Isak Beu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Isak-Beg)
Isak Beu
Varri i Isak Beut në Shkup
Varrosur në
Üsküp (sot Shkupi, Maqedonia e Veriut)
Në aleancë mePerandoria Osmane
Vite shërbimiShekulli i 15-të
GradaSanxhakbeu
Betejat/luftrat

Isak Beu ka qenë ushtarak dhe komandant osman, sanxhakbej i Shkupit nga 1415 deri më 1439.[1]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas disa burimeve ai ishte anëtar i familjes boshnjake Hranushiq, i liruar skllav dhe djali i adoptuar i Pasha Yiğit Bey.[2] Kjo kontestohet me mendimin se Pasha Yiğit Bey ishte me të vërtetë babai biologjik i Isak Beut.[3]

Në vitin 1420, Isak Beu organizoi një fushatë të suksesshme në Bosnje për të mbështetur luftën e Sandaljit kundër armiqve të tij.[4] Ai ekzekutoi kundërshtarin e Sandaljit Petar Pavlovic dhe më pas Isak Beu ndau territorin e pushtuar me Sandalj.

Në përpjekje për të lehtësuar presionin osman gjatë rrethimit të Selanikut, Venediku frymëzoi Gjon Kastriotin të rebelohej kundër osmanëve në vitin 1428. Pasi osmanët pushtuan Selanikun në prill 1430, forcat e tyre të udhëhequra nga Isak beu pushtuan pjesën më të madhe të tokës së Gjonit. Ai vendosi garnizonin osman në dy kështjellat e Gjonit dhe shkatërroi pjesën tjetër të tyre. Në dhjetor 1434 gjatë një kryengritje shqiptare ai marshoi në Shqipërinë jug-qendrore por u mund nga Gjergj Arianiti. Burimet bashkëkohore nga senati i Raguzës përmendin se shumë ushtarë osmanë u kapën, ndërsa Isak Beu u arratis me një grup të vogël.[5]

Në vitin 1439, kur po kthehej nga udhëtimi i tij në Mekë, ai u urdhërua nga sulltani që të bashkonte forcat e Şihabeddin Pasha dhe të rrethonte Novobërdën, qytet i rëndësishëm minerar i fortifikuar i Despotatit Serb. Më 6 gusht 1439 forcat osmane nën drejtimin e Isak Beut mundën forcat e despotatit serb në një betejë të zhvilluar pranë Novobërdës.[6] Në nëntor 1443 ai komandoi një nga ushtritë osmane gjatë Betejës së Nishit e cila përfundoi me disfatën osmane.[7]

Sulltani emëroi Himmetizade Nesuh Beun si sundimtar të ri të Bosansko Krajište në periudhën midis 1439 dhe 1454 kur Isa Bej Ishakoviq, djali i Isak Beut dhe sundimtari i Skopsko Krajište mori kontrollin mbi Bosansko Krajište gjithashtu për periudhën 1454-1463. Nipi i tij Gazi Mehmed Bej Isabegoviç i njohur ndryshe si Çelebi ishte sanxhak-beu i sanxhakut boshnjak në periudhën 1484–1485 dhe sanxhak-beu i sanxhakut të Hercegovinës në periudhën 1507-1510 dhe 1513-1515.[8]

Ai ndërtoi Xhaminë e Isak BeutShkup, ku ndodhet edhe varri i tij.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 468. ISBN 9780472082605.
  2. ^ Mandić, Dominik (1978). Bosna i Hercegovina: povjesno-kritička istraživanja (në boshnjakisht). ZIRAL, Zajednica izdanja ranjeni labud. Marrë më 29 maj 2011. Ishak beg, sandžak Skopski 1414-1439, nije bio rođeni sin svoga predšasnika Yigit Paše, skopskoga sandžaka, nego njegov oslobođeni rob i posinak. Na osnovu nekih izjava Isa bega, sina Ishak begova, Ć. Truhelka postavio je tezu da je Ishak beg bio rodom Hranušić
  3. ^ Houtsma, Martijn Theodoor (1993), Encyclopaedia of Islam (në anglisht), vëll. VIII, Netherlands: E.J. Brill and Luzac and Co., fq. 877, 878, 1053, his epithet there Hranušić is unnecessary slavisation ... It is therefore evident that Ishak Beg and Turakhan Beg were sons of Pasha Yigit Beg, i.e. were brothers. [1]
  4. ^ M. Bešić, Zarij (1970), Istorija Crne Gore / 2. Crna gora u doba oblasnih gospodara. (në serbisht), Titograd: Redakcija za istoiju Crne Gore, fq. 123, OCLC 175122851, Већ сљедеће године кренуо је скопски намјесник Исхак у Босну да сатре Сандаљеве противнике, које је подржавао босански краљ.Ништа он није ни могао предузети против Сандаљевог пасторка и вјерног султановог харачара Балше III.
  5. ^ Anamali, Skënder; Korkuti, Muzafer; Islami, Selim; Frano Prendi; Edi Shukriu (2002). Kristaq Prifti, Muzafer Korkuti (red.). Historia e popullit shqiptar. Botimet Toena. fq. 337. ISBN 9789992716229. Marrë më 31 korrik 2012.
  6. ^ Jefferson, John (17 gusht 2012). The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444 (në anglisht). BRILL. fq. 165. ISBN 978-90-04-21904-5.
  7. ^ Babinger, Franz (1992), Mehmed the Conqueror and His Time (në anglisht), Princeton University Press, fq. 25, ISBN 978-0-691-01078-6, The combined host met Ottoman forces first on November 3, 1443, between the castle of Bolvan (near Aleksinac) and the city of Niš. Here Kasim Bey, then governor of Rumelia, Ishak Bey and other standard bearers were defeated.
  8. ^ Truhelka, dr.Ćiro (1911), Tursko-slovjenski spomenici dubrovačke arhive (në boshnjakisht), Sarajevo: Glasnik Zemaljskog Muzeja u BiH, fq. 446, Ovaj sandžak bio je sin glasovitog Isabega Isabegovića, koji je pod imenom Mehmed-Čelebija bio gospodar Pavlovića zemlje (1466.—1468.) Iza očeve smrti izgubismo mu trag a nakon 40 godina tek sretamo ga u Hercegovini kao sandžaka 16. maja 1507. spominje se u dubrovačkim zapisnicama Mehmedbeg Isabegović u savezu sa jednom kaznenom stvari.