Gratë në Kroaci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gratë në Kroaci të veshura me veshje tradicionale

Gratë në Kroaci formojnë gjysmën e popullsisë dhe në kulturën moderne kroate ato janë kryesisht të barabarta me burrat.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimit kroat të vitit 2011, në Kroaci ka 2,218,554 gra, nga një popullsi totale prej 4,284,889.[1]

Raporti gjinor i popullsisë është 1.06 meshkuj per 1 femër në lindje dhe deri në 14 vjeç, dhe 0.99 meshkuj për 1 femër të moshave ndërmjet 15 dhe 64 vjeç. Por në moshat mbi 64 raporti është 0.64 e meshkuj për 1 femër. Raporti për popullsinë e përgjithshme është 0.93 meshkujt per 1 femër.[2] jetëgjatësia për gratë në Kroaci është 80.1 vjet (2012).

Në vitin 2009, kishte 44,577 lindje në Kroaci, me përbërje prej 22,877 meshkuj dhe 21,700 femra. Pothuajse të gjithë lindjet janë kryer në objektet mjekësore; vetëm 34 lindje kanë ndodhur në vende të tjera. Nga numri i përgjithshëm, 38,809 fëmijët e lindur në martesë ose brenda 300 ditësh pas përfundimit të martesës, dhe mosha mesatare e nënave në lindje të fëmijës së tyre të parë ishte 27 vjet e 5 muaj.[2]

Në vitin 2014, gjithsej ka qenë një total prej 1.342 milion të punësuar, me 46% të numrit ishin gra.[3]

Në vitin 2013, shkaku kryesor i vdekjes së grave në Kroaci ishte sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut në 54.3%, e ndjekur nga tumoret 23.6%. Shkaqe të tjera të vdekjes ishin nga lëndimeve, helmimet dhe shkaqet e jashtme (4.3%), sëmundje të sistemit të frymëmarrjes (3.5%), sëmundjet e sistemit të tretjes (3.3%), dhe sëmundjet endokrine, të ushqyeshmërisë dhe metabolike (2.8%).[3]

Gra shkuara kroate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e Kroacisë regjistron disa gra të shquara kroate.

Jelena Nelipčić ishte Mbretëresha e Bosnjës. Beatrica Frankopan ishte fisnike, dhe nga martesa një trashëgimtare e Kështjellës Hunyad. Ana Katarina Zrinska, gjithashtu nga familja Frankopan, ishte një fisnike, që mbahet mend si një mbrojtëse e arteve, shkrimtare dhe patriot. Vajza e saj, Jelena Zrinski, konsiderohet një heroine kombëtare. Një tjetër grua shquar kroate në historinë politike ishte Savka Dabčević-Kučar, e cila u bë një nga politikanet kroate më me ndikim e regjimit komunist, dhe u bë  Kryeministrja e 5-të e Kroacisë, dhe Kryeministrja e parë femër e Kroacisë.

Në art, Ivana Brlić-Mažuranić mbahet mend si shkrimtarja për fëmijë më e mirë kroate. Slava Raškaj ishte një piktore që konsiderohen piktorja më e madhe me ngjyra uji e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Dora Pejačević ishte një nga kompozitorët që futi këngën orkestrale në muzikën kroate, ndërsa Paula von Preradović shkroi vargjet e himnit kombëtarAustrisë"Land der Berge, Land am Strome".

Statusi ligjor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barazia gjinore është pjesë e Nenit 3 të Kushtetutës së Kroacisë.

Avokati i Popullit për Barazi Gjinore, dhe një Zyrë për Barazi Gjinore ka ekzistuar që nga viti 2003.[4]

E drejta e grave për të votuar u paraqit kur Jugosllavia e dytë u formua në vitin 1945.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Population by Age and Sex, by Settlements, 2011 Census".
  2. ^ a b "World Factbook". Central Intelligence Agency. Marrë më 9 September 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Ostroški, Ljiljana, ed.
  4. ^ Croatian Parliament (14 July 2003). "Zakon o ravnopravnosti spolova". Narodne novine (në kroatisht) (116/2003).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]