Gjeografia e Senegalit
redaktoni hartën |
Senegali ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Mauritanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Senegalit është 196.190 km2 (18 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 4.190 km2 janë ujë. Senegali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 14 00 V, 14 00 P.
Senegali ka një vijë bregdetare 531 km të gjatë dhe vijë kufitare 2.640 km që e ndanë atë nga : Gambia 740 km, Guineja 330 km, Guineja Bizare 338 km, Mali 419 km dhe Mauritania 813 km.
Klima në Senegal është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni i reshjeve me një frymë të ashpër nga juglindja fillon në muajin maj dhe përfundon diku në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë i dominuar nga nxehtësia dhe fryma e rreptë fillon në dhjetor dhe përfundon në prill.
Relievi i Senegalit është kryesisht terren i ultë. Në pjesën juglindore me rrafshnalta e bregore. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 581 metrave në bregun "Nepen Dijaka" (ang. : Nepen Diakha).
Si pasurit natyrore të Senegalit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Fosfate dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 12,78 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |