Shko te përmbajtja

Gjeografia e Gambisë

Ky është një artikull mbi Gjeografinë e Gambies. Gambia ndodhet në Afrikën Perëndimore me dalje në Oqeanin Atlantik dhe në brendi të Senegalit.

Sipërfaqja e përgjithshme e Gambies është 11,300 km2 (pakëz më e madhe se Kosova), nga e cila 1,300 km2 janë ujë. Gambia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13°17′N 16°22′W / 13.28°N 16.36°W / 13.28; -16.36.

Gambia ka një bregdet një 80 km të gjatë dhe vijë kufitare 740 km, që e ndanë atë nga Senegali.

Klima e Gambies është e njëjtë me vendet ekuatoriale, e nxehtë, me sezonin e reshjeve nga qershori deri në nëntor dhe sezonin e thatësisë nga nëntori deri në maj.

Relievi i Gambies është terren me rrafshnalta që vërshohen lehtë nga lumi Gambia, përanash rrafshnaltave gjenden disa male. Pika më e ultë e relievit është 0 m, përgjatë Oqeanit Atlantik, ndërsa më e larta ka lartësi mbidetare prej 53 metrave.

Si pasuritë natyroreGambies, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 25% e sipërfaqes së vendit.