Gjeografia e Ruandës
redaktoni hartën |
Ruanda ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën qendrore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Ruandës është 26.338 km2 (pak ma e vogël se Shqipëria) prej së cilës 1.390 km2 janë ujë. Ruanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 ‘‘‘J’’’, 30 00 ‘‘‘L’’’.
Ruanda nuk ka bregdet ndërsa vija kufitare e saj është 893 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Burundi 290 km, Republika Demokratike e Kongos 217 km, Tanzania 217 km dhe Uganda 169 km.
Klima në Ruandë është e shumëllojshme. Në këtë vend ka dy sezone të reshjeve të shiut nga muaji shkurt deri në prill dhe nga nëntori deri në janar, në pjesët malore është e butë dhe me gjasa reshje dëbore.
Relievi i Ruandës përgjithësisht është moçalorë, me rrafshnalta dhe male. Relievi anonë me malet nga perëndimi në lindje. Pika më e ultë e relievit 950 m është përgjatë lumit Rusizi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4.519 metrave tek gryka e vullkanin Karisimb (ang. : Volcan Karisimbi), në kufi me RD të Kongos.
Si pasurit natyrore të Ruandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), një lloj Kallaji, Tungsteni, Metani, Prurja e ujit dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 40,54 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |