Jump to content

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
National Institute of Public Health of Kosova
MottoPopullatë e shëndoshë në një mjedis dhe shtet të shëndoshë
Established1925 (MCMXXV)
LocationPrishtinë, Kosova
AddressRr. Nënë Tereza, p.n. (Rrethi i Spitalit)
Websitehttp://niph-rks.org/

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është institucioni me i larte shëndetësor, profesional dhe shkencor në fushën e shëndetit publik të Kosovës, i themeluar në vitin 1925. Ky institucion organizon, zhvillon, mbikëqyrë dhe zbaton politikat e shëndetësisë publike në Kosovë. [1] [2] [3]

Më 5 qershor të vitit 1925, me ndihmën e Fondacionit “Rockfeler” nga SHBA filloi punën Shërbimi Higjieniko-Epidemiologjik në qytetin e Pejës. Me këtë datë janë vënë bazat e mjekësisë preventive në Kosovë andaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pas kësaj date, në Kosovë formohen qoftë si stacione sanitare, mikrobiologjike apo higjieno-epidemiologjike, shërbimet në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë. Gjatë viteve 1923/1924, në Prizrenin e lashtë ishte themeluar Shërbimi Bakteriologjik tejet efikas, që ofronte shërbime për tërë territorin e Kosovës së atëhershme (një pjesë të Sanxhakut dhe Malit të Zi) por që ky institucion ishte vetëm shërbim bakteriologjik i cili më vonë zhvillohet në Shërbim Higjieniko–Sanitar për t’u shndërruar sot në Institut Rajonal të Shëndetësisë Publike të Prizrenit. Duhet theksuar se në vitin 1940 në Kosovë kanë qenë 5 spitale me 390 shtretër, 36 ambulanca të ndryshme shëndetësore dhe shërbimi preventiv me 5 stacione sanitaro-epidemiologjike prej të cilave kanë punuar vetëm 3. Në fillim të vitit 1946 në territorin e Kosovës kishte 5 spitale me 333 shtretër mesatarisht 0.4 shtretër për 1000 banorë. Në këto spitale, punonin 9 mjek, 15 farmacistë, 6 teknik mjekësorë, 11 higjienist dhe 27 punëtorë tjerë shëndetësorë me kualifikim të ultë. Mbrojtjen themelore shëndetësore e ofronin 8 stacione shëndetësore në qytete, 3 në fshatra dhe 1 dispanser antituberkular, kurse në mbrojtjen stomatologjike punonin 3 dentistë dhe 1 stomatolog. Prej vitit 1946/1947 ka filluar punën mjeku i parë shqiptar Dr.Durmish Celina që kishte udhëhequr edhe me Shkollën e Ulët për Mami në shtëpinë e Ali Dulës në Prizren ku janë zhvilluar aktivitetet edukative dhe arsimore shëndetësore. Në atë kohë ishte organizuar edhe Shkolla e Ulët Medicinale, ku lëndët profesionale i mbante dr.Daut Mustafa. [1] [2]

  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 682. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.
  2. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 2. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1042. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  3. ^ "National Institute of Public Health of Kosova". www.aspher.org (në anglisht). Marrë më 26 janar 2021.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]