Jump to content

Hamit Kokalari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hamit Kokalari (Gjirokastër, 5 gusht 1909 - Tiranë, 26 mars 1989) ka qenë intelektual dhe përkthyes shqiptar, autor i vëllimthit Kosova, djepi i shqiptarizmit si dhe Shkupi: Konsiderata etnografike, historike, ekonomike që që i shërbenin interesave kombëtare.

U lind më 5 gusht 1909 në Gjirokastër, djali i tretë i Reshatit dhe Hanushesë, pas Muntazit dhe Vesimit; më 1917 do të shtoheshin me motrën, Musinenë. I ati i Reshatit, Hamiti e nisi të birin me shkollim të lartë në Mekteb-i Hukuk (shqip: Shkolla e Drejtësisë) në Stamboll. Si dhe vijoi veprimtarinë e tij si jurist dhe më pas kadi në Perandorinë Osmane.[1] Mësimet fillore ai i kreu në vendet ku i ati shërbeu me punë dhe një pjesë të tyre në Shqipëri. Në vitin 1923 filloi mësimet në Liceun francez të Gjirokastrës deri në vitin 1927. Nga ky vit deri në vitin 1930 ndoqi mësimet në Liceun francez të Korcës. Këto shkolla ai i mbaroi me rrezultate të shkëlqyera. Për këtë dëshmon dekorata me vlerën "Prix d’exellence“ (Çmimi i nxënësit të shkëlqyer) që i është dhënë atij në qershor 1926 nga Ministria e Jashtme e Francës, kur ai ishte ende nxënës në Liceun francez të Gjirokastrës. Në vitin 1930 filloi studimet e larta në fakultetin e drejtësisë të Univerisitetit të Tuluzës në Francë që e mbaroi me rrezultate shumë të mira në vitin 1934.

Në vitin 1943, Hamit Kokalari botoi në Tiranë librin Kosova, djepi i shqiptarizmit, vepër patriotike kjo që i shërbente mbrojtjes së interesave tona kombëtare, që në atë kohë ishin në një pikë shumë delikate. I pranishëm edhe në publicistikën e kohës me pseudonimet P.C. dhe Dallkauku, me këtë të dytin te «Revista letrare», 1944.[2] Më 1942 botoi vëllimin Shkupi: Konsiderata etnografike, historike, ekonomike, vepër e cila mundi t'i ribotohej më 2015.[3]

Gjatë jetës së tij Hamit Kokalari, një nga përkthyesit më në zë të vendit tonë, ka përkthyer rreth 60 vepra letrare nga rusishtja, anglishtja, frëngjishtja dhe italishtja.

Në shtator të vitit 1982 përfundoi veprën e tij "Iliro - shqiptarët ndër shekuj, Kosova dhe trojet e tjera shqiptare periferike". Vdiq në Tiranë më 26 mars 1989.

  1. ^ Krasniqi, Meliza (1 tetor 2021). "Profili i Musine Kokalarit në pesë pamje". kultplus.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 135.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  3. ^ "U promovua libri i Hamit Kokalarit për Shkupin". itsh.edu.mk. 25 nëntor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)