Jump to content

Hekurudha Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hekurudha e Shqipërisë)
Treni i HSH-ës midis Tiranës dhe Durrësit
Ura më e madhe e trenit së Shqipërisë në Rrethin e Librazhdit

Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit ka qenë në Durrës. Hekurudha shqiptare është aktualisht jashtë funksioni dhe në proces rikonstruksioni.

Linjat hekurudhore në funksion deri para pak vitesh kanë qenë: Durrës-Shkozet-Vorë-Tiranë, Durrës-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan, Elbasan-Librazhd-Përrenjas-Gur i Kuq, Vorë-Laç-Lezhë-Shkodër, Shkodër-Han i Hotit, Rrogozhinë-Fier-Vlorë, Fier-Ballsh dhe Milot-Rrëshen-Klos. Infrastruktura e HSH-së shtrihej drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linjë në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjerë në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH-së është i ndërtuar në të njëjtin sistem si në Evropë, në gjurmë normale me gjerësi 1435 mm dhe ka një gjatësi prej 447 km.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dokumenti më datë 18 dhjetor 1918. Në të është dhënë urdhër që hekurudhat në Shqipëri të çmontoheshin dhe në pamundësi për t'u kthyer në Austri, të shkatërroheshin nga forcat ushtarake, të cilat ndodheshin në territorin shqiptar të luftimeve. Ishte koha e tërheqjes së ushtrisë austro-hungareze nga territori shqiptar. Koloneli Shemerl shkruan se: -Sipas gjithë investitorëve, dëshmive dhe akteve lidhur me materialet hekurudhore në Shqipëri, pjesërisht janë shkatërruar dhe pjesërisht duken të humbura dhe të pakthyeshme... Kemi nën administrim disa linja, si : Tiranë-Virpazar, Lezhë-Vorë, të cilat i ruan detashmenti i shfrytëzimit. Komanda austriake kishte ngarkuar oficerë të cilët kishin detyrë që të ruanin të gjitha linjat hekurudhore dhe kjo është e pasqyruar në këtë dokument hollësisht, sipas linjave që nga Labinoti deri në Mal të Zi.

Gjendja e sotme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Transportit tregojnë se Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtaresh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete, sipas të dhënave transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke iu referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre. Për çdo vit, buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë $ amerikanë për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë $ amerikanë për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë $ amerikanë.

Çelja e distancave të HSH[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]