusu". Hürriyet. 8 tetor 2020. Marrë më 25 nëntor 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)