Jump to content

Ibën Arabi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibn Arabi)
Ibën Arabi
Ibn 'Arabī
EraEpoka e Artë Islame

Myhedin Arabiu (emri i plotë Abū ʿAbd Allāh Muḥammad ibn ʿAlī Muḥammad ibn ibnʿArabī al-Ḥātimī aṭ-Ṭāʾī أبو عبد الله محمد بن علي بن محمد بن عربي الحاتمي الطائي  korrik 1165 – 16 nëntor 1240), ishte dijetar, mistik, poet dhe filozof arab[1] andaluz.[2][3] Ndër ushtruesit e sufizmit njihet si Shaih ul-Akbar "mjeshtri më i madh",[4] dhe gjithashtu si një shenjtor.[5]

Ibn Arabi lindi në Murcia, Taifa e Murcia ditën e hënë, 26 korrik 1165. Babai i tij ishte nga fisi i Tayy dhe pretendonte prejardhje nga poeti legjendar arab Hatim et-Tai. Nëna e tij vinte nga një farë fisnike berbere me lidhje të forta në pjesën veriore të Afrikës.[6] Al-Arabi përmend dajën e tij, Jahja ibn Yughman, i cili ishte në një pikë princi i pasur i qytetit të Tlemcen, por e kishte lënë atë pozicion për t'iu përkushtuar një jete shpirtërore pasi u njoh me një mistik sufi.

Njihej me emrat ash-Shaih ul-Akbar (pra, "Shehu i Madh") dhe Muḥyiddin ibn Arabiut. Ai ishte gjithashtu i njohur si Shaikh-e-Akbar Mohi-ud-Din Ibn-e-Arebiut në Nënkontinent.[7]

Sevilje, ku Ibn Arabiu kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe arsimimit të tij

Babai i tij, 'Ali ibn Muḥammad, shërbeu në ushtrinë e Ebu ʿAbd All-llahut. Kur Ebu ʿAbd All-llahu vdiq më 1172, 'Ali ibn Muḥammad beftazi u bë aleat me Sulltanin Almohad, Abū Ya'qūb Yūsuf I, dhe u bë një nga këshilltarët e tij ushtarakë.[nevojitet citimi] Familja e tij më pas u zhvendos nga Murcia në Sevilje.

Stërvitja arsimore e Ibn Arabiut nisi në Sevilje më 1182. Shumica e mësuesve të tij ishin klerikë të periudhës Almohade dhe disa prej tyre mbanin postet e kadinjve dhe hatibëve.

Mjeshtri i tij shpirtëror në Fes ka qenë Mohammed ibn Qasim al-Tamimi.[8]

Në vitin 1200 , ishte në Marok ku mori dorë nga mjeshtri i tij Yūsuf al-Kūmī, që jetonte në fshatin Salé në atë kohë.

Që nga ky redaktim, ky artikull përdor përmbajtje nga [{{{URL}}} "{{{titulli}}}"], që është licencuar në një mënyrë të tillë që lejon ripërdorimin nën licencën Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported, por jo nën GFDL. Të gjitha kushtet përkatëse duhet të ndiqen.

  1. ^ Toshihiko Izutsu, encyclopedia britannica, "Ibn al-ʿArabī was born in the southeast of Spain, a man of pure Arab blood whose ancestry went back to the prominent Arabian tribe of Ṭāʾī."
  2. ^ Sufi Essays, It is well known that Ibn 'Arabi, from the point of view of his madhhab was a Sunni... {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ludwig W. Adamec (2009), Historical Dictionary of Islam, p.134. Scarecrow Press. ISBN 0810861615.
  4. ^ Attested by many legendary scholars of Shariah such as al-Alusi al-Hanafi in his magnificent Tafsir where he addressed the Sheikh as: The Sheikh ul Akbar (greatest sheikh), Muhayuddin Ibn Arabi Qudus Allah Ta’la Sira [Ruh ul Ma’ani Volume # 7, Page # 741, the arabic of which states: الشيخ الأكبر محيـي الدين بن عربـي قدس اللـه تعالى سره ]
  5. ^ Al-Suyuti, Tanbih al-Ghabi fi Tanzih Ibn ‘Arabi (p. 17-21)
  6. ^ [1] Spiritual Life of Ibn Arabi (p. 35)
  7. ^ "The Meccan Revelations". World Digital Library. 1900–1999. Marrë më 2013-07-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ John Renard (18 maj 2009). Tales of God's Friends: Islamic Hagiography in Translation. University of California Press. fq. 35. ISBN 978-0-520-25896-9. Marrë më 11 shkurt 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Chopra, R. M., "SUFIZËM" (Origjinës, Rritjen, Eclipse, Ringjallja), në vitin 2016, Anuradha Prakashan, New Delhi. ISBN 978-93-85083-52-5978-93-85083-52-5.