Ilir Rexhepi
Ilir Rexhepi, është Aktor i brezit të ri të aktorëve kosovarë. Ai ka mbaruar studimet për aktor në Akademinë e Arteve pranë Univerisitetit të Prishtinës, në klasën e profesoëve Enver Petrovci dhe Faruk Begolli, të njohur si ndër aktorët më të famshëm në ish - Jugosllavi dhe vende të Ballkanit. Angazhimet teatrale i fillon në Teatrin Dodona në Prishtinë, i cili gjatë gjatë viteve të 90-ta ishte Teatri më i madh në Kosovë. Nga angazhimet e tij më të fuqishme teatrale ishin rolet në komeditë e njohura teatrale "Kur kishe mujt me m'pa..." si dhe "Profesor jam talent se jo mahi". Këto shfaqje teatrale janë shfaqur dhe reprizuar me qindra herë në Teatrin Dodona por edhe në Teatro të ndryshme në Kosovë dhe në shtetet të Ballkanit, si në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe vende të tjera. Këto shfaqje teatrale kishin gëzuan një shikueshmëri jashtëzakonisht të lartë.
Më vonë, ai ka vazhduar një karrierë të suksesshme si aktor në Kinematografi dhe Televizione ndërkombëtare, kryesisht duke luajtur në projekte Filmike dhe Televizive në Gjermani, Zvicër dhe Austri, të cilat janë shfaqur në Kinema, festivale Filmi dhe Televizione të ndryshme si ZDF, ARD, WDR, RTL, ORF, SFR, SAT1 etj., duke arritur një numër të madh shikuesish.
Ilir Rexhepi arriti të bëhet aktori i parë shqiptar që luajti në platformën e njohur filmike Netflix, falë angazhimit të tij në serinë "Skylines" qe filloi te fransmetohet nga 27 Shtatori i vitit 2019. Sukseset e tij në skenën artistike u bënë burim inspirimi për shumë njerëz, veçanërisht për brezin e ri të aktorëve dhe artistëve shqiptar që dëshirojnë të ndjekin karrierën e tyre në fushën e artit ndërkombëtar.
Përveç karrierës si aktor, ai ka shkruar edhe skenarë për filma dhe drama. Në fëmijëri merrej me shkrime letrare, aktrim, moderatorizëm dhe gazetari. Kryesisht shkruante për kulturën, filmin dhe teatrin. Që nga mosha 12-vjeçare, ai ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe mediume më të madha publike në vend, si: Rilindja , Gep, Pionieri, Zëri, Alernativa, Bujku, Bota e re, Televizioni i Prishtinës, Radio Prishtina, Radio Ferizaj etj. Ai është autor i përmbledhjes me poezi "Mirëmëngjesi Republikë", e botuar në vitin 1992. Krijimet e tij poetike u vlerësuan si ndër më të mirat, duke fituar disa çmime vendore për krijimtari letrare të asaj kohe.
Aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani.
Angazhimet në Film dhe Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "HADES" Regjia: Andreas Kopriva, Kinofilm, Austri
- "Sankt Maik" Regjia: Markus Sehr, RTL
- "Der ZÜRICH Krimi" Regjia: Florian Froschmayer, ARD
- "Skylines" Regjia: Maximilian Erlenwein & Soleen Yusef, NETFLIX
- "Solo für Kruske" Regjia: Thomas Werner, Radiodramë WDR
- "EECONIC" Mercedes-Benz AG, Regjia: Stefan Graeser, Imagefilm
- "Mala" Regjia: Faton Bajraktari, Kinofilm
- "Krimi Duell" Regjia: Felix Bärwald, Andreas Einbeck, SAT1
- "Der Polizist, der Mord und das Kind" Regjia: Johannes Fabrick, ZDF
- "Tatort - Tod und Spiele" Regjia: Maris Pfeifferr, ARD/WDR
- "Alarm für Cobra 11 - Die Autobahnpolizei", Regjia: Nico Zavelberg, RTL
- "Notruf Hafenkante" Regjia: Danien Drechsel-Grau, ZDF
- "Back for Good", Regjia: Mia Spengler, Kinofilm
- "Rauchen kann tödlich sein", Regjia: Steffen Grohmann
- "Kreisgespräche" Regjia: Maximilian Auer, Johannes Fischer
- "No Space Movie with George", Regjia: Gizem Acarla
- "Timebreakers - Auf der Suche nach dem geheimnisvollen Heidekristall", Regjia: Niels Marquardt, Kinofilm
- "Der Krankenpfleger" Regjia: Stefan Graeser
- "Die Verwandlung" ( bazuar nga autori Franz Kafka), Regjia: Igor Plischke
- "El Comandante" Regjia: K. Anderson
- "Der Freund" Regjia: A. Schwarz
- "Talent" Regjia: S. Bohlen
- "Mesazhi" Regjia: B. Zogaj
- "Familjet" Serial Televiziv, Regjia: S. Raça
- "E 13-ta" Regjia: B.Ugzmajli
- "Radha" Regjia: F. Haziri
- "Atje ku nuk lind dielli" Regjia: S.Raça
- "Zotëri Dollari" Regjia: V.Osmani
- "Kukumi" Regjia: I.Qosja
- "Kur kishe mujt me m`pa qysh më kishe pa" Regjia: Faruk Begolli
- "Profesor jam talent se jo mahi... 3" Regjia: Faruk Begolli
- "Julius Caesar" Autor: William Shakespeare, Regjia: B.Bacaj
- "Romeo and Juliet" Autor: William Shakespeare, Regjia: F.Lajqi
- "Titus Andronicus" Autor: William Shakespeare, Regjia: F.Mehmeti
- "Mungesa e Ajrit" Regjia: B.Graiqevci, G.Krasniqi