G7

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Grupi prej 7 dhe Bashkimi Europian
The G7-nations and the European Union in the world map
 Canada
Kryeministër Stephen Harper
 France
President Emanuele Macron
 Germany
(2015 Chair)
Kancelare Angela Merkel
 Italy
 Kryeministër Paolo Gentiloni
Flag of Japan.svg Japoni
Kryeministër Shinzō Abe
 United Kingdom
Kryeministër Theresa May
 United States
President Donald Trump
Flag of Europe.svg Bashkimi Europian
President i Këshilit Donald Tusk
President i Komisionit Jean-Claude Juncker

Grupi prej 7 (G7) është një grup i përbërë nga ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qëndrore të 7 vendeve të zhvilluara ekonomikisht, siq janë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të cilët mblidhen dhe diskutojnë qështje ekonomike. Nuk mund të themi se në këtë grup bëjnë pjesë vendet të cilat kanë GDP më të lartë në botë. Sidoqoftë shtetet anëtare në G7 paraqesin më shumë se 64% të pasurisë botërore

Samiti tjetër i radhës së G7 do mbahet në Japoni në vitin 2016. Disa nga takimet e fundit të G7 përfshijnë takimin në maj të 2013 në Aylesbury, takimi në mars të 2014 në Holandë etj. Takimi më i fundit, i cili njëkohësisht ishte edhe samiti i 41, u mbajt në Krün të Gjermanisë gjatë datës 7-8 qershor 2015.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Paraardhëse e G7 ka qenë ‚Grupi prej 6‘, i themeluar në vitin 1975 i cili përbëhej nga ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të Francës, Gjermanisë Përendimore, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Këta u ftuan nga Giscard d’EstaingRambuje të Parisit (Chateau of Ramboulliet) dhe qëllimi ishte diskutimi i qështjeve botërore (atë kohë të dominuara nga kriza e naftës). Kanada u bë anëtari i shtatë në vitin 1976, ku pas kësaj u përdor emri ‚Grupi 7‘ ose G7.

Pas samitit të G7 në Napoli të Italisë, zyrtarë rus organizuan takime të veqanta me udhëheqësit e G7. Kështu që pas vitit 1997 Rusia u ftua formalisht në samitin e radhës ku edhe zyrtarisht u bashkua me grupin në vitin 1998 duke formuar kështu një grup të ri, Grupi prej 8 (G8).

Funksioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Organizata fillimisht u krijua në mënyrë që të shkëmbeheshin ide rreth iniciativave makroekonomike për kolapsin e shëndrrimit valutor të vitit 1971, krizën e energjisë së vitit 1970 dhe recesionit.

Qëllimi ishtë formimi i politikave ekonomike nga shtete anëtare për të monitoruar zhvillimet në ekonominë botërore.

Puna[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga viti 1975, anëtarët e grupit organizojnë samite për të diskutuar politikat ekonomike; që nga 1987 ministrat e finanacave të G7 janë takuar së paku 4 herë gjatë vitit në samite të tilla. 

Në vitin 1996, lëshoi një iniciativë për 42 vendet me varfëri të skajshme. 

Në vitin 1999, G7 vendosi të përfshihet më drejtpërdrejtë në menaxhimin e sistemit ndërkombëtar monetar. 

Në vitin 2008 dhe 2009, G7 u takuan në Washington përkatësisht në Romë, për të diskutuar rreth krizës financiare globale të viteve 2007-2010. Gjatë këtij takimi grupi prej ministrave të financave vendosën që të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të tejkaluar krizën. 

Me 2 mars 2014, G7 dënuan Federatën Ruse për shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. G7 prononcuan se Fondi Monetar Ndërkombëtar mbetet institucioni më së miri i përgatitur për të ndihmuar Ukrainën rreth sfidave ekonomike të saj. 

Me 24 mars 2014, G7 organizuan një takim urgjent, si përgjigje e aneksimit të Krimesë nga Federata Ruse. Ky samit u mbajt në Hagë të Holandës dhe ishte takimi i parë i G7 i cili nuk u mbajt në ndonjërin nga vendet anëtare.

Me 4 qershor 2014, udhëheqësit e samitit të G7 në Bruksel, dënuan Moskën për vazhdimin e shkeljes së sovranitetit të Ukrainës, dhe prononcuan se ishin të gatshëm të marrin sanksione të mëtutjeshme për Rusinë. Ky ishte takimi i parë që nga dëbimi i Rusisë nga grupi për shkak të aneksimit të Krimesë në mars.  

Kritikat[redakto | redakto tekstin burimor]

G7 është kritikuar për rritjen e deficitit reprezentues. G7 nuk përfshinë katër nga njëmbëdhjetë fuqitë më të mëdha ekonomikë botërore(Brazili, India, Rusia, dhe ekonominë e dytë më të zhvilluar, Kinën). Kanada e cila është anëtare e G7, për momentin ndodhet në vendin e 11 në listën e shteteve të renditura sipas GDP të tyre. Walden Bello e quan G7 një institucion jo-demokratik. Po ashtu ka pasur kritika për mungesë të transparencës nga Leo Van Houtven, Sekretari i Fondit Monetar prej vitit 1977 deri më 1996. 

Të dhëna për shtetet anëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtari Trade mil. USD (2014) Nom.GDP mil. USD (2014) PPP GDP mil. USD (2014) Nom.GDP per capita USD (2014) PPP GDP per capita USD (2014) HDI (2013) Popullësia (2014) Klasifikimi Ekonomik
Flag of Canada.svg Kanadaja 947,200 1,788,717 1,591,580 50,398 44,843 0.902 35,467,000 Avansuar
Flag of France.svg Franca 1,212,300 2,846,889 2,580,750 44,538 40,375 0.884 63,951,000 Avansuar
Flag of Germany.svg Gjermania 2,866,600 3,859,547 3,721,551 47,590 45,888 0.911 80,940,000 Avansuar
Flag of Italy.svg Italia 948,600 2,147,952 2,127,743 35,823 35,486 0.872 59,960,000 Avansuar
Flag of Japan.svg Japoni 1,522,400 4,616,335 4,750,771 36,332 37,390 0.890 127,061,000 Avansuar
Flag of the United Kingdom.svg Britania e Madhe 1,189,400 2,945,146 2,548,889 45,653 39,511 0.892 64,511,000 Avansuar
Flag of the United States.svg Shtetet e Bashkuara të Amerikës 3,944,000 17,418,925 17,418,925 54,597 54,597 0.914 318,523,000 Avansuar
Flag of Europe.svg Bashkimi Europian 4,485,000 18,495,349 18,526,477 36,638 36,700 0.876 505,570,700 N/A

G7 është i përbërë nga shtetet më të pasura dhe më të zhvilluara. Republika e Kinës, sipas të dhënave, do të ishte në vendin e tretë për nga zhvillimi ekonomik, por nuk është e përfshirë në G7 për shkak se shtetet anëtare nuk e konsiderojnë Kinën si shtet të zhvilluar. Sipas të dhënave të vitit 2014 nga Credit Suisse, G7 rsprezenton 64 % të pasurisë botërore. Nëse përfshijmë edhe Bashkimin Europian ateherë G7 do të reprezentone mbi 70 % të pasurisë globale.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]