Gjashtë lisat e Likoshanit
Gjashtë lisat e Likoshanit Lisat Gjashtnjakë | |
---|---|
IUCN kategoria III (monument natyror) | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Prishtinë |
Vendndodhja | Likoshan |
Qyteti i afërt | Drenasi |
Sipërfaqja | 0.5 ha |
Krijimi | 2006 |
Vërejtje | Monument natyror |
Gjashtë lisat e Likoshanit janë një kompleks i trungjeve të gjinisë së dushqeve Quercus pubescens që ndodhen në fshatin Likoshan të Drenasit në Drenicë. Ky kompleks botanik shquhet me vjetërsi dhe strukturë të veçantë dhe si i tillë paraqet një monument të rrallë natyror në Kosovë. Në gjuhën e folur popullore vendore, si mikrotopinim, ndryshe njihet edhe me emrin "Te Lisat Gjashtënjakë" për shkak se të gjashtë lisat dalin nga një rrënjë. Në vitin 2006 është marrë nën mbrojtje si monument i natyrës më karakter botanik me numër MN/031. [1] Ky kompleks ka vlera të veçanta natyrore, biologjike, edukative, arsimore dhe historike jo vetëm për Drenicën por për gjithë Kosovën dhe më gjerësisht. Në këtë vend më 28 shkurt të vitit 1998, në afërsi të këtyre trungjeve është zhvilluar beteja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK. [2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Likoshani
- Monument natyror
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
- Lista e zonave të mbrojtura të natyrës në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "PROFIL I SHKURTËR I DISA ZONAVE TË MBROJTURA NË KOSOVË" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 prill 2015. Marrë më 1 prill 2020.
- ^ "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS NË KOSOVË (2010 - 2014)" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
- ^ "Lista e Zonave të Mbrojtura të Natyrës në Kosovë (2013)" (PDF). amm-rks.net. Prishtinë: Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 22 maj 2016.