Shko te përmbajtja

Ibën Arabi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ibën Arabi
Ibn 'Arabī
EraEpoka e Artë Islame

Myhedin Arabiu (emri i plotë Abū ʿAbd Allāh Muḥammad ibn ʿAlī Muḥammad ibn ibnʿArabī al-Ḥātimī aṭ-Ṭāʾī أبو عبد الله محمد بن علي بن محمد بن عربي الحاتمي الطائي  korrik 1165 – 16 nëntor 1240), ishte dijetar, mistik, poet dhe filozof arab[1] andaluz.[2][3] Ndër ushtruesit e sufizmit njihet si Shaih ul-Akbar "mjeshtri më i madh",[4] dhe gjithashtu si një shenjtor.[5]

Ibn Arabi lindi në Murcia, Taifa e Murcia ditën e hënë, 26 korrik 1165. Babai i tij ishte nga fisi i Tayy dhe pretendonte prejardhje nga poeti legjendar arab Hatim et-Tai. Nëna e tij vinte nga një farë fisnike berbere me lidhje të forta në pjesën veriore të Afrikës.[6] Al-Arabi përmend dajën e tij, Jahja ibn Yughman, i cili ishte në një pikë princi i pasur i qytetit të Tlemcen, por e kishte lënë atë pozicion për t'iu përkushtuar një jete shpirtërore pasi u njoh me një mistik sufi.

Njihej me emrat ash-Shaih ul-Akbar (pra, "Shehu i Madh") dhe Muḥyiddin ibn Arabiut. Ai ishte gjithashtu i njohur si Shaikh-e-Akbar Mohi-ud-Din Ibn-e-Arebiut në Nënkontinent.[7]

Sevilje, ku Ibn Arabiu kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe arsimimit të tij

Babai i tij, 'Ali ibn Muḥammad, shërbeu në ushtrinë e Ebu ʿAbd All-llahut. Kur Ebu ʿAbd All-llahu vdiq më 1172, 'Ali ibn Muḥammad beftazi u bë aleat me Sulltanin Almohad, Abū Ya'qūb Yūsuf I, dhe u bë një nga këshilltarët e tij ushtarakë.[nevojitet citimi] Familja e tij më pas u zhvendos nga Murcia në Sevilje.

Stërvitja arsimore e Ibn Arabiut nisi në Sevilje më 1182. Shumica e mësuesve të tij ishin klerikë të periudhës Almohade dhe disa prej tyre mbanin postet e kadinjve dhe hatibëve.

Mjeshtri i tij shpirtëror në Fes ka qenë Mohammed ibn Qasim al-Tamimi.[8]

Në vitin 1200 , ishte në Marok ku mori dorë nga mjeshtri i tij Yūsuf al-Kūmī, që jetonte në fshatin Salé në atë kohë.

Që nga ky redaktim, ky artikull përdor përmbajtje nga [{{{URL}}} "{{{titulli}}}"], që është licencuar në një mënyrë të tillë që lejon ripërdorimin nën licencën Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported, por jo nën GFDL. Të gjitha kushtet përkatëse duhet të ndiqen.

  1. Toshihiko Izutsu, encyclopedia britannica, "Ibn al-ʿArabī was born in the southeast of Spain, a man of pure Arab blood whose ancestry went back to the prominent Arabian tribe of Ṭāʾī."
  2. Sufi Essays, It is well known that Ibn 'Arabi, from the point of view of his madhhab was a Sunni... {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Ludwig W. Adamec (2009), Historical Dictionary of Islam, p.134. Scarecrow Press. ISBN 0810861615.
  4. Attested by many legendary scholars of Shariah such as al-Alusi al-Hanafi in his magnificent Tafsir where he addressed the Sheikh as: The Sheikh ul Akbar (greatest sheikh), Muhayuddin Ibn Arabi Qudus Allah Ta’la Sira [Ruh ul Ma’ani Volume # 7, Page # 741, the arabic of which states: الشيخ الأكبر محيـي الدين بن عربـي قدس اللـه تعالى سره ]
  5. Al-Suyuti, Tanbih al-Ghabi fi Tanzih Ibn ‘Arabi (p. 17-21)
  6. Spiritual Life of Ibn Arabi (p. 35)
  7. "The Meccan Revelations". World Digital Library. 1900–1999. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2015. Marrë më 2013-07-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. John Renard (18 maj 2009). Tales of God's Friends: Islamic Hagiography in Translation. University of California Press. fq. 35. ISBN 978-0-520-25896-9. Marrë më 11 shkurt 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Chopra, R. M., "SUFIZËM" (Origjinës, Rritjen, Eclipse, Ringjallja), në vitin 2016, Anuradha Prakashan, New Delhi. ISBN 978-93-85083-52-5978-93-85083-52-5.