Joni Aliraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Joni Aliraj (Jonid Aliraj) është këngëtar dhe Kantautor i njohur Shqipëtar.

Jonid Aliraj
Lindi25.09.1987
Vlora
InstrumentiGuitar

Joni Aliraj Lindi ne Vlorë më 25.09.1987

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hapat e para të muzikes për Joni Aliraj nisën në moshën 16 vjec kur nisi të merrte leksione në kitare. Ky instrument i sherbeu për të ushtruar zërin me akordat dhe notat.

Pak nga pak me kalimin e kohes filloi të mësoje covera këngësh dhe po ashtu nisi të shkruajë dhe të kompozojë vetë këngë në kitare.

Është fan i muzikës pop-soft rock dhe veten e gjen në këtë rrymë.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Maj 2014, Joni Aliraj merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Larg Si Yjet".

Më datë 17 Nëntor 2014, Joni Aliraj publikon videoklipin "Njesoj Si Ty".

Në Maj 2015, Joni Aliraj merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Ne Perralle".

Në Shtator 2015, Joni Aliraj merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Ne Kerkim Te Endrrave".

Më datë 29 Gusht 2017, Joni Aliraj publikon videoklipin "Njerez". Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga vetë Joni Aliraj. Videoklipi u prodhua nga SWART.

Më datë 2 Tetor 2018, Joni Aliraj publikon videoklipin "Dedikim" dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës. Orkestrimi i këngës u punua nga Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.

Më datë 9 Shtator 2020, Joni Aliraj publikon videoklipin "Me Ty". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Joni Aliraj. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Endrit Shani.[1]

  1. ^ "Joni Aliraj :: Biografia". www.teksteshqip.com. Marrë më 2021-11-03.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)