Ivana Brliç-Mazhuraniç
Ivana Brliç-Mazhuraniç | |
---|---|
U lind më | Ogulin, Austro-Hungari | 18 prill 1874
Vdiq më | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti Zagreb, Mbretëria e Jugosllavisë |
Kombësia | Austro-Hungari, Mbretëria e Jugosllavisë |
Nënshtetësia | Austria-Hungary, Kingdom of Yugoslavia |
Periudha | 1902–1937 |
Punët e shquara | The Brave Adventures of Lapitch, Croatian Tales of Long Ago |
Bashkëshortja/et | Vatroslav Brlić (1892–1938) |
Të afërmit | Ivan Mažuranić (grandfather) Vladimir Mažuranić (father) |
Ivana Brlić-Mažuranić (18 prill 1874 – 21 shtator 1938) ishte një shkrimtare kroate. Brenda tokës së saj amtare, si dhe në arenën ndërkombëtare, ajo ka qenë e vlerësusr si shkrimtarja për fëmijë më e mirë kroate.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka lindur më 18 prill 1874 në Ogulin në një familje të mirë-njohur kroate Mažuranić. Babai i saj Vladimir Mažuranić ishte një shkrimtar, jurist dhe historian që shkroi Prinosi za hrvatski pravno-povjestni rječnik (fjalori kroat për historinë dhe ligjit) në vitin 1882. Gjyshi i saj ishte një politikan i njohur, ban kroat (titull fisnik) dhe poet, Ivan Mažuranić, ndërsa gjyshja e saj Aleksandra Mažuranić ishte e motra e shkrimtarit dhe një nga personat kyç të Lëvizjes Ilire, Dimitrija Demeter. Ivana, ishte edukuar kryesisht në shtëpi. Me familjen ajo së pari u zhvendos në Karlovac, pastaj në Jastrebarsko, dhe në fund në Zagreb.
Puna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ivana Brlić-Mažuranić filloi të shkruajë poezi, ditarë dhe esetë tepër herët por veprat e saj nuk u botuan deri në fillim të shekullit të 20-të. Historitë dhe artikujt e saj si seritë të artikujve arsimore nën emrin "Shkolla dhe Festa" filloi të botohet më shpesh në revista pas vitit 1903.
Brlić-Mažuranić ëshë kandiduar për Çmimin Nobel në Letërsi katër herë në vitin 1931 dhe 1935 ajo u kandidua nga historiani Gabriel Manojlović,[1][2] dhe në 1937 dhe 1938 atij iu bashkua filozofi Albert Bazala, të dy nga Zagrebi.[3][4] Në vitin 1937 ajo u bë gruaja e parë e pranuar si një Anëtare Korrespondente në Akademinë Jugosllave të Shkencave dhe Arteve. Pas një lufte të gjatë me depresionin, ajo bëri vetëvrasje më 21 shtator 1938, në Zagreb.
Listën e veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1902 I miri dhe i djallëzuari (Valjani i nevaljani)
- 1905 Shkolla dhe festa (Škola i praznici)
- 1912 Fotografitë (poezi) (Slike)
- 1913 Aventurat e mrekullueshme të fillestarit Hlapić (Čudnovate zgode šegrta Hlapića)
- 1916 Përralla kroate nga shumë kohë më parë (Priče iz davnine)
- 1923 Një libër për të rinjtë (Knjige o omladini)
- 1935 Nga arkivat e Familjes Brlić në Brod na Savi (Iz arhive obitelji Brlić u Brodu na Savi)
- 1937 Jaša Dalmatin Viceroy i Gujarati (Jaša Dalmatin, potkralj Gudžarata)
- 1939 Gingerbread Heart (Srce od licitara)
- 1943 Fabula dhe përralla (Basne i bajke)
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Librat e saj të romaneve dhe përrallave për fëmijë, fillimisht ishin menduar për edukimin e saj, janë përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët Evropiane. E konsideruar dhe vlerësuar lartë si nga kritika letrare vendase ashte edhe nga ajo e huaj, ajo mori titullin e Andersen-ja kroate (duke e ngritur në nivelin e Hans Christian Andersen).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Nomination Database – Literature (1931)". Nobelprize.org. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2012. Marrë më 17 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nomination Database – Literature (1935)". Nobelprize.org. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2012. Marrë më 17 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nomination Database – Literature (1937)". Nobelprize.org. Marrë më 17 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nomination Database – Literature (1938)". Nobelprize.org. Marrë më 17 shkurt 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)