Jump to content

Irhabi007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Irhabi është një fjalë arabe. Kuptimi i saj në shqip është Terroristi. Pas emrit Irhabi007 (d.m.th. Terroristi007) fshihej Younis Tsoulis, lindur në 1983, i biri i Bachir Tsouli, nëndrejtori i zyrës turistike të MarokutLondër.

Irhabi007 u shfaq për herë të parë në faqet e internetit me propagandë fundamentalist islamike në fund të vitit 2003. Ai pretendonte se njihte me saktësi mënyrën se si funksiononte interneti dhe sistemet e sigurisë së internetit. Ai shpeshherë mburrej për aftësitë e tia në hacking, vjedhjen e informacionit (hyrjen në sistemet kompjuterike pa të drejtë) dhe cracking, aftësia për të depërtuar në programet kompjuterike të mbrojtura. Ai deklaronte se ishte në gjendje të mësonte këdo si të operonte në internet dhe të mos zbulohej. Irhabi007 përdorte si gjuhë të parë anglishten dhe shkruante dobët në gjuhën arabe.

Shumë shpejt ai do të tërhiqte vëmendjen e punonjësve të shërbimeve të sigurimit dhe ekspertëve të internetit.

Irhabi007 përdorte disa mënyra për të përhapur propagandën fondamentaliste. Mënyra e parë ishte thyerja e serverave WWW të pambrojtur dhe përdormi i File Transfer Protocol (FTP), një protokoll për transferimin e fileve nëpërmjet internetit për të afishuar file me përmbajtje fondamentaliste. Kjo teknikë bënte të mundur që kushdo të mund të shfrytëzonte me lehtësi filet që Irhabi007 kishte vendosur në serverat e infiltruar. Mes fileve që ai shpërndau në këtë mënyrë ishin video të udhëheqjes së lartë të Al-Qaidas, duke përfshirë Osama bin Laden, Ayman al Zawahiri dhe Abu Musab al Zarqawi.

Irhabi007 përdorte po ashtu edhe shërbimet falas WWW, shumica e të cilëve ishin të vendosur në SHBA, për të krijuar faqe të reja në WWW. Për shkak të gjerësisë së kufizuar të brezit të të dhënave (sasia dhe shpejtësia e transmetimit të të dhënave), e cila ofrohet nga shërbimet falas në WWW, Irhabi007 i përdorte ato për të afishuar vetëm adresat e fileve (materialeve) të vendosur në servera të tjerë, duke përfshirë faqe të ndryshme FTP, të cilat ai kishte mundur ti infiltronte.

Shumica e adresave në internet që ai krijoi ishin variante të emrit të tij si përdorues, si për shembull "erhabi", "007irhabi", and "irhaby007", ai i emërtoi dy nga faqet e tjera me emrat "alqa3edah" (si Al Qaeda) dhe "deadzionists". Vizitorët në këto faqe kishin mundësi që të merrnin informacion mbi manuale video dhe audio për prodhim armësh si dhe materiale propagandistike të Al Qaedas, duke përfshirë video të qytetarëve të SHBA duke u ekzekutuar në Irak

Shërbimet me cilësi të lartë në internet janë të rezervuar për klientët me pagesë. Për këtë arsye, në verën e vitit 2005.

Irhabi007 filloi të vjedhë identitetin dhe informacionin mbi kartat e kreditit të qytetarëve të ndryshëm. Një nga faqet në internet që ai krijoi në këtë mënyrë e quajti "alerhaab". Ai deklaroi se kjo faqe përdorej nga një grup terrorrist, por në regjistrimin e faqes ai përdori identitetin dhe të dhënat e një gruaje britanike me banim në Londër. Sigurisht që ajo nuk kishte asnjë dijeni për këtë faqe. Kjo faqe mund të lidhet me Irhabi007 sepse adresa e e-malit e përdorur gjatë regjistrimit i përkiste një adrese të përdorur nga Irhabi007. Ai përdori po të njëjtin mashtrim edhe shumë herë të tjera. Për shembull "irhaab007" ishte regjistruar në emrin e një anëtari të Rezervës së Ushtrisë së SHBA, me banim në Pennsylvania.

korrik 2004, Irhabi007 filloi të ndiqet nga FBI, mbasi ai arriti të infiltrojë një server FTP të Departamentit të Rrugave dhe Transportit të shtetit Arkansas dhe e përdori atë për të shpërndarë mesazhe të Al Qaedas. Videot që ai shpërndau përfshinin edhe pamjet nga sulmet e grupeve fundamentaliste islame në Arabinë Saudite kundër banesave të punëtorëve të huaj në nëntor 2003.

gusht 2004, Irhabi007 filloi të ndiqet edhe nga policia austriake sepse ai shpërndau një hartë të një garazhi nëntokë në Vjenë. Rreth kësaj kohe, shërbimet e sigurimit në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar arritën të përcaktojnë se Irhabi007 vepronte diku në Angli

Me gjithë aktivitetin e dendur, ishte e pamundur të zbulohej identiteti i vërtetë i Irhabi007. Identiteti i tij u zbulua mbas arrestimit të dy të rinjve në Sarajeva, Bosnja, në 19 tetor 2005.

19 tetor 2005, policia boshnjake arrestoi Mirsad Bektasevic, 19 vjeç, me origjinë nga Bosnia por me banim dhe nënshtetësi suedeze dhe Cesur Abdulkadir, 18 vjeç, me kombësi turke, sepse dyshohej se ata po përgatisnin një aksion terrorist. Gjatë kontrollit të banesës atyre iu gjet një brez bombe vetëvrasjeje, eksplozivë, armë zjarri dhe pajisje të tjera ushtarake. Në një kasetë audio të gjetur në apartament paraqiten dy vetë duke deklaruar se ata do të kryejnë një sakrificë në emër të zotit. Maskat e gjetura në apartament janë të njëjta me ato të përdorura në video.

Bektasevic kishte një telefon celular në të cilin u gjet edhe numri i telefonit i Younis Tsouli. Policia angleze vendosi që ta arrestonte 3 ditë më vonë, me 21 tetor 2005. Në momentin e arrestimit në shtëpinë e tij, Tsouli u kap duke punuar në një faqe me titullin "Ti Vëri një Bombë". Ai kishte në përdorim një kompjuter të fuqishëm dhe 750 GB informacion në harddisk. Për njohuri, një DVD ka rreth 4,7 GB.

Po gjatë këtij aksioni u arrestuan edhe Waseem Mughal, 22, dhe Tariq Al-Daour, 19. Të tre janë të akuzuar sipas Ligjit Kundër TerrorizmitMbretërisë së Bashkuar, për 10 vepra penale, duke përfshirë planifikim vrasjeje, planifikim për përdorimin e lëndëve plasëse etj.

Tsouli është i akuzuar edhe për mbajtjen dhe ruajtjen e manualit për prodhimin e bombave, vendosjes së bombave në automjete dhe brezave të vetëvrasjes.

Informacioni që u gjet në kompjuter i bindi hetuesat se Tsouli është i famshmi Irhabi007.