Gjeografia e Liberisë
redaktoni hartën |
Liberia ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Bregut Fildishtë dhe Siera Leonës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Liberisë është 111,370 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 15,050 km2 janë ujë. Liberia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 30 V, 9 30 P.
Liberia ka një vijë bregdetare 579 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,585 km që e ndanë atë nga : Guineja 563 km, Bregu i Fildishtë 716 km dhe Siera Leone 306 km
Klima në Liberi është ekuatoriale e nxehtë dhe e lagësht, e thatë në dimër me ditë të nxehta e net të freskëta deri të ftohta, ndërsa verës janë të dukshme reshjet e shpeshta të shiut.
Relievi i Liberisë në pjesën më të madhe është terren i rrafshët me ngritje valore dhe në verilindje ka rrafshnalta që në mënyrë valore formojnë disa male të ulëta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,380 metrave në malin "Vuteve" (ang.:Mount Wuteve), në pjesen veriore të vendit.
Si pasurit natyrore të Liberisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Hekuri (Fe), Pyjet (druri), Diamante, Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.95% e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |