Gradat ushtarake
Gradat ushtarake historikisht kanë lindur në shekujt XV-XVI. Gradat ushtarake në Shqipëri janë përdorur pas vitit 1912. Kongresi i Përmetit në maj 1944 vendosi që në Ushtrinë NÇL të përdoreshin grada, por ato u mbajtën deri në mars 1966 kur Plenumi i 16-të i ish-PPSH vendosi të hiqeshin. U hoqën me motivacionin se “ushqenin mendjemadhësinë dhe i shkëputnin kuadrot nga ushtarët dhe nga populli”. Në vitet '90 të shekullit të kaluar gradat ushtarake u rivendosën përsëri në Shqipëri.