Hafiz Hysejn Mujali
Hafiz Hysejn Mujali (1854 – 1940) ishte imam, mualim, kadi dhe myfti shqiptar nga Ulqini.
Mujali lindi në vitin 1854 në Ulqin, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i vazhdon në Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll, Turqi.[1] Pas kthimit në vendlindje punon si imam dhe mualim, ndërsa në vitin 1897 bëhet kadi i Ulqinit. Në vitin 1919, emërohet si myfti i Ulqinit, titull të cilin e mban deri në vitin 1923, kur pensionohet. Vdiq në vitin 1940 në Ulqin.[2] Ishte një nga personalitetet më të shquara të fundit të shekullit të 19-të dhe të fillim të shekullit të 20-të në fushën e arsimit dhe fesë në Ulqin,[3] dhe shkruante e fliste në gjuhën shqipe, malazeze, turke, arabe dhe persiane.[4]
Në Ulqin, një rrugë mban emrin "Kadi Hysejn Mujali".[5]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Ulcinj: Otvorena izložba rukopisa "Bibliotekarstvo Ulcinja u doba Osmanlija – Kadija Husein Mujali" – Prvi Islamski Web Portal u Crnoj Gori" (në boshnjakisht). Marrë më 2022-08-18.
- ^ Admin (2020-10-06). "M.Canka: HAFIZ HUSEJN MUJALI (1854-1940), KADIJA ULCINJSKI". Ulcinj info (në malazisht). Marrë më 2022-08-18.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Hadžibrahimović, Maksut (2016). "Istorija Školstva u Ulcinju" (PDF). Vaspitanje i Obrazovanje (në malazisht). Godina XLI, godišnji broj 2: 181–196.
- ^ Karamanaga, Gani (27 shtator 2018). "Nepër Çarshi të vjetër". Koha Javore. Viti XVII Numër 833: 12–13.
- ^ "Odluka o dopuni Odluke o određivanju naziva ulica na području Prve Mjesne zajednice "Službeni list Crne Gore, broj 41/2015" od 24.11.2015". Službeni list Crne Gore, broj 41/2015 (në malazisht). 41/2015. 24 nëntor 2015.