Hu Xhintao
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Hu Xhintao | |
---|---|
ish-President i Republikës Popullore të Kinës | |
Në detyrë 15 nëntor 2002 – 15 nëntor 2012 | |
Paraprirë nga | Xhiang Zemin |
Pasuar nga | Xi Xhinping |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 21 dhjetor 1942 Taizhou, Jiangsu, Kinë |
Nënshtetësia | Kineze |
Partia politike | Partia Komuniste e Kinës |
Bashkëshortja/et | Liu Yongqing |
Fëmijët | Hu Haifeng Hu Haiqing |
Arsimimi | Universiteti Tsinghua |
Punësimi | Inxhinier, Politikan |
Hu Xhintao (胡锦涛),(1942.12-) lindi më 21 dhjetor të vitit 1942 në Taizhou, provinca Jiangsu, është politikan kinez. Hu Xhintao është ish- President i Republikës Popullore të Kinës, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës dhe ish-Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Ushtrisë Popullore Çlirimtare.[1]Hu Jintao doli në pension në vitin 2013, dhe pasardhësi i tij është Xi Xhinping.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1959-1964 Student në degën e veprave hidraulike të Universitetit Tsinghua;
1982-1984 Sekretar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Federatës Kombëtare të të Rinjve;
1984-1985 Sekretar i parë i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë Komuniste të Kinës;
1985-1988 Sekretar i Komitetit të PK të Kinës për provincën Guizhou dhe sekretar i parë i Komitetit të PK të Kinës për zonën ushtarake Guizhou;
1988-1992 Sekretar i Komitetit të PK të Kinës për rajonin autonom të Tibetit dhe sekretar i parë i Komitetit të PK të Kinës për zonën ushtarake në Tibet;
1992-1993 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës dhe sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës;
1993-1998 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës dhe drejtor i Shkollës së KQ të PK të Kinës;
1998-1999 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i shtetit i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Shkollës së KQ të PK të Kinës;
1999-2002 Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës, sekretar i Sekretariatit të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i Komisionit Ushtarak të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i shtetit i Republikës Popullore të Kinës, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Shkollës së KQ të PK të Kinës;
2002-2003 Sekretar i përgjithshëm i KQ të PK të Kinës, nënkryetar i Komisionit Ushtarak të KQ të PK të Kinës, nënkryetar i shtetit i Republikës Popullore të Kinës, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës dhe drejtor i Shkollës së KQ të PK të Kinës;
2003-2004 Sekretari i përgjithshëm i KQ të PK të Kinës, kryetar i shtetit i Republikës Popullore të Kinës, nënkryetar i Komisionit Ushtarak të KQ të PK të Kinës, dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës;
2004-2005 Sekretar i përgjithshëm i KQ të PK të Kinës, kryetar i shtetit i Republikës Popullore të Kinës, kryetar i Komisionit Ushtarak të KQ të PK të Kinës dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës;
2005-2013 Sekretar i përgjithshëm i KQ të PK të Kinës, kryetar i shtetit i Republikës Popullore të Kinës, kryetar i Komisionit Ushtarak të KQ të PK të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës.
- ^ "中华人民共和国中央人民政府-胡锦涛".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)