Fatmir Xhafaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj.jpg
Ministër i Brendshëm
12 mars 2017 – 22 maj 2017
Paraardhësi: Sajmir Tahiri
Pasardhësi: Dritan Demiraj
16 shtator 2017 – 6 nëntor 2018
Paraardhësi: Dritan Demiraj
Pasardhësi: Sandër Lleshi
Të dhënat personale
Lindi më: 17 maj 1959
Lindi në: Mërkurth, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: shqiptar
Profesioni: nëpunës

Fatmir Xhafaj ka lindur me 17 maj 1959. Deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Është diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka ushtruar profesionin e juristit dhe avokatit. Pas angazhimit të tij në politikë, Fatmir Xhafaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, dhe Ministër i Drejtësisë. Ka mbajtur postin e Sekretarit për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste dhe është anëtar i Kryesisë së Partisë, po ashtu si Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ai është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në datën 24 mars 2017.[1],

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Fatmir Xhafaj". Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 mars 2016. Marrë më 29 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)