Galba
| Galba | |||||
|---|---|---|---|---|---|
| Perandor romak | |||||
| Sundimi | 8 qershor 68 – 15 janar 69 | ||||
| Paraardhësi | Neroni | ||||
| Pasardhësi | Otoni | ||||
| Lindur | 24 dhjetor 3 para Krishtit Pranë Terracina, Itali, Perandoria Romake | ||||
| Vdiq | 15 janar 69 pas Krishtit (70 vjeç) Romë, Itali, Perandoria Romake | ||||
| Bashkëshortja | Aemilia Lepida | ||||
| Fëmijë | Lucius Calpurnius Piso Frugi Licinianus (i pranuar) | ||||
| |||||
| Babai | Gaius Sulpicius Galba | ||||
| Nëna | Mumia Akaika Livia Ocellina (birësuese) | ||||
Servius Galba (Latinisht: [ˈSɛru̯iʊs ˈgaɫba]; lingur Servius Sulpicius Galba; 24 dhjetor 3 para Krishtit - 15 janar 69 pas Krishtit), i njohur si Lucius Livius Ocella Sulpicius Galba para marrjes së fronit, ishte një perandor romak që sundoi nga viti 68 pas Krishtit deri në vitin 69 pas Krishtit. Ai ishte perandori i parë në vitin e katër perandorëve dhe mori fronin pas vetëvrasjes së perandorit Neron.
I lindur në një familje të pasur, Galba mbajti në kohë të ndryshme pozicionet e pretorit, konsullit dhe guvernatorit në provincat e Akuitanisë, Gjermanisë së Epërme dhe Afrikës gjatë gjysmës së parë të shekullit të parë pas Krishtit. Ai u tërhoq nga pozicionet e tij gjatë pjesës së fundit të mbretërimit të Klaudit (me ardhjen e Julia Agripinës), por Neroni më vonë i dha atij guvernatorin e Hispanisë. Duke përfituar nga disfata e rebelimit të Vindeksit dhe vetëvrasja e Neronit, ai u bë perandor me mbështetjen e Gardës Pretoriane.
Dobësia fizike dhe apatia e përgjithshme e Galbës bëri që sundimi i tij të mbizotërohej nga favoritët. Në pamundësi për të fituar popullaritet tek njerëzit ose për të ruajtur mbështetjen e Gardës Pretoriane, Galba u vra nga Otho, i cili u bë perandor në vend të tij.
Origjina dhe jeta familjare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galba nuk kishte lidhje me asnjë nga perandorët e dinastisë Julio-Klaudiane, por ishte anëtar i një familjeje të shquar fisnike. Origjina e mbiemrit Galba është e pasigurt. Svetoni ofron një numër shpjegimesh të mundshme; anëtari i parë i gens Sulpicia që mbajti emrin mund ta ketë marrë emrin nga termi galba, të cilin romakët e përdorën për të përshkruar galët, ose sipas një insekti të quajtur galbae.[6] Një nga paraardhësit e Galbës kishte qenë konsull në vitin 200 para Krishtit, dhe një tjetër nga paraardhësit e tij ishte konsull në vitin 144 para Krishtit; babai dhe vëllai i perandorit të mëvonshëm, të dy me emrin Gaius, të cilët do të mbanin detyrën në vitin 5 p.e.s. dhe 22 pas Krishtit përkatësisht. [7][8] Gjyshi i Galbës ishte një historian dhe djali i tij ishte një avokat, martesa e parë e së cilës ishte me Mumia Akaikan, mbesa e Kuintus Lutatius Katulus dhe stërmbesa e Lucius Mumius Akaikus;[8] Galba krenohej me prejardhjen e tij nga stërgjyshi i tij Katulus. Sipas Suetonit, ai trilloi një gjenealogji me prejardhje atërore nga perendia Jupiter dhe prejardhje nga nëna nga Pasifea legjendare, gruaja e Minosit.[7] Thuhet se, Galba kishte lidhje të largët me Livian[9] për të cilën ai kishte shumë respekt dhe, nga ana tjetër, nga e cila kishte përparuar në karrierën e tij; në testamentin e saj ajo i la pesëdhjetë milionë sesterca[b]; Perandori Tiberius megjithatë e mashtroi Galbën, duke e zvogëluar shumën në pesëqind mijë sesterca dhe asnjëherë nuk ia pagoi Galbës shumën e zvogëluar.[10]
Servius Sulpicius Galba lindi afër Terracinës më 24 dhjetor të vitit 3 para Krishtit.[11][c] Vëllai i tij i madh, Gaiusi, u arratis nga Roma dhe bëri vetëvrasje sepse perandori Tiberius nuk e lejonte të kontrollonte një provincë romake. Livia Ocelina u bë gruaja e dytë e babait të Galbës, me të cilin ajo mund të jetë martuar për shkak të pasurisë së tij; ai ishte i shkurtër dhe gungaç. Ocelina e adoptoi Galbën dhe ai mori emrin Lucius Livius Galba Ocella, megjithëse ai me gjasa e mbajti emrin e tij origjinal në kontekstin informal, siç dëshmohet nga fakti se ai e riktheu atë pas ngjitjes së tij në fron si perandor.[12] Galba parapëlqente meshkujt më shumë sesa femrat; në këndvështrimin e tërheqjes seksuale;[8] sipas Suetonit, ai parapëlqente burrat plotësisht të rritur të fortë.[13] Sidoqoftë, ai u martua me një grua të quajtur Aemilia Lepida dhe pati dy djem.[14] Aemilia dhe bijtë e tyre vdiqën gjatë viteve të para të mbretërimit të Klaudit (sundoi në vitet 41–54). Galba do të mbetej i ve për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij.[15]

Shërbimi publik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galba u bë pretor rreth vitit 30, atëherë guvernator i Akuitanisë për rreth një vit,[16] pastaj konsull në vitin 33. Në vitin 39 perandori Kaligula mësoi për një komplot kundër vetes në të cilën Gneu Kornelius Lentuli Gaetuliku, gjenerali i legjioneve të Gjermanisë së Epërme, ishte një figurë e rëndësishme; Kaligula e vendosi Galbën në postin e mbajtur nga Gaetuliku.[17] Sipas një raporti, Galba vrapoi përkrahë karros së Kaligulës për njëzet milje.[18] Si komandant i legjioneve të Gjermanisë së Epërme, Galba fitoi reputacion si disiplinar.[16] Suetoni shkruan se Galba u këshillua të merrte fronin pas vrasjes së Kaligulës në vitin 41, por i shërbeu besnikërisht xhaxhait dhe pasardhësit të Kaligulës, Klaudit (sundoi në vitet 41–54); kjo histori mund të jetë thjesht e trilluar. Galba u emërua guvernator i Afrikës në vitin 44 ose 45. Ai u tërhoq në një kohë të paqartë, gjatë mbretërimit të Klaudit, ndoshta në vitin 49. Ai u rithirr në vitin 59 ose 60 nga perandori Neroni (sundoi në vitet 54–68) për të qeverisur Hispaninë.[17]
Një rebelim kundër Neronit u orkestrua nga Gaius Julius Vindeksi në Gali në përvjetorin e vdekjes së nënës së Neronit, Julia Agripina, në vitin 68. Pak më vonë, Galba, në rrebelim kundër Neronit, e refuzoi titullin gjenerali i çezarit në favor të gjeneralit të Senatit dhe Popullit të Romës. Ai u mbështet nga zyrtari perandorak Tigellin. Në mesnatën e 8 qershorit, një zyrtar tjetër perandorak, Nymfidius Sabini, i deklaroi në mënyrë të rreme Gardës Pretoriane se Neroni ishte arratisur në Egjipt dhe Senati e shpalli Galbën perandor. Neroni më pas bëri vetëvrasje të asistuar me ndihmën e sekretarit të tij.[19][d][20][21][22][23][24]
Perandor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sundimi (qershor 68-janar 69)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kur u bë perandor, Galba u ballafaqua me rrebelimin e Nimfidius Sabinit, i cili kishte aspirata për fronin perandorak. Sidoqoftë, Sabini u vra nga pretorianët para se të mund ta merrte fronin. Ndërsa Galba po mbërrinte në Romë me guvernatorin luzitan Markus Salvius Otonin, ushtria e tij u sulmua nga një legjion që ishte organizuar nga Neroni; një numër i trupave të Galbës u vranë në luftime.[25] Galba, i cili vuante nga përdhesi kronik në kohën kur erdhi në fron,[8] u këshillua nga një grup i korruptuar, që përfshinte gjeneralin spanjoll Titus Vinius, prefektin pretorian Kornelius Lako dhe Icelusin, një skllav i liruar nga Galba. Galba mori pronat e qytetarëve romakë, shpërbëri legjionet e tij gjermanike dhe nuk i pagoi pretorianët dhe ushtarët që luftuan kundër Vindeksit. Këto veprime bënë që ai të bëhej jopopullor.[25]
Svetoni shkroi përshkrimet e në vijim për karakterin dhe pamjen fizike të Galbës:
«Edhe para se të arrinte jetën e mesme, ai vazhdoi të ruante një zakon të vjetër dhe të harruar të vendit të tij, i cili mbijetonte vetëm në shtëpinë e tij, që skllevërit e liruar dhe skllevërit e tij të paraqiteshin para tij dy herë në ditë në një trup, duke e përshëndetur atë në mëngjes dhe duke i dhënë lamtumirën atij në mbrëmje, një nga një.
Reputacioni i tij i dyfishtë për mizori dhe kopraci kishte shkuar përpara tij; njerëzit thoshin se ai kishte ndëshkuar qytetet e provincave spanjolle dhe galike të cilat kishin hezituar të merrnin anën e tij, me taksa më të rënda dhe disa madje edhe me rrafshimin e mureve të tyre, duke vrarë guvernatorët dhe përfaqësuesit perandorakë bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre. Më tej, kur ai kishte shkrirë një kurorë të artë me peshë pesëmbëdhjetë paund (6.8 kilogramë), të cilën banorët e Tarrakos e kishin marrë nga tempulli i tyre i lashtë i Jupiterit dhe ia paraqitnin atij, me urdhra që të hiqeshin prej tyre tre onsë që u gjet se mungonin nga to. Ky reputacion u konfirmua dhe madje u shtua menjëherë me mbërritjen e tij në qytet. Për shkak të detyrimit të disa marinarëve, të cilët Neroni i kishte bërë ushtarë të rregullt të ktheheshin në pozicionin e tyre të mëparshëm si rremues, pasi ata refuzuan dhe kërkuan me ngulm një shqiponjë dhe standarde, ai jo vetëm që i shpërndau me një sulm kalorësie, por madje edhe i dhjetoi ata. Ai gjithashtu shpërndau një grup kohortësh gjermanikë, të cilët çezarët e mëparshëm i kishin bërë truproja të tyre dhe i kishin qendruar absolutisht besnikë në shumë emergjenca dhe i kishin dërguar përsëri në vendin e tyre të lindjes pa ndonjë shpërblim, duke pretenduar se ata ishin më të prirur drejtë Gnaeus Dolabelës, afër kopshteve të të cilëve kishin kampin e tyre.
Edhe anekdotat në vijim u treguan duke u tallur me të, qoftë me të vërtetë apo në mënyrë të trilluar: se kur një darkë jashtëzakonisht elegante ishte vendosur para tij, ai rënkoi me zë të lartë; që kur kujdestari i tij, i caktuar siç duhet i paraqiti llogarinë e shpenzimeve të tij, ai i dha atij një pjatë fasule në këmbim të punës dhe kujdesit të tij; dhe se kur flautari Kanus e kënaqi jashtëzakonisht, ai i dhuroi pesë denarë, të cilat ai i mori nga kuleta e tij personale me dorën e vetë.

Në këtë mënyrë, ardhja e tij nuk ishte aq e mirëpritur sa mund të ishte dhe kjo qe e dukshme në shfaqjen e parë në teatër; kur aktorët e një farse të Atellanit filluan linjat e njohura Këtu vjen Onesimi nga ferma e tij të gjithë spektatorët menjëherë e përfunduan këngën në kor dhe e përsëritën atë disa herë me gjestet përkatëse, duke filluar me atë varg.
Kështu popullariteti dhe prestigji i tij ishin më të mëdha kur ai fitoi, sesa kur ai sundonte perandorinë, megjithëse ai dha shumë prova se ishte një princ i shkëlqyer; por ai nuk ishte aspak aq i dashur për ato cilësi pasi ishte i urryer për veprimet e tij me karakter të kundërt.» — Svetoni
Veçanërisht e keqe ishte rënia e tij nën ndikimin e Vinius; Lakos dhe Icelusit: «... Këtyre brigantëve, secili me vesin e tij të ndryshëm, ai u besoi dhe ua dorëzoi kështu veten si mjetin e tyre, sa sjellja e tij ishte larg nga të qenit konsinstente; pasi tani ai ishte më i zhvatës dhe koprac, dhe më ekstravagant dhe i pamatur se u bë një princ i zgjedhur nga populli dhe i kohës së tij të jetës.
Ai dënoi me vdekje burra të dalluar të të dy urdhrave për dyshimet më të vogla pa gjyq. Ai rrallë u dha nënshtetësinë romake dhe privilegjet e atësisë së trefishtë vështirë se njërit ose dyve, madje edhe atyre vetëm për një kohë të caktuar dhe të kufizuar. Kur juristët kërkuan që të shtohej një divizion i gjashtë në numrin e tyre, ai jo vetëm që refuzoi, por madje i privoi nga privilegji i dhënë nga Klaudi, për të mos u thirrur për detyra gjyqësore në dimër dhe në fillim të vitit.» — Svetoni[26]

Në lidhje me emërimin nga ai të Vitellius në Gjermaninë e Poshtme: «Galba i befasoi të gjithë duke e dërguar në Gjermaninë e Poshtme. Disa mendojnë se kjo ishte për shkak se Titus Viniusi, i cili kishte ndikim të madh në atë kohë dhe miqësinë e të cilit, Vitelliusi e kishte fituar prej kohësh përmes mbështetjes së tyre të përbashkët për Bluve. Por meqenëse Galba deklaroi në mënyrë të hapur se asnjë burrë nuk duhej të frikësohej më pak se ata që nuk mendonin asgjë tjetër përveç ngrënies, dhe se gryka pa fund e Vitelliusit mund të mbushej nga burimet e krahinës, është e qartë për këdo se ai u zgjodh më tepër përmes përbuzjes sesa favorit.» — Svetoni[27]
«Ai ishte me një gjatësi mesatare, shumë tullac, me sy blu dhe hundë grep. Duart dhe këmbët e tij ishin shtrembëruara aq shumë nga përdhesi, saqë ai nuk mund të duronte një këpucë për shumë kohë, të çrrotullonte një libër, madje edhe të mbante një të tillë. Mishi në anën e tij të djathtë gjithashtu ishte rritur dhe ishte varur në një masë të tillë, saqë me vështirësi mund të mbahej në vend nga një fashë.Thuhet se ai ishte një ngrënës i madh dhe në kohën e dimrit e kishte zakon të merrte ushqim edhe para dritës së ditës, ndërsa në darkë ai e ndihmonte veten aq bujarisht saqë do të kishte të gjitha fundërinat e mbetura në një tog para tij të kalonin së bashku dhe të shpërndaheshin midis shoqëruesve që e prisnin..... Ai e arriti fundin e tij në vitin e shtatëdhjetë e tretë të jetës së tij dhe në muajin e shtatë të mbretërimit të tij. Senati, posa u lejua ta bënte këtë, i votoi atij një statujë që qëndronte mbi një kolonë të stolisur me sqepa anijesh, në pjesën e forumit ku u vra; por Vespasiani e anuloi këtë dekret, duke besuar se Galba kishte dërguar vrasës nga Spanja në Judaea, për t’i marrë jetën.» — Svetoni[28]
Komentet e Tacitit mbi karakterin e Galbës: Ai dukej shumë madhështor për të qenë subjekt, për sa kohë që ishte subjekt dhe të gjithë do të ishin pajtuar që ai të ishte i barabartë me postin perandorak nëse ai nuk do ta kishte mbajtur kurrë atë.[29]
Ndërsa Svetoni vijoi duke thënë se Galba u vizitua nga hyjnesha romake e Fortunës në ëndrrat e tij; në rastin e dytë ajo e tërhoqi mbështetjen e saj. Kjo ndodhi pikërisht para rrëzimit të tij.[30]
Kryengritja në kufi dhe vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 janar 69, ditën kur Galba dhe Viniusi morën detyrën e konsullit,[31] legjioni i katërt dhe i njëzet e dytë të Gjermanisë së Epërme refuzuan t'i betohen për besnikëri Galbës. Ata rrëzuan statujat e tij, duke kërkuar që të zgjidhej një perandor i ri. Të nesërmen, ushtarët e Gjermanisë së Poshtme gjithashtu refuzuan të betoheshin për besnikërinë e tyre dhe shpallën guvernatorin e krahinës, Aulus Vitellius, si perandor. Galba u përpoq të siguronte autoritetin e tij si perandor të njihej duke adoptuar si pasardhës fisnikun Lucius Kalpurnius Piso Licinianus. Sidoqoftë, Galba u vra nga pretorianët në 15 janar.[32][33] Otoni ishte i zemëruar që e kishin kaluar për birësim dhe organizoi një komplot me një numër të vogël të rojeve pretoriane për të vrarë perandorin e moshuar dhe për të ngritur veten. Ushtarakët në kryeqytet, të përbërë jo vetëm nga pretorianë, por nga legjioni i Galbës nga Hispania dhe mjaft njësi burrash nga flota romake, Iliria, Britania dhe Gjermania, u zemëruan pasi nuk kishin marrë një dhuratë.[34] Ata gjithashtu ishin të zemëruar nga spastrimet e Galbës ndaj bashkë-oficerëve dhe shokëve të tyre ushtarakë (kjo ishte veçanërisht e vërtetë për njerëzit nga flota). Shumë në gardën praetoriane u tronditën nga vrasja e fundit e prefektit të tyre Nimfidius Sabinus - disa prej atyre që ishin të lëkundur u bindën të dilnin në krahë të Otonit nga frika se Galba mund të hakmerrej ende për ta për lidhjen e tyre me Sabinin.[35]
Sipas Suetonit, Galba vuri një korse prej liri edhe pse vërejti se ishte një mbrojtje e pamjaftueshme ndaj kaq shumë shpatave; kur një ushtar pretendoi se kishte vrarë Otonin, Galba iu drejtua Me cilin autoritet?. Ai u josh në skenën e vrasjes së tij në forum nga një raport i rremë i komplotistëve. Galba ose u përpoq ta blinte jetën e tij me një premtim të dhuratave të mbajtur, ose kërkoi që t'i pritej koka. Ndihma e vetme për të ishte një centurion në gardën pretoriane me emrin Sempronius Densus i cili u vra duke u përpjekur të mbronte Galbën me një pugio[f]; 120 persona më vonë apeluan te Otoni se kishin vrarë Galbën; ata do të ekzekutoheshin nga Vitelliusi.[36] Një kompani ushtarësh gjermanikë, ndaj të cilëve ai një herë kishte bërë një mirësi, nxituan ta ndihmonin; megjithatë ata morën një kthesë të gabuar dhe mbërritën shumë vonë. Ai u vra afër Lakus Kurtiusit.[37] Viniusi u përpoq të ikte, duke thirrur që Otoni nuk kishte urdhëruar që të vritej, por u godit nga një shtizë.[38] Lako u dëbua në një ishull ku ai u vra më vonë nga ushtarët e Otonit. Icelus u ekzekutua publikisht.[39] Piso u vra gjithashtu; koka e tij së bashku me atë të Galbës dhe Viniusit u vendosën në hunj dhe Otoni atëherë u shpall si perandor.[40] Koka e Galbës u soll aty nga një ushtar në kampin e Otonit, ku djemtë e kampit e përqeshnin atë mbi një heshë - Galba i kishte zemëruar ata më parë duke thënë që fuqia e tij ishte ende e papenguar. Koka e Vinius iu shit vajzës së tij për 2500 dhrahmi[g]; Koka e Pisos iu dha gruas së tij.[41] Koka e Galbës u ble për 100 copa ari nga një qytetar i cili e hodhi atë në Sesorium, ku mjeshtri i tij, Patrobius Neronianus ishte vrarë nga Galba. Trupi i Galbës u mor nga Priskus Helvidiusi me lejen e Otonit; natën, kujdestari i Galbës, Argivus, i vendosi kokën dhe trupin në një varr në kopshtet private të Galbës në Rrugën Aureliane.[42]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Neroni
- Otoni
- Vitellius
- Klaudi
- Tiberi
- Mark Aureli
- Aleksandër Severus
- Klaudi II
- Fasti Ostienses
- SPQR
- Garda pretoriane
- Pretori
- Lista e Perandorëve Romakë
- Perandoria Romake Perëndimore
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Perandoria Romake
- Perandoria Bizantine
- Teofili i Antiokisë
- Tatiani
- Klementi i Aleksandrisë
- Flavio Josefi
- Dion Kasi
- Svetoni
- Taciti
- Aurel Viktori
- Eutropi
- Konstanc Klori
- Kostandini i Madh
- Dinastia e Konstandinit
- Teodosi I
- Graciani
- Arkadi
- Juliani
- Valentiniani I
- Valentiniani II
- Valentiniani III
- Valensi
- Teodosi II
- Anastasi I
- Marciani
- Justini I
- Justiniani i Madh
- Dinastia e Justinianit
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Ndonjëherë i quajtur Servius Galba Imperator Caesar Augustus ose Imperator Servius Sulpicius Galba Caesar Augustus.
- ↑ Monedha romake
- ↑ Në vitin e konsullatës së Kornelius Lentulit dhe Mesala Mesalinit. Ky informacion më vonë kundërshtohet nga pohimi se ai vdiq në vitin e shtatëdhjetë e tretë të jetës së tij, e cila do ta vendoste ditëlindjen e tij në vitin 5 p.e.s.. Ky numër përsëritet nga Taciti Histories 1.49.
- ↑ Teofili i Antiokisë dhe Klementi i Aleksandrisë (shekulli II) japin datën 9 qershor si fillimin e sundimit të Galbës. Jozefi (shekulli I) dhe Aurel Viktori (shekulli IV) japin datën 8 qershor. Dion Kasi pohon se Galba u shpall perandor nga Senati natën para vetëvrasjes së Neronit, d.m.th. më 8 qershor.
- ↑ Origjina e fjalës "mint" i atribuohet prodhimit të monedhës prej argjendi në Romë në vitin 269 p.e.s. para tempullit të Juno Moneta ... Mintat romake u përhapën gjerësisht në të gjithë perandorinë dhe nganjëherë u përdorën për qëllime propagandistike.
- ↑ Pugio ishte një kamë e përdorur nga ushtarët romakë si armë anësore.
- ↑ Një ish-njësi monetare e Greqisë, nocionalisht e barabartë me 100 lepta, e zëvendësuar në vitin 2002 nga euro.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Gammal man, kallad Galba. Porträtthuvud från sen republikansk tid Nationalmuseum.se
- ↑ Seymour Slive (2019). Rembrandt Drawings (në anglisht). Getty Publications. fq. 160–164. ISBN 978-1-60606-636-2.
- ↑ Otto Benesch (1955). The Drawings of Rembrandt (në anglisht). Phaidon Press.
- ↑ Fasti Ostienses; L'Année épigraphique 1978, 295
- ↑ Mason Hammond (1957). "Imperial Elements in the Formula of the Roman Emperors During the First Two and a Half Centuries of the Empire". Memoirs of the American Academy in Rome (në anglisht). 25: 19–64. doi:10.2307/4238646. JSTOR 4238646.
- ↑ Suetoni, 3.1.
- 1 2 Morgan 2006, ff. 31–32.
- 1 2 3 4 Greenhalgh 1975, f. 11.
- ↑ Suetoni, Life of Galba Chapter 23
- ↑ Suetoni Life of Galba Chapter 3
- ↑ Gai Sveton Trankuili (2018) [121]. De Caesarum (në latinisht dhe anglisht). Përkthyer nga J. C. Rolfe. Dover Publications. fq. 4.1. ISBN 978-048682219-8.
- ↑ Morgan 2006, ff. 32–33.
- ↑ Gai Sveton Trankuili (2018) [121]. De Caesarum (në latinisht dhe anglisht). Përkthyer nga J. C. Rolfe. Dover Publications. fq. 22. ISBN 978-048682219-8.
- ↑ Lendering 2006.
- ↑ Morgan 2006, f. 32.
- 1 2 Greenhalgh 1975, f. 15.
- 1 2 Morgan 2006, ff. 33–34.
- ↑ Suetoni, "Life of Galba", kapitulli 6.
- ↑ Greenhalgh 1975, ff. 7–11.
- ↑ Teofili i Antiokisë. "27". përmbledhur nga Darren L. Slider (red.). To Autolycus (në anglisht). Vëll. 3. Përkthyer nga Marcus Dods. Logos Virtual Library.
- ↑ Klementi i Aleksandrisë (1867). The Writings (në anglisht). Vëll. 4. i Ante-Nicene Christian Library. Përkthyer nga William Wilson. Clark. fq. 444.
- ↑ Flavio Jozefi (1895). William Whiston (red.). The Wars of the Jews (në anglisht). J. E. Beardsley. fq. 4.491.
- ↑ Aurel Viktori (2018). "6". Epitome De Caesaribus: A Booklet About the Style of Life and the Manners of the Imperatores (në anglisht). Përkthyer nga Thomas M. Banchich. Online Encyclopedia of Roman Emperors. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2022.
- ↑ Dion Kasi, Historia Romana, LXIII, 26.
- 1 2 Donahue 1999.
- ↑ Svetoni, "Life of Galba", kapitujt 4; 12-14.
- ↑ Svetoni, "Life of Vitellius", kapitulli 7.
- ↑ [Suetoni|Svetoni]], "Life of Galba", kapitujt 21-23.
- ↑ Taciti, Histories 1.49
- ↑ Olivier Hekster (mars 2009). "Reversed Epiphanies: Roman Emperors Deserted by Gods". Mnemosyne (në anglisht). 63 (4): 601–615. doi:10.1163/156852510X456228. hdl:2066/61695. JSTOR 25801887. S2CID 162876998.
- ↑ Wellesley 1989, f. 1.
- ↑ Plutarku 24.1: "e tetëmbëdhjeta para kalendave të shkurtit".
- ↑ Taciti Histories 27-49
- ↑ Taciti, Histories; Libri I. 5-8.
- ↑ Taciti, Histories; Libri I. 25-28.
- ↑ Plutarku, "Life of Galba", kapitujt 26-27.
- ↑ Svetoni, "Life of Galba", kapitujt 19-20.
- ↑ Kornelius Taciti (1770). The Works of Tacitus (në anglisht). J. and F. Rivington. fq. 12.
- ↑ Taciti, fq. 46
- ↑ Greenhalgh 1975, ff. 30, 37, 45, 47–54.
- ↑ Plutarku, "Life of Galba", kapitulli 28.
- ↑ Svetoni, "Life of Galba", kapitujt 20-21.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime parësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Teofili i Antiokisë. "27". përmbledhur nga Darren L. Slider (red.). To Autolycus (në anglisht). Vëll. 3. Përkthyer nga Marcus Dods. Logos Virtual Library.
- Klementi i Aleksandrisë (1867). The Writings (në anglisht). Vëll. 4. i Ante-Nicene Christian Library. Përkthyer nga William Wilson. Clark.
- Anonim, Epitome de Caesaribus 6
- Eutropi, Breviarium ab Urbe condita, 7.16
- Flavio Jozefi (1895). William Whiston (red.). The Wars of the Jews (në anglisht). J. E. Beardsley. fq. 4.491.
- Dion Kasi, Roman History, fragmentet e librit 63 (English translation nga Earnest Cary te LacusCurtius).
- Plutarku, Life of Galba (English translation nga Arthur Hugh Clough te Wikisource).
- Gai Sveton Trankuili (2018) [121]. "Galba". De Vita Caesarum [Jetët e Dymbëdhjetë Çezarëve] (në latinisht). Përkthyer nga Rolfe, John Carew. DOVER PUBNS. ISBN 978-048682219-8.
- Publius Kornelius Taciti (1770). The Works of Tacitus (në anglisht). J. and F. Rivington.
- Aurel Viktori (2018). "6". Epitome De Caesaribus: A Booklet About the Style of Life and the Manners of the Imperatores (në anglisht). Përkthyer nga Thomas M. Banchich. Online Encyclopedia of Roman Emperors. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2022.
- Aurel Viktori, De Caesaribus 6
Burime moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Otto Benesch (1955). The Drawings of Rembrandt (në anglisht). Phaidon Press.
- Donahue, John (7 gusht 1999). "Galba". De Imperatoribus Romanis (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2022.
- Greenhalgh, P. A. L. (1975). The Year of the Four Emperors (në anglisht). Londër: Weidenfeld and Nicolson. ISBN 978-029776876-0.
- Mason Hammond (1957). "Imperial Elements in the Formula of the Roman Emperors During the First Two and a Half Centuries of the Empire". Memoirs of the American Academy in Rome (në anglisht). 25: 19–64. doi:10.2307/4238646. JSTOR 4238646.
- Olivier Hekster (mars 2009). "Reversed Epiphanies: Roman Emperors Deserted by Gods". Mnemosyne (në anglisht). 63 (4): 601–615. doi:10.1163/156852510X456228. hdl:2066/61695. JSTOR 25801887. S2CID 162876998.
- Lendering, Jona (2006). "Galba". Livius (në anglisht).
- Morgan, Gwyn (2006). 69 A.D.: The Year of the Four Emperors (në anglisht). New York: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-512468-2.
- Seymour Slive (2019). Rembrandt Drawings (në anglisht). Getty Publications. fq. 160–164. ISBN 978-1-60606-636-2.
- "Galba". The Royal Titulary of Ancient Egypt (në anglisht).
- Wellesley, Kenneth (1989). The Long Year A.D. 69 (në anglisht). Bristol: Bristol Classical Press. ISBN 978-185399049-6.
Linqe të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Galba.
- Projekti i Konservimit Galba: researching Galba’s heritage
- Life of Galba (Plutarku; përkthim në anglisht)
- Cassius Dio, Libri 63
- Galba at RomansOnline Arkivuar 9 shkurt 2007 tek Wayback Machine
- Galba, Encyclopædia Britannica
| Zyrat politike | ||
|---|---|---|
| Parardhësi Neroni |
Perandor romak 68–69 |
Pasardhësi Otoni |
| Parardhësi Gnaeus Domitius Ahenobarbus |
Konsull romak 33 With: Lucius Kornelius Sulla Feliks |
Pasardhësi Lucius Salvius Otoni |
| Parardhësi Gaius Bellicius Natalis as si konsuj suffect'' |
Konsull romak II 69 With: Titus Vinius |
Pasardhësi Otoni |
