Jump to content

Igli Hasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Igli Hasani
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Titullar
Në detyrë
12 September 2023
PresidentiBajram Begaj
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaOlta Xhaçka
Të dhëna vetjake
ArsimimiUniversity of Tirana
King's College London

Igli Hasani (lindur në Tiranë me 4 Dhjetor 1976) është diplomat, ekspert i sigurisë, dhe prej Shtatorit 2023 mban pozicionin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.[1][2][3]

Igli Hasani ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale për Filozofi – Sociologji (BA, 1996 – 2001), si dhe në Fakultetin e Drejtësisë për Ligj (LLB, 2001-2006). Gjithashtu, ka përfunduar Studimet Master (MA) në Marrëdhënie Ndërkombëtare (2006) në Kings College në Londër,  në një program në bashkëpunim me Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, një nga Institucionet Arsimore të Mbrojtjes më prestigjoze në botë. Gjate karrierës profesionale, Igli Hasani ka kryer dhe një sërë kualifikimesh ekzekutive pranë Qendrës Marshall, në Gjermani dhe Shkollës Pasuniversitare Detare të Monterey, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.[4][5]

Përpara fillimit të detyrës, si Ministër për Evropës dhe Punët ë Jashtme, në periudhën Tetor 2021 – Shtator 2023, Igli Hasani ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të OSBE për Çështjet ekonomiko-ambjentale. Ky ishte pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shtetas shqiptar në OSBE, që prej anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatë, në vitin 1991.[6][7][8][9][10]

Igli Hasani iu bashkua trupit diplomatik shqiptar në vitin 2018, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, pozicion që e mbajti deri në Shtator 2021.[11][12][13]

Në Dhjetor 2018, Shqipëria mori mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), për të drejtuar kryesimin e Organizatës gjatë vitit 2020. Kryesia e OSBE do të  ishte hera e parë që Shqipëria do të drejtonte organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, duke marrë kështu një përgjegjësi të paprecedentë në diplomacinë shumëpalëshe. Për këtë qëllim, gjatë viteve 2019 – 2021, kur Shqipëria ishte pjesë e trojkës drejtuese të OSBE-së, Ambasadori Hasani drejtoi një ekip ndërkombëtar të përbërë prej 40+ diplomatësh dhe ekspertësh shqiptarë dhe të huaj, punë e cila kulmoi me Kryesinë Shqiptare të OSBE-së në vitin 2020.[14][15][16]

Në një vit tejet të vështirë, të shenjuar nga pandemia globale e COVID-19, Shqipëria, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama si kryetar i radhës i OSBE, dhe të Ambasadorit Hasani në Vjenë arriti suksese konkrete për Organizatën, që përfshinin vazhdimin e pandërprerë të punimeve në format virtual për herë të parë në histori, si dhe zgjedhjen e 4 pozicioneve drejtuese të OSBE-së.[17]

2023

Gjithashtu, në Ministerialin e Tiranës, i pari i zhvilluar në kushte pandemie dhe në format pothuajse plotësisht virtual dhe pa mundësinë e negociatave direkte, Kryesia shqiptare arriti të siguronte konsensus për miratimin e 11 vendimeve të Këshillit të Ministrave të OSBE, në secilin prej dimensioneve të punës së Organizatës, përkatësisht atë të sigurisë, ekonomik-ambiental, dhe të drejtave të njeriut. Kryesia shqiptare e OSBE u konsiderua gjerësisht si e suksesshme, duke u bërë provë e gatishmërisë së Shqipërisë, e shërbimit të saj diplomatik për detyra të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.[18][19]

Gjatë vitit 2019 dhe në periudhën Janar – Shtator 2021, z. Hasani drejtoi përkatesisht Grupin e Kontaktit të Mesdheut dhe Grupin e Bashkëpunimit të Partnerëve Aziatikë, si dhe bashkëpunoi ngushtë me kryesitë sllovake dhe suedeze të OSBE-së, si pjesë e Trojkës se OSBE-së.[20][21][22]

Në periudhën 2001-2018, z. Hasani ka mbajtur pozicione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, që përfshijnë ato si: Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018);  Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2014);  Drejtor i NATO-s, BE-së dhe Marrëdhenieve me Jashtë; Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetese dhe Drejtor Ligjor (2013), si dhe Drejtor i Integrimit Euro-Atlantik dhe Politikës së Mbrojtjes (2008 -2011). Përgjatë viteve 2012-2013, Igli Hasani ka mbajtur postin e Shefit të Departamentit për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare për Siguri dhe Mbrojtje.[23][24]

Igli Hasani në Marakesh, Marok

Përpara fillimit të karrierës në fushën e sigurisë dhe më pas diplomacisë, Igli Hasani ka patur një eskperiencë disa-disa-vjecare në fushën e medias dhe gazetarisë. Ai ka sherbyer si Këshilltar për Politikë dhe Media, i Ministrit të Mbrojtjes (2006-2008) si dhe Drejtor i Shtypit dhe Informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes (2004-2006). Gjatë viteve 2001-2003 ai ka qenë zëvendësdrejtor i Shtypit dhe Informacionit në Ministrine e Mbrojtjes si dhe Shef i Marrëdhënieve me Publikun për Sekretariatin për Refugjatët, në Minsitrine e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit.[25]

Më herët, Igli Hasani ka qene gazetar dhe redaktor në disa gazeta dhe TV shqiptare, përgjatë viteve 1997-2001.[26]

  1. ^ "Igli Hasani takes office as Minister of Foreign Affairs". Euronews Albania. 12 shtator 2023. Marrë më 2023-10-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Hasani is presented as new Minister for Europe and Foreign Affairs: A privilege to serve my country". Albanian Telegraphic Agency. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2023. Marrë më 2023-10-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Igli Hasani MINISTËR PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Igli Hasani". www.kryeministria.al. Marrë më 2023-10-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Who is the diplomat taking over the leadership of the Albanian Ministry of Foreign Affairs?". Euronews Albania. 4 shtator 2023. Marrë më 2023-10-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Igli Hasani takes office as Minister of Foreign Affairs". Euronews Albania. 12 shtator 2023. Marrë më 2023-10-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "New Foreign Minister Igli Hasani Received by Predecessor Xhaçka". ALBANIA DAILY NEWS (në anglisht). Marrë më 2023-10-09.
  8. ^ "Rama ndryshoi gati gjysmën e qeverisë/ Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare". 2023-10-09. Marrë më 2023-10-09.
  9. ^ "Who is Igli Hasani, the 'unknown' diplomat who will lead the Foreign Ministry". Vox News. Marrë më 2024-03-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare". www.balkanweb.com. Marrë më 2023-10-09.
  11. ^ "Igli Hasani takes office as Minister of Foreign Affairs". Euronews Albania. 12 shtator 2023. Marrë më 2023-10-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare". www.balkanweb.com. Marrë më 2023-10-09.
  13. ^ "Who is Igli Hasani, the 'unknown' diplomat who will lead the Foreign Ministry". Vox News. Marrë më 2024-03-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Ambasadori shqiptar Igli Hasani merr pozicionin e rëndësishëm në OSBE". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "OSCE Representative on Freedom of the Media meets with Ambassador of Albania". www.osce.org (në anglisht). Marrë më 2024-06-07.
  16. ^ "Permanent Mission of the Republic of Albania to the International Organizations Vienna". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Albanian OSCE Chairmanship Priorities 2020". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "A challenging year and a widely accepted success of Albania at the helm of the OSCE". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "OSCE Chairperson-in-Office Edi Rama offers to facilitate dialogue in Belarus". www.osce.org (në anglisht). Marrë më 2024-06-07.
  20. ^ "Igli Hasani – Minister". punetejashtme.gov.al. Marrë më 2023-10-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ EWB (2023-09-05). "Igli Hasani appointed as the new Albanian Minister for Europe and Foreign Affairs". European Western Balkans (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-10-09.
  22. ^ "Who is the diplomat taking over the leadership of the Albanian Ministry of Foreign Affairs?". Euronews Albania. 4 shtator 2023. Marrë më 2023-10-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Rama ndryshoi gati gjysmën e qeverisë/ Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare". 2023-10-09. Marrë më 2023-10-09.
  24. ^ "Who is Igli Hasani, the 'unknown' diplomat who will lead the Foreign Ministry". Vox News. Marrë më 2024-03-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare". www.balkanweb.com. Marrë më 2023-10-09.
  26. ^ EWB (2023-09-05). "Igli Hasani appointed as the new Albanian Minister for Europe and Foreign Affairs". European Western Balkans (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-10-09.