Harta e mendjes
Harta e mendjes (anglisht: Mind map) është një diagram që përdoret për të organizuar informacionin në mënyrë vizuale. Një hartë e mendjes është hierarkike dhe tregon marrëdhënie midis pjesëve dhe tërësisë. Shpesh krijohet rreth një koncepti të vetëm, i vizatuar si një imazh në qendër të një faqe bosh, të cilit i shtohen përfaqësime të lidhura me ide siç janë imazhe, fjalë dhe pjesë të fjalëve. Idetë kryesore janë të lidhura drejtpërdrejt me konceptin qendror dhe idetë e tjera dalin nga ato ide kryesore.
Hartat e mendjes gjithashtu mund të vizatohen me dorë, ose si "shënime" gjatë një leksioni, mbledhje ose sesioni të planifikimit, për shembull, si fotografi me cilësi më të lartë kur ka më shumë kohë. Hartat e mendjes konsiderohen të jenë një lloj diagrami merimangash. [1] Një koncept i ngjashëm në vitet 1970 ishte "ide që plasi dielli (grafiku pite)". [2]
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse termi "hartë e mendjes" u popullarizua për herë të parë nga autori i psikologjisë popullore britanike dhe personaliteti televiziv Tony Buzan, përdorimi i diagrameve të cilët "hartësojnë" informacionin në mënyrë vizuale duke përdorur hartat degëzuese dhe radiale ka një të kaluar disa shekullore. Këto metoda pikturuese regjistrojnë njohuri dhe sisteme modelesh, dhe kanë një histori të gjatë në veprimtarinë e të mësuarit, stuhi mendimesh, memorie, të menduarit vizual dhe zgjidhje të problemeve nga arsimtarë, inxhinierë, psikologë dhe të tjerë. Disa nga shembujt më të hershëm të të dhënave të tilla grafike u zhvilluan nga Porfirije Tiris, një mendimtar i shquar i shekullit III, pasi ishte ai që vizualizoi në mënyrë grafike kategoritë e koncepteve të Aristotelit. Filozofi Ramon Llull (1235-1315) gjithashtu përdori teknika të tilla.
Rrjeti semantik u zhvillua në fund të viteve 50 si një teori për të kuptuar të mësuarit njerëzor dhe u zhvillua më tej nga Allan M. Collins dhe M. Ross Quillian gjatë fillimit të viteve 1960. Hartat e mendjes janë të ngjashme në strukturën radiale me hartat e koncepteve, të zhvilluara nga ekspertët e arsimit në vitet 1970, por ndryshojnë në atë që të parët thjeshtësohen duke u përqëndruar në një koncept të vetëm qendror.
Udhëzime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Buzan sugjeron udhëzimet e mëposhtme për krijimin e hartave të mendjes:
- Filloni në qendër me një imazh të temës kryesore, duke përdorur të paktën 3 ngjyra.
- Përdorni imazhe, simbole, kode dhe dimensione të ndryshme në të gjithë hartën tuaj të mendjes.
- Zgjidhni fjalët kyçe dhe shkruani ato duke përdorur shkronja të mëdha ose të vogla.
- Çdo fjalë ose imazh më së miri është të qëndrojë në mënyrë të pavarur në linjën e vet.
- Linjat duhet të kenë lidhje me imazhin qendror dhe të bëhen më të holla ndërsa largohen prej saj në drejtim të periferisë.
- Bëni rreshtat përafërsisht në të njëjtën gjatësi me fjalën ose imazhin që mbështesin.
- Përdorni ngjyra të shumta në të gjithë hartën e mendjes, si për stimulimin vizual ashtu edhe për kodimin ose grupimin.
- Zhvilloni stilin tuaj personal të hartës së mendjes.
- Përdorni theksimin dhe tregoni lidhjet në hartën tuaj të mendjes.
- Hartën tuaj të mendjes bëjeni të pastër dhe të qartë duke përdorur hierarkinë radiale ose skicat në mënyrë që të përfshihen edhe degët periferike të hartës.
Ashtu si me mjetet e tjera të diagramimit, hartat e mendjes mund të përdoren për të gjeneruar, vizualizuar, strukturuar dhe klasifikuar idetë. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në studimin [3] dhe në organizimin e informacionit, zgjidhjen e problemeve, marrjen e vendimeve dhe shkrimin.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Mind Map noun - definition in the British English Dictionary & Thesaurus - Cambridge Dictionaries Online". Dictionary.cambridge.org. Marrë më 2013-07-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Who invented mind mapping". Mind-mapping.org. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2020. Marrë më 2013-07-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 'Mind maps as active learning tools', by Willis, CL. Journal of computing sciences in colleges. ISSN 1937-4771. 2006. Volume: 21 Issue: 4