Guns N' Roses

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Grupi muzikor "Guns N´Roses".

Guns N' Roses është një grup muzikor hard rock nga Amerika, formuar në vitin 1985, në Los Angeles (Kalifornia).

Historia e grupit[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarët e grupit në kulm të karrierës ishin Axl Rose, Slash, Izzy Stradlin, Duff McKagan dhe Steven Adler. Rose, Stradlin dhe McKagan kanë qenë të grupit që kur ky u krijua, dhe Slash dhe Adler erdhën pak më vonë. Grupi u formua në Los Angeles të Kalifornisë. Ata u regjistruan në kompaninë muzikore Geffen Records. Në vitin 1987 hodhën në qarkullim albumin Appetite for Destruction.

Këngët më të famshme të grupit janë Welcome to the Jungle, Paradise City, Sweet Child o' Mine, Patience, Live and Let Die, November Rain, Knockin' on Heaven's Door, Don't Cry, dhe Civil War.

Muzika që ata krijuan ishte ndryshe nga stili rok i viteve 80. Ata nuk luanin muzikë "Hair Metal". Por gjithashtu stili muzikor i ngjante rokut tradicional. Për këtë arsye shumë fanatikë të muzikës u interesuan për GnR. Grupi fillimet i pat në vitin 1985. Grupi i vjetër i vokalistit Axl Rose quhej Hollywood Rose ndërsa ai i kitaristit të vjetër Tracii Guns quhej L.A Guns. Ata bashkuan këto dy emra dhe e quajtën grupin Guns N' Roses.

Në 1985 GnR shkuan në Seattle për koncerte. Tracii Guns dhe Rob Gardiner nuk mundën të merrnin pjesë. Rose thirri Slash dhe bateristin Steven Adler, të cilët ishin miq të tij. Ata pranuan dhe prej asaj kohe u bënë pjesëtarë të përkohshëm. Kur grupi u kthye në LA, shkruajtën Welcome to the Jungle e cila u bë një ndër këngët e tyre më të famshme. Në vitin 1990 bateristi Steven Adler u pushua nga grupi, pasi ai filloi te abuzonte me drogën. Ai u zëvendësua nga Matt Sorum.

Albumi i fundit i GnR titullohet Chinese Democracy.

Anëtarët e grupit[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarët e tanishëm të grupit janë:

Axl Rose - vokal.

Dizzy Reed - tastierë.

Robin Finck - kitarë.

Tommy Stinson - bas.

Bryan Mantia - bateri.

Frank Ferrer - bateri.

Richard Fortus - kitarë.

Chris Pittman - tastierë.

Ron Thal - kitarë.

Veprat muzikore[redakto | redakto tekstin burimor]

Disqet[redakto | redakto tekstin burimor]

Videot[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1992: Use Your Illusion I (World Tour - 1992 In Tokyo), (DVD/VHS)
  • 1992: Use Your Illusion II (World Tour - 1992 In Tokyo), (DVD/VHS)
  • 1998: Welcome To The Videos (DVD/VHS)

Shihni edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]