Hekurudha Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Treni i HSH-ës midis Tiranës dhe Durrësit
Ura më e madh e trenit së Shqipërisë në Rrethin e Librazhdit
Railway map of Albania.png

Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës. Hekurudhat qe operojne jane Durres- Peqin, Shkozet-Tirane, Peqin-Elbasan, Vore-Lac, Rrogozhine-Fier, Elbasan-Librazhd, Librazhd-Prrenjas, Fier- Ballsh, Prrenjas-Gur te Kuq, Lac-Lezhe, Lezhe-Shkoder, Shkoder-Han I Hotit, Rrogozhine-Fier- Vlore dhe Milot-Rreshen-Klos. Infrastruktura e HSH-se shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dokumenti më datë 18 dhjetor 1918. Në të është dhënë urdhër që hekurudhat në Shqipëri të çmontoheshin dhe në pamundësi për t'u kthyer në Austri, të shkatërroheshin nga forcat ushtarake, të cilat ndodheshin në territorin shqiptar të luftimeve. Ishte koha e tërheqjes së ushtrisë austro-hungareze nga territori shqiptar. Koloneli Shemerl shkruan se: -Sipas gjithë investitorëve, dëshmive dhe akteve lidhur me materialet hekurudhore në Shqipëri, pjesërisht janë shkatërruar dhe pjesërisht duken të humbura dhe të pakthyeshme... Kemi nën administrim disa linja, si : Tiranë-Virpazar, Lezhë-Vorë, të cilat i ruan detashmenti i shfrytëzimit. Komanda austriake kishte ngarkuar oficerë të cilët kishin detyrë që të ruanin të gjitha linjat hekurudhore dhe kjo është e pasqyruar në këtë dokument hollësisht, sipas linjave që nga Labinoti deri në Mal të Zi.

Gjendja e sotme[redakto | redakto tekstin burimor]

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Transportit tregojnë se Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtaresh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete, sipas të dhënave transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke iu referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre. Për çdo vit, buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë $ amerikanë për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë $ amerikanë për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë $ amerikanë.

Çelja e distancave të HSH[redakto | redakto tekstin burimor]

Hekurudhat në Shqipëri menfoj se do të kenë një të ardhme, sepse në gjirin e saj ka shumë punonjës të devotshëm që kanë edhe mbi 30 vjet punë në këtë sektor mjaft të vështirë. E rëndësishme është që dhe shteti shqiptar të mendojë më shumë për këtë lloj transporti sepse është më dashamirësi në lidhje me ambientin si dhe është miat ekonomik.

Lidhje të Jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Literaturë (në gjermanisht)[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Gerhard Gürsch: Mit Bus und Bahn durchs Land der Skipetaren Bufe-Fachbuch-Verlag, Egglham 1986
  • Eberhard Rieber: Albania Railway Map/Eisenbahnkarte Albanien Quail Map Company, Exeter 1990 ISBN 0-900609-68-0
  • Deutsche Gesellschaft für Eisenbahngeschichte e.V. (Hrsg.): Die Albanischen Eisenbahnen - Ein Statusbericht vom Herbst 1996 Eigenverlag, Karlsruhe 1998 ISBN 3-921700-76-0