Ibrahim Kelmendi
Ibrahim Osmani-Kelmendi lindi më 16 prill të vitit 1916 në Preshevë dhe vdiq më 24 janar të vitit 1979 në Melburn të Australisë, ishte antikomunist dhe shkrimtar shqiptar.
Jeta, ideali dhe vepra e tij, le të ngeli një udhëndriçim për gjeneratat e sotme dhe të nesërme. Që jetët e njerëzve të lidhen në mënyrë të çuditshme me jetën dhe fatin e kombit të vet. Në këtë pikëtakim atdheun dhe nacionalistin prof.Ibrahim Kelmendin i ka bashkuar kurdoherë jo vetëm ideali i lirisë por edhe shpresa e madhe për një Shqipëri të bashkuar, të lirë dhe demokratike.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëmijëria e Ibrahim Kelmendit kishte rrjedhur përmes lodrave të pakta dhe halleve të shumta që kishte vendlindja e tij - Presheva, por dhe krejt atdheu shqiptar, pas përfundimit të luftës së Parë Botërore. Pushtuesit serbë, bullgarë e malaziasë, të përkrahur prej fuqive të mëdha e të përkëdhelur prej ëndrrës së ,,madhe" të carëve për daljen në Adriatik, sikur të mos u mjaftonte copëtimi tragjik i shqiptarëve më vitin 1913, u ishin vërsulur kufijve tanë duke ngritur në sistem dhunën dhe barbarizmin mesjetar. Njëherazi në trojet e pushtuara prej tyre, gjenocidi që veç kishte filluar, ravijëzohej qartë duke u kujtuar shqiptarëve që banonin në trojet e tyre se përfundimi i Luftës së Parë Botrore kurrsesi nuk do të kishte lidhje me luftën në Ballkan. Fqinjët cionistë në kokëfortësinë e tyre do të ndikoheshin me të shumtën e rasteve prej politikave shovene të ditës duke i dhënë Europës dhe Botës të kuptonin se toleranca dhe arsyeja ishin të huaja për ta. Pas mbarimit të shkollës fillore në Preshevë, Ibrahimi vendos të studjojë në gjimnazin e medreses në Shkup. Kurdoherë i qeshur, i dashur me bashkëqytetarët e vet ai do t'u tregonte gjithë dashamirësve për ëndrrën e kahmotshme të veten, se si po sa të mbaronte gjimnazin do të studionte arkeologjinë dhe historinë që më pas ti tregoj popullit të tij se toka jonë është e pasur jo vetëm me minerale të çmuara, por më së pari ajo është e mbuluar tej e këtej me një histori që pak kush e ka në Europë e mëtej.Dhe ja fati sikur ta kish dëgjuar profecinë e tij, megjithëse në kohë dhe në hapësirë krejt të largët ja plotësoj dëshirën.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet universitare për histori i filloi në Beograd. Megjithëse nxënës i shkëlqyer në gjimnazin e Shkupit, dëshira e tij për historinë e luftërave ballkanike dukej se po daravitej nën peshën e falsifikimeve.Veçmas historia e kombit tonë, masakrohej nëpër katedrat e ftohta të Beogradit duke i kujtuar Ibrahimit mendimin e gabuar sipas të cilit të mëdhenjtë gjithmonë kanë të drejtë. Një mikut të tij në Universitet do ti thoshte një ditë në intimitet Historia jonë flet ndryshe. Besa unë kam me i besue deri në mortë kengëve dhe rrëfimeve që kam ndier për së vogli në Preshevë, e kurrë s'kam me u hap rrugë përrallave të shkjaut, atyre mbeturinave të karpateve Pa disa kërkesave të rreshtura largohet nga Beogradi dhe fiton të drejtën për të vazhduar studimet për histori në Universitetin e njohur të Peruxhës në Itali. Intuita e thellë, dëshira dhe vullneti për të studiuar, aftësia për përvetsimin e shkencave filologjike bënë që shumë shpejt preshevari Ibrahim Kelmendi të rradhitej ndër shkencëtarët më të mirë të asaj kohe.Ndërkohë duke shkelur edhe mbi propagandën antishqiptare se ,,.kosovarët janë vetëm për pushkë".... ku, ai ka do të hyje nëpër bibliotekat dhe arkivat e pasura duke hulumtar për ndriçimin skutat tepër të errëta të historisë së popullit të vet. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se në vitet 1920-30, Italia (natyrisht për qëllimet e mbrapshta të saja) përgaditi një rradhë intelektualësh krejt të pavarur të Shqipërisë.
Irredentisti i Peruxhës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërkohë në Peruxha të Italisë, Ibrahim Kelmendi bie në kontakt me studentët të tjerë shqiptarë që aspironin rryma të ndryshme politike.Veçmas, me studentët e krahut nacionalist, atdhetari preshevar do të lidhej me një miqësi pothuaj vëllazërore me ta. Në këto lidhje bijtë e Shqipërisë martire përpos të tjerave do të kuptonin se furtuna e rritjes së fashizmit Italian natyrisht do të fillonte së pari në brigjet e Adriatikut.Tani Ibrahimin askush se pengonte të shpreh lirisht mendimin e vet. Fytyra e tij gjithmonë e qeshur do të vërehej teksa i tërhiqej vërejtja në organet drejtuese të Universitetit për ,irredentizëm.Por djaloshi preshevar nuk mund të durojë gjatë, ai flet hapur, godet dhe injoron fashizmin duke paracaktuar se ,,shumë shpejt ushtarët italianë do ti lënë kockat nëpër dhera të huaja,,.I përjashtuar nga Peruxha, vitin e fundit universitar, Ibrahim Kelmendi e vazhdon në Zagreb ku dhe diplomon. Nëse për te, për njohuritë dhe dijet e fituara rrugët janë plotësisht të hapura në Europë, por ky shpirtë atdhetarie zgjedh pikërisht rrugën e ëndrrës fëmirore, vendlindjen, për të treguar historinë e lashtë dhe krenare të pasardhësve të ilirëve. Duke thirrur historinë në atë periudhë dilemash dhe udhëkryqesh të Shqipërisë, Ibrahim Kelmendi së paku mbrojti breza të tërë shkollarësh me idealin e lirisë në gjoks. I kthyer nën qiellin e atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptar, do të caktohet të punojë në Liceun e parë në gjuhën shqipe të hapur në Prishtinë në fillimin e viteve 1940. Ka individualitetin dhe seriozitetin e vet në mësimdhënie por këto nuk e pengojnë të ndërtojë marëdhënie krejt miqësore me kolegët e për më tepër me nxënësit e vet.Bashkëpunon sidomos me drejtorin e atëhershëm të Liceut, Dr. Rexhep Krasniqin, një nacionalist dhe patriot i flaktë, lidhur me tezat kryesore të historiografisë shqiptare.Kuptohet se Liceu i Prishtinës në fillimet e veta nuk kishte tekste të tilla, andaj prof.Ibrahim Kelmendi, duke studjuar shënimet e Dr.Rexhep Krasniqit dhe duke biseduar me të për periudha të ndryshme, mundi të formulojë leksionet e para të historisë së kombit tonë të ndiçuara kurdoherë prej së vërtetës.Ajo çka mbajnë mend studentët shqiptarë të Prishtinës të asaj kohe, ishte pikërisht erudicioni i mahnitshëm i prof.Kelmendit.Përpos kësaj historia e Shqipërisë do të përmblidhte brenda dimensioneve të saj krejt viset arbërore duke ngjizur në shpirtin e liceistëve dashurinë për trojet etnike.
Balli Kombëtar - organizimi i rezistencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët nga Marrëveshja e Mukjes në vitet 1943-1944 do të ishte me të vërtetë e trishtueshme dhe dhimshme.Të ndarë mes veti prej një ideologjie perverse, të sfilitur prej skamjes dhe varfërisë, do të ngriteshin armet kundër njeri-tjetrit, duke haruar kësisoj thirjen e vjetër të gjakut. Ibrahim Kelmendi si shumica e intelektualëve të ndritur të kohës, do të gjendej në rradhët e nacionalizmit shqiptar, tek Balli Kombëtar, i cili në këto momente të vështira kërkon ti gjendet sa ma pranë Preshevës.Vetëdija e tij nacionale tek e mbramja e ka kuptuar se para se të kërkoje histori, atdheu kërkon pushkë dhe zemër që të mos ta shqyejnë të tjerët. Ata që e këshilluan të vazhdonte mësimin në Lice nuk i ndëgjoi.Kështu që në orën e fundit të mësimit nxënësve të vet u tha Ndëgjonje britmën e tokës sonë.Kërkohen jetët tona.Ani se pak vite kemi mbi supet, duhet me ja falë ato atdheut.Pak rëndësi ka se ku do të luftojmë në Kosovë a Shqipni, se Kosova dhe Shqipnia janë si mishi e ashti .... tash për tash penda pushon por këndon gryka e pushkës,ju pasha me shëndet .. ti shërbejmë atdheut me ndershmëri e trimëri ... Krah më krah me nacionalistët e tjerë të Ballit , rrëmben pushkën dhe krismat e saja do të dëgjohen përherë e më fort në Preshevë, Gjilan, Budrikë , Bujanoc, Sharr e Drenicë si dhe në gjitha trojet ku flitej shqip. Miqtë dhe dashamirët e quajtën vetëtimë pasi sot në mbrëmje e gjejnë në betejë, të nesërmen merrej me organizimin e çetave nacionaliste në një tjetër vend apo atë mbrëmje dëgjoje për prof.Kelmendin se dhjetra kilometra më larg kishte rënë në pritë dhe kishte dalur shëndoshë si molla. Sigurisht se populli e ruante se populli trimat i mban në gjirin e vet, veçmas ata që luftonin për flamurin tonë e jo për flamur tjetër.
Beteja e Preshevës me rrethinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me disa beteja të organizuara në Preshevë me rrethinën e saj, në gazetën ,,BESA" që dilte në Stamboll në korrik 1960, nën titullin ,,Kosova në Lutë" prof Ibrahim Kelmendi shkruan ;.... Për luftërat që u bënë mbrenda këtyre 3 - 4 ditëve na nuk ishim të organizuem, për të bamë një organizim civil dhe ushtarak u mbajt një mbledhje në Bashkinë e Preshevës , me 13 shtarë , në të cilën përveç meje mueren pjesë ; Petriti , Jetulla Seferi , Limon Staneci , Adem Kamberi dhe Immer Rama .. Sherbimet kryesore u ndan në këto mënyra; Ademit ia dhanë kryesinë e Bashkisë, Limon Staneci drejtimin dhe organizimin e nënprefekturave dhe mue mi lanë organizimin dhe drejtimin e operacioneve ... Mbrenda 24 orëve përgadita listat e vullnetarëve Ballistë për krejt rrethinën e Preshevës, përveç disa katundeve afër Bujanovcit.Presheva kishte 300 vullnetarë,Rahovica 160, Miratoca 240 dhe kështu me rradhë edhe katundet e tjera që janë ma të vegjël, vullnetarët i ndava në grupet A dhe B.Si vijë kufini për të mbrojtë caktova udhën e hekurit që ishte lehtë për ta mbrojtë. Grupet ndëroheshin çdo dhjetë ditë.Në këtë mënyrë udha ruhej prej depërtimit të shkjaut dhe punët e vjeshtës në fusha kryheshin ..". Si anëtarë i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar për Kosovë pas përforcimit të mbrojtjes kufitare të trojeve etnike, prof. Kelmendi do të kalojë me instruksionet e tija në Karadak e Sharr, do të ndihmojë Mulla Idriz Gjilani e Xhemë Gostivarin, do të marrë pjesë në betejën e Ferizajit me rininë Nacionaliste së bashku me prof.Luan Gashin e Abdyl Hencin e nacionalistët e tjerë. Por sidoqoftë atë ç'ka s'mundën do ta arrijnë bandat çetniko-partizane sllavo komuniste, mundën ta bëjnë, tradhëtarët e shitur tek komunizmi ortodokso-sllav,së bashku me çetat maqedone-serb-bullgar e kryen misionin për të cilin ishin dhe të ngarkuar. Komandat e brigadave "çlirimtare" partizane të ardhura nga Shqipëria, si ajo sulmuese e divizionit të 5-të që drejtohej nga komisari politik Ramiz Alia, kishin dhënë urdhër të rreptë dhe të prerë që të luftoheshin nacionalistët e Ballit rreptësisht, por edhe shfaqja më e thjeshtë e tyre. Kjo dihej se Titoja dhe Enveri veç me kohë kishin hartuar luftën vëllavrasëse duke paracaktuar në këtë mënyrë tragjedinë shqiptare në emër të idealit bollshevik, ardhur prej stepave të largëta të Lindjes dhe kjo murtajë do të godiste pa mëshirë jo vetëm idealin tonë kombëtar por edhe mijëra jetë të pafajshëm shqiptarësh. Goditjet pas shpine e në gjumë mirrnin jetët e nacionalistëve të ndershëm e atdhetarë që rruanin folenë e shqipeve, ata ende s'u besohej se preheshin në besë prej vëllezërve të një gjaku.Votrat shqiptare laheshin në lot e gjak, piskamat e foshnjave, sikurse thirnin në vetëdije, por ishte e kotë, ndjenjat e tyre shpirtërore ishin të mbuluara me mllef antishqiptarizmi me ëndrra të proletariatit, ku për ta nuk kishte rëndësi kombi dhe atdheu, se si zakonisht komunistët janë pa komb e atdhe. Këtë dhimbje piskamë foshnje e kuptuan më mirë nacionalistët e tokës martire, me dhimbje për ti tharë lotët e zijës ata vendosin të tërhiqen.Vetëtima preshevare, edhe përballë kësaj mënxyre nuk heshti. Ai endet lugjeve e brigjeve të tokës arbnore me pushkë në krah, me shpresën e pashuar në gjoks, me fjalën hyjnore që i delte nga buzët.Me mjaft trima, të cilët të betuar deri në vdekje e kanë kuptuar misionin e tyre për të cilën i ka ngarkuar nacionalizmi, u jep besim për të ardhmen.
Emigrimi dhe dëbimi i Ibrahim Kelmendit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ibrahim Kelmendit pas Luftë Dytë Botërorenga pushteti serb dhe maqedon i vihen bashkarisht në ndjekje të tij dhe ballistëve tjerë me një komandë të vetme të përbashkët, për ti vrarë nacionalistët me shpirtë të kulluar si ujët e bjeshkëve. Ai dhe bashkëluftëtaret e tij, në krye me Sylë Hotlen për të mos ngritur pushkën mes vëllezërëve të një gjuhe dhe të një gjaku, si prof.Ibrahim Kelmendi me urdhër të Qëndrorit të Organizatës së Ballit Kombëtar, e lë atdheun dhe me dhembje dhe pa dashje lë vendlindjen dhe kombin, për të kaluar ditët më të bukura të rinisë së vet, në kampet e refugjatëve politik në Greqi. Disa vite më vonë më 1953, i plotësohet kërkesa dhe shkon në Australi ku menjëherë falë aftësive të tij fillon punën si pedagog në njërën prej gjimnazeve të Melburnit. Prej nga jeta e tij futet në rrjedha të tjera më të qeta, por gjithmonë me një dhimbje për fatet e atdheut të rrobëruar prej çlirimtarëve që iu shitën sllavëve, andaj dhe prof. Kelmendi askurrë nuk do të privonte veten prej punëve të mëdha. Si emigrant ai, merret me studime për etnogjezën shqiptare, hulumton nëpër biblioteka, shkruan dhe boton mjaft punime me vlerë si në shtypin vendas ashtu edhe në ate të shqiptarëve të diasporës.Do të ngrejë një Komitet të Ballit në Australi dhe do tu bëjë ballë lobeve maqedonase atje, të cilët nuk do të kenë mundësi ti kundërvihen prof. Kelmendit i cili lidh një miqësi dhe me nacionalistin tjetër atje z.Hiqmet Ndreun nga Dibra që mbante Radio Melburni[1]. Veprimtaria e tij, do të jape dëshminë ma të mirë se kudo që janë të shpërndarë shqiptarët, në të gjitha kontinentet e botës.
Vdekja e Ibrahim Kelmendit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me sy nga Presheva, me flakën e pashur për lirinë e atdheut të vet, në shtatorin e vitit 1979 ndërron jetë, duke u treguar shqiptarëve se gjurmet e tij, gjurmet e vetëtimës së Preshevës janë në çdo vis ku luftohet dhe jetohet për lirinë, bashkimin dhe prosperimin e kombit shqiptar. A do të ngeli ende në heshtje kjo vetëtimë me zemër vigani, kjo figurë e nacionalizmit shqiptar? Kjo ngel në ndërgjegjen e intelegjencës preshevare në rradhë të parë e mëndej instituteve historike shqiptare. Ideali dhe vepra e tij, le të ngeli një udhëndriçim për gjeneratat e sotme dhe të nesërme.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ilirënë parahistori-orogjina, kultura dhe përhapja etyre.
- Prej Mytheve deri në Butmir;
- Pak fjalë për të kaluarën e shqiptarëve;
- E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi;
- Përbërja etnike dhe historike e Kosovës;
- Kosova në luftë;
- Të mësuem me u ba fqinjë tëpaduruem;
- Kosova në luftë me komunizmin;
- Perspektiva e imperializmit serb;
- Tito në mes të fortunës;
- Klika Hoxha-Shehu nuk është për Kosovën shqiptare;
- Jugosllavinë duhet me njoftë Mozaik e pa harmoni;
- Një shtyllën e kosovës quhet Ptreshevë, etj.
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Karadaku në rezistencën e armatosur (1941-1951)
- Presidentja Atifete Jahjaga dekoroi një varg personalitetesh
- msakrat-serbosllave-ne-fshatrat-e.html/Masakrat serbe në fshatrat e Preshevës
- Historia e shkurter e Preshevës
- Kombëtare e Kosovës Lindore
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dr. Muhamet Pirraku Mulla idriz Gjilani -Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore