Limon Staneci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Limon (Asllan) Staneci (1916 - 1991). U lind në fshatin Stanec, Malet e KaradakutPreshevës. Studoi në Fakultetin Juridik të Universiteti i Beogradit. Sekretar dhe zëvendës nënprefekturën e Gjilanit, ishte Sekretar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, sekretar dhe nënprefekturën e Gjilanit.

Limon (Asllan) Staneci (1916 - 1991). U lind në fshatin Stanec Malet e KaradakutPreshevës. Studoi në Fakultetin Juridik të Universiteti i Beogradit. Sekretar dhe zëvendës nënprefekturën e Gjilanit, ishte Sekretar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, sekretar dhe nënprefekturën e Gjilanit. Ishte gazetar dhe përgjegjës për informim në kuader të organit|Liria" Lidhjes Dytë të Prizrenit për frontin lindor dhe ushtarak që raportonte nga vijat e para të frontit për luftimet për mbrojtën e trojeve etnike në Kosovën Lindore në gazetën Liria “Lidhja e Dytë e Prizrenit”. Me 13. IX. kur u hoq pushteti okupues bullgar u zgjodh nënprefekt i nënprefekturës së Preshevës. Ishte edhe sekretar i mulla Idriz Hajrullahut, gjykatës, kryeshef i Rethit të Gjilanit. Limon Staneci për një kohë pas përfundimit të luftës ka qëndruar në Malet e Karadakut, por pas shtypjes së rezistencës për Lirimin e Tokave Shqiptare, dorëzohet më 20 mars të vitit 1947. Për shkak të akuzave të shumta nga dëshmitarët serbë siç thuhej, për mbi 20 vrasje e shumë internime, si dhe nga disa aktivist komunist pas Luftës së Dytë Botërorer në Gjilan, të cilët e akuzonin Limoni Stanecin për internimin e tyre(por ai vetë deklarohet se qëndron besnik ndaj veprimtarisë së tij atdhetare dhe nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, në krye me rusin Zaharije Orrginikdze më 10. 06. 1947. Limon Stanecit i shqiptohet dënimi me vdekje-pushkatim. Mirëpo Presidiumi i Kuvendit RFPJ-së, më 13.08.1947, vendimin me vdekje ia shëndrrojnë në 20 vjet burg të rëndë. (AK.F.GJQGJ-P.K.17.AK.F.GJQGJ-P.K.17.(AK.F.GJQGJ-P.K.17, Nga dosja për Limon Stanecin) [1]

Duajen i gazetarisë shqiptare kosovare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pionier i gazetarisë preshevare ishte Limon Asllan -Staneci, i cili si gazetar raportoi nga fronti i Gjilanit për fitoret e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës më 1944, në fletoren "Lidhja e Prizrenit". Me artikullin "Një shpartallim i ri i çetave komuniste n'anë të Gjilanit" të datës 9 korrik 1944 konstatohej: Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja i dejun me ideologjina të ndryshme (komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: Pansllaviste) prapë, Limon Asllan-Staneci me datën 28 qershor 1944, në një numër aproksimativisht 400-500 vetash sulmoi tokat shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quejtun "Kika", mbasi në afërsinën e katundeve Cfircë e Tugjevc nuk kishte muejtë. Forcat tona te përbame prej ushtrisë të rregulltë dhe fuqisë kreshnike, të komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luftën. Gjatë luftës që vazhdoi 12 orë dhe betejës me datë 29.6.1944 grupet -komuniste, Nacional-shoveniste-pansllaviste, u shpartalluen me humbje për ta... Kjo ndeshje me bandat komuniste, që lumnisht përfundoi me fitimin t'onë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betue me ketë rast se do të ndjekin gjurmën e dëshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga mati, Anëtar i Komitetit Komunal të Lidhjes II të prizrenit, Bajram Poliçka e tjerve, që ranë viktimë në ket betejë për lirinë dhe kurr nuk kanë me lanë qi kamba.e anmikut të shkeli tokat t'ana te bekueme... Dhe, sikurse për Luftën e Velegllavës të 28 qershorit 1944, sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944, Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve" Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N.Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar. Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore

Akt gjykimi: Një pjesë nga vendimi i gjyqit Gjilan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata e qarkut në Gjilan          K.nr.7/47

NË EMËR TË POPULLIT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata e qarkut në Gjilan dhe këshilli penali përbërë nga kryetari i gjyqit Zaharije Orgjonikidze si kryetar i këshillit,si dhe gjykatësi porotë: Shukri Zymeri dhe Srboljub Popoviq si anëtarë të këshillit dhe sekretari i procesverbalit Radovan Peshiq, sekretarin e gjykatës, për akuzë të prokurorit publik në Gjilan me nr. 35/47 kundër të akuzuarit Limon Sinan Arsllani, alias "Limon Staneci" nga fshati Stanec.

Vendim- I pandehuri LIMON SINAN ARSLLANI alias "Limon Staneci", lindur në vitin 1916. ===

Shpallet Fajtorë:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1/ Që gjatë kohës së okupatorit si sekretarë i gjyqit të nënprefekturës në Gjilan, si sekretarë i Lidhjes së dytë të Prizrenit si dhe sekretarë i partisë Fashiste për nënprefekturën e Gjilanit, si anëtarë i organizatës terroriste "Dora e zezë", si organizatorë dhe sekretarë i organizatës së emigrantëve shqiptarë nga territori Bullgarë. Ashtu që, duke qëndruar në bashkëpunim të ngushtë me Gjermanët dhe ndihmësit e okupatorit si Miftar Spahija dhe Ahmet Broja tradhtar të popullit shqiptarë,ishte emërues dhe denoncues, në atë mënyrë duke vendosur lista me emra për internim dhe mobilizim, kurse internimin e kryente vetë personalisht në shoqëri me majorin Gjermanë. 2/ Që në muajin shtatorë të vitit 1944 gjatë kohës së okupimit, kur Bullgarë kishin lëshuar territorin e Preshevës i pandehuri në cilësinë e nën-prefektit organizoi policinë dhe xhandarmerinë në luftë kundër lëvizjes nacionalçlirimtare dhe bashkërisht me udhëheqësit tradhtarë të popullit shqiptarë, udhëhoqi luftën në frontin e Preshevës, ku gjatë asaj periudhe vdiqën disa qindra partizan, me ç`rast kreu vepër penale nga neni 3 p. 3 të ligjit të veprave penale kundër popullit dhe shtetit, që është e dënueshme me nenin 4 po të njëjtit ligj lidhur me ligjin e llojit të dënimeve. Për arsye se këto vepra janë të shtrira, në rrethana dhe si të tilla  gjyqi:

Dënon[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një dënim të plotë me - VDEKJE PUSHKATIM dhe në humbje të përhershme të të gjitha të drejtave si politike dhe qytetare përveç atyre prindërore...

Arsyetim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësuar nga bindjet e lira prova materiale u ekspozua në shqyrtim kryesorë gjyqi arriti në konkluzion se i akuzuari ishte autorë i veprave penale të paraqitura nga dispozitivi i këtij vendimi. I akuzuari pranoi që ka qenë sekretarë gjyqi në Gjilan... Pranoi që kishte qenë sekretar i lidhjes së dytë të Prizrenit... I akuzuari më tej pranoi që në muajin shtator të vitit 1944 ishte nën-prefekt i nënprefekturës, kryeshef në Preshevë në kohën kur Bullgarët lëshuan territorin e okupuar të Preshevës... 1./ Me dëshminë e dëshmitarit Farush Okllapi.... 2./ Dëshmitari Kurtesh Agushi, zavendës i prokurorit publikë dhe deputet popullorë në RPFJ... 3./ Dëshmuar nga dëshmitari|Brane Vasiq...etj.[2]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dr.Aliriza Selamani - Hafiz Avni Aliu; Myderriz Haki Efendiu (monograf) Prishtinë 2005
  2. ^ Nxjerrë nga Akt Gjykimi K.nr.7/47 - Gjykata e qarkut në Gjilan